Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
ITALI - "Për projektin e Shqipërisë mbi emigrantët qeveria do të ecë përpara”. Kështu ka deklaruar Ministria e Brendshme italiane, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të Romës për pezullimin e gjykimit të vleftësimit të 43 emigrantëve të mbajtur që prej të premtes në Shqipëri. “Gjykatat e Apelit shtyjnë vendimin për të fituar kohë”, ka përfunduar Ministria e Brendshme, sipas mediave italiane.
Seksioni për Personat, Familjen, të Miturit dhe Mbrojtjen Ndërkombëtare të Gjykatës së Apelit të Romës ka pezulluar dje vendimin e vleftësimit të 43 emigrantëve të mbajtur që prej të premtes në qendrën e emigrantëve në Shqipëri. Vlerësimi i ndalimeve u bë pasditen e djeshme me vendimin e Gjykatës për kalimin e çështjes më pas në Gjykatën Europiane të Drejtësisë. Grupi i emigrantëve të sjellë në qendrën e Gjaderit në Shqipëri vijnë nga Egjipti dhe Bangladeshi.
Gjykata, në justifikimin e kërkesës, shkroi në vendim se kishte marrë “parasysh konfliktet interpretuese që kanë lindur në sistemin juridik italian, të cilat kanë të bëjnë me dispozitat përkatëse të Direktivës nr. 2013/32/BE si dhe rregullimi i marrëdhënies ndërmjet ligjit të Bashkimit Evropian dhe ligjit kombëtar në lidhje me hierarkinë e burimeve të së drejtës, me ndikim të drejtpërdrejtë në çështjen në gjykatë, konsiderohet i nevojshëm, për të siguruar një zbatim uniform. të së drejtës së Bashkimit, për t'i bërë një referencë paraprake Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian në përputhje me nenin 267 TFBE”.
Prandaj, gjykata pezulloi "aktgjykimin aktual të vlefshmërisë, pa paragjykuar efektet në efektivitetin e paraburgimit që rezultojnë me ligj nga skadimi i afatit".
Emigrantët e ardhur mëngjesin e të martës janë grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Edhe në dy rastet e mëparshme, të tetorit dhe nëntorir të kaluar, gjyqtarët nuk vërtetuan ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
ELBASAN- Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Papër. Mësohet se t...
TIRANË- Gledi Hoxhallari ndodhet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën prej rreth një muaj. 40-vj...
IZRAEL- Irani ka shtuar përpjekjet për rekrutimin e spiunëve në Izrael. Autoritetet izraelite thonë se kanë arrestuar më sh...
TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Mësohet se 41-vjeçari me iniciale I.K ka pë...
Foto ilustruese TIRANË - Policia e Tiranës ka proceduar penalisht organizatorët e Protestës që u mbajt një ditë më ...
TIRANË- Igli Pallosha, Ralf Zoga dhe Eris Krymbi, janë tre të rinjt që u arrestuan nga policia e Tiranës për trafik kanabis...
Zanan Lleshi ANGLI - Një 59-vjeçar i identifikuar si Zenan Lleshi është dënuar me 16 muaj burg në Angli pasi është...
SHËNGJIN- Fotoja e mësipërme tregon momentin kur emigrantët në Shëngjin ngjiten në anijen që do t'i dërgojë ...
SHËNGJIN- Të martën (28.01.2025), ora 7.30 e mëngjesit anija e italiane Cassiopeia ankoroi në portin e Shëngjinit, në Lezh&...
SHËNGJIN- Ka mbërritur në Shëngjin anija e rojës bregdetare italiane që do të marrë mbrapsht 43 refugjatët e...