AKTUALITET

Irani shton përpjekjet për rekrutimin e spiunëve në Izrael

E.D Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2025, 16:43

Irani shton përpjekjet për rekrutimin e spiunëve në Izrael

IZRAEL- Irani ka shtuar përpjekjet për rekrutimin e spiunëve në Izrael. Autoritetet izraelite thonë se kanë arrestuar më shumë se 30 spiunë gjatë vitit të kaluar, ndërsa këtë javë janë ndaluar dy rezervistë të ushtrisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein, një prej të ndaluarve akuzohet se i ka shitur Teheranit të dhëna sekrete mbi sistemin izraelit të mbrojtjes ajrore që njihet si “Kupola e Hekurt”.

Izraelitët janë tronditur nga lajmet se mbi 30 qytetarë izraelitë janë rekrutuar nga Teherani mes luftës që po zhvillon vendi i tyre me Iranin, Hamasin dhe Hezbollahun. Kjo është shifra më e lartë në historinë e Izraelit. Dy të arrestuarit e fundit janë rezervistë të ushtrisë izraelite, me njërin prej tyre që akuzohet se i shiti Teheranit të dhëna sekrete mbi sistemin izraelit të mbrojtjes ajrore.

Irani goditi disa baza ushtarake gjatë dy sulmeve me raketa balistike ndaj Izraelit në prill dhe tetor të vitit 2024. Analistët izraelitë të sigurisë thonë se sulmet iraniane bazoheshin pjesërisht tek informacionet që spiunët izraelitë i kishin dhënë Teheranit. Eyal Pinko është me Universitetin Bar Ilan.

“E dimë se gjatë sulmit të parë iranian, bazat e sulmuara si ato në Golan dhe Raphael në veri, u vunë në shënjestër nga Teherani me ndihmën e individëve që shkonin atje. Pra kishin të dhëna të sakta të objektivit”.

Dy rezervistët e ushtrisë izraelite janë mes 30 të arrestuarve të tjerë që janë dënuar ose akuzohen për spiunazh që nga fillimi i luftës.

Burgut izraelit Rimonim i është dashur të ndërtojë një godinë të re për të ndaluarit për spiunazh, strehë ku të burgosurit mbahen në kushte të vështira, të ngjashme me ato për militantët e Hamasit që akuzohen për vepra terroriste.

Sipas televizionit izraelit, Irani ka rekrutuar spiunë duke ofruar shuma të larta parashë përmes aplikacionit Telegram, nga 20 dollarë për parulla kundër qeverisë nëpër mure e deri në 4 mijë dollarë për rrëmbimin e zyrtarëve izraelitë. Analistët thonë se spiunët e dyshuar janë ndaluar përpara se të ndërmerrnin veprime ekstreme.

“Sapo e kuptoni se diçka nuk është në rregull ose e dyshimtë ose kaloni në ekstrem, iranianët u kanë shtënë në dorë, sepse ke bërë diçka që nuk duhet. Ata i kërcënojnë individët se do t’u tregojnë grave të tyre, familjes apo t’i raportojnë në polici. Tashmë është vonë, kështu rekrutohen”, sqaron Eyal Pinko me Universitetin Bar Ilan.

Pothuajse të gjithë të arrestuarit e dyshuar për spiunazh gjatë vitit të kaluar janë emigrantë rusishtfolës.

Izraeli ka mbi një milion emigrantë rusë, një komunitet ku shumë njerëz kanë vështirësi financiare dhe janë ankuar për mungesë mbështetje nga institucionet izraelite. Disa nga të arrestuarit kanë theksuar motivet ekonomike si nxitës për aktivitetet e tyre.

Zëri i Amerikës bisedoi me ekspertin Chuck Freilich të Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare.

“Disa nga emigrantët rus në Izrael janë në gjendje të vështirë financiare si rezultat i rënies së ekonomisë për shkak të luftës ose shërbimit të zgjatur ushtarak”.

Sipas analistëve izraelitë, fushata e suksesshme iraniane për rekrutimin e spiunëve në Izrael vjen ndërsa rriten pritshmëritë për një sulm izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë muajve të ardhshëm./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë