AKTUALITET

Malltezi: Rrugët e reja po shemben nga korrupsioni, po shkatërrohet lumi Shkumbin

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2026, 17:04
Malltezi: Rrugët e reja po shemben nga korrupsioni, po shkatërrohet

Jamambër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, ka ngritur akuza të forta për korrupsion në ndërtimin e rrugëve të reja dhe për dëme të rënda mjedisore.

Sipas tij, shembja e segmenteve rrugore si Korçë-Ersekë dhe ndërhyrjet në lumin Shkumbin janë pasojë e projekteve të dobëta, mungesës së kontrollit dhe abuzimit me fondet publike, ndërsa institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK, sipas tij, nuk kanë vepruar.

Jamambër Malltezi: Lidhur me këto ju e përmendët që janë vetëm rrugët e reja që po shemben. Fakti që janë vetëm rrugët e reja që po shemben tregon që aty po vidhet, aty nuk po bëhen siç duhet. Aty ose projektet kanë qenë pa projekte, siç janë bërë për fat të keq disa nga rrugët pa projekte, ose kanë qenë sipërfaqësore, pra të pashoqëruara me analiza të mirëfillta, gjeologjike, tektonike, hidraulikës, hidrodinamike e të gjitha me radhë.

Pra, kanë qenë thjesht sipërfaqësore. Ose zbatimi është bërë thjesht duke ndarë paratë pastaj dhe duke ndarë paratë pastaj nuk ka pasur më njeri mend të monitorojë cilësinë e rrugës. Për këtë neve duhet të na i thotë, duhet të na i thotë prokuroria, duhet të na i thotë SPAK-u. Këto nuk ndihen për fat të keq. Të kemi parasysh që para dy vitesh u shemb e gjithë rruga Korçë-Ersekë, mos gabohem.

Ajo rrugë të cilën e kishte inauguruar Edi Rama ndërkohë s'ishte marrë në kolaudim, u shemb e gjitha.

Nuk kemi fare përgjegjësi sot e kësaj dite. Pra, janë, janë vjedhje të vazhduar, janë vjedhje në vijim, shumë miliona euroshe, të cilat nuk ka përgjegjësi. Kanë autor por nuk kanë përgjegjësi. Pse? Sepse ndajnë paratë. Ndajnë paratë me Edi Ramën, me sa duket ndajnë paratë edhe me prokurorët dhe gjyqtarët. Prandaj nuk ka përgjegjësi fare. Të kemi parasysh që rruga Korçë-Ersekë është çuar nga një inxhinier gjeodet, zoti Nazarko, është depozituar në SPAK prej pesë apo gjashtë vitesh.

Çfarë është bërë? Asgjë. Pse? Po ndahen paratë, ose s’ka dhënë leje i madhi. Kaq e thjeshtë është. Në rastin e rrugës këtu në Dragoshtunjë, kemi qartazi kemi shkatërrimin e Shkumbinit. Për fat të keq kjo qeveri ka shpallur luftë mjedisit dhe natyrës.

Çfarë ka ndodhur? Kanë dhënë leje kriminale, leje plot kuptimin e fjalës kriminale, për të marrë sedimentet, për të marrë zhavorret e lumit Shkumbin dhe për t'i përdorur këto zhavorre si materiale ndërtimi. Pse? Vetëm për të ulur kostot, ato që vjedhin shumë miliona, qindra miliona euro, thjesht ulin kostot në mënyrë që mos të marrin inerte nga mali.

Po, në mes të ditës, direkt me zhavorin. Ja marrin zhavorret lumore. Po të kemi parasysh që ato zhavorre lumore që ne shohim, janë produkt i mijëra e miliona viteve, natyrë. Pra, si formohen gurët dhe rëra? Formohen nga, nga reshjet e mëdha që marrin shkëmbinjtë nga mali. Shkëmbinjtë nga mali duke u rrokulluar në lumenj dhe duke prodhuar gurë më të vegjël. Pra është një proces i cili ka zgjatur mijëra dhe miliona vite, nuk është një proces që mund ta zëvendësosh menjëherë. Pra, ti po heq 10 kamion zhavorr aty, po në fakt ti po heq historinë e 1 milion viteve sedimentologji që ndodhet aty. Është, është e tmerrshme.

Është e tmerrshme masakra mjedisore që kanë bërë. Mirëpo kjo masakër çfarë bën? Lumi është si një qenie. Është një qenie pothuajse e gjallë, por nuk e ka ciklin e jetës, nuk e ka kaq të shkurtër sa njeriu, e ka më të gjatë. Po lumi mbathet me sedimente gjatë jetës së tij. Mund të ndryshojë drejtim gjatë jetës së tij. Por, ndërkohë, sjell edhe sedimente, depozita. Këto depozita, qoftë lymore, qoftë ranore, qoftë zhavorrore, janë depozita mijëra e miliona vjeçarësh, të cilat sigurojnë dhe integritetin e gjithë skarpatës.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve