AKTUALITET

Mallkimi i Bashkisë së Tiranës/ Në mëngjes u emërua sekretar i Përgjithshëm, del kontrabandist cigaresh, ndalohet të dalë nga vendi

r.ll Përditësimi i fundit 28 Maj 2025, 21:34
Mallkimi i Bashkisë së Tiranës/ Në mëngjes u
bashkia e tiranes

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka firmosur disa urdhërarreste dhe urdhra ndalimi me kërkesë të SPAK, në kuadër të goditjes së një grupi kriminal që kontrabandonte cigare. Një nga 20 personat për të cilët GJKKO ka caktuar urdhër ndalimi është Eldi Hoxha.

Ky i fundit u emërua paraditen e sotme sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës. Në vendimin e GJKKO thuhet se ndaj Hoxhës, është caktuar masa e sigurimit "Ndalimi i daljes jashtë shtetiť" dhe "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”. 

PJESË NGA VENDIMI I GJKKO:

18. Caktimin e masës së sigurimit "Ndalimi i daljes jashtë shtetiť" dhe "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Proçedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Eldi Hoxha, i biri i Vladimir dhe Elvira, i datëlindjes 05.10.1982, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i martuar, me numër personal 121005149F, me adresë banimi: rruga "Barrikadave", Nd. 32, H.1, kati 8-të, Njësia Administrative Nr. 9, Tiranë: i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore", i parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal. 

18.1. Urdhërohet personi nën hetim Eldi Hoxha të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233, pika 1 të K.Pr. Penale "Ndalimi i daljes jashtë shtetit".

18.2. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Eldi Hoxha.

18.3. Urdhërohet personi nën hetim Eldi Hoxha që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore z. Julian Marko pranë Byros Kombëtare të Hetimit, të hënën e parë dhe të tretë të muajit, ora 12.30.

19. Caktimin e masës së sigurimit "Ndalimi i daljes jashtë shtetit" dhe "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore", të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Proçedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Ylber Karanxha, i biri i Shaban dhe Lazime i datëlindjes 01.12.1974, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i martuar me numër personal H41201044P, me adresë banimi: rruga "5 maji", Njësia Bashkiake Nr. 4, Ap. 75, hyrja 29 Tiranë; i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore", i parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme reagoi përmes një njoftimi zyrtar lidhur me aksionin për goditjen e grupit kriminal që kontrabandonte cigare. Në njoftimin e SPAK, thuhet se në skemën e sofistikuar të kontrabandës, janë të përfshirë shtetas shqiptarë dhe të huaj, punonjës të strukturave doganore dhe biznesmenë. Cigaret bëhet me dije se prodhohenin në Shqipëri dhe më pas kontrabandohenin drejt vendeve fqinje dhe më pas drejt atyre të Bashkimit Europian. Njoftohet se masa e sigurisë ”Arrest me burg” është ekzekutuar për 5 nga 15 shtetasit në hetim, ndërsa masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” është ekzekutuar për 15 nga 20 shtetasit nën hetim. Gjithashtu është caktuar dhe një masë sigurie "arrest në shtëpi".

eldi hoxha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë