AKTUALITET

Mbledhja e dhjetë e KKSP-së/ Sejko: BSH është treguar proaktive ndaj ndryshimeve teknologjike në ambientin ndërkombëtar të pagesave

n.f Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2024, 14:54
Mbledhja e dhjetë e KKSP-së/ Sejko: BSH është treguar
Sejko

TIRANË- Ditën e sotme më 5 dhjetor është zhvilluar mbledhja e dhjetë e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP), e cila u drejtua nga Kryetarja e tij, Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë. Përveç anëtarëve të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, në mbledhje morën pjesë përfaqësues nga qeveria shqiptare si dhe institucione të tjera të rëndësishme si Banka Botërore, Këshilli Evropian i Pagesave (EPC), dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare të industrisë së pagesave.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga bankat, institucionet financiare jobanka, përfaqësues të operatorëve të skemave kombëtare të pagesave me kartë, si dhe stafi i Bankës së Shqipërisë. Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili u shpreh se dhjetëvjeçari i fundit ka shënuar një revolucion në fushën e pagesave për tregun shqiptar, duke e transformuar rrënjësisht atë në çdo aspekt. 

Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë e ka udhëhequr këtë transformim, duke u treguar proaktive ndaj ndryshimeve teknologjike në ambientin ndërkombëtar të pagesave dhe duke e drejtuar tregun drejt adoptimit të kontrolluar të këtyre ndryshimeve. Më tej, Guvernatori Sejko u ndal në dy momente kryesore që kanë kurorëzuar punën disavjeçare të Bankës së Shqipërisë, si katalizator i zhvillimeve në fushën e digjitalizimit të pagesave. Ai tha se vendimi i  Këshillit Evropian të Pagesave për të pranuar Shqipërinë në juridiksionin e zonës gjeografike SEPA, shënon një arritje politike në nivel kombëtar, si një hap konkret drejt integrimit të vendit në tregun evropian. 

Ndërsa përmendi se përfitimet konkrete ekonomike prej kësaj vendimmarrjeje do të jenë të shumëfishta, Guvernatori u bëri thirrje institucioneve financiare të nxisin përgatitjet me rigorozitet dhe përkushtim për të respektuar afatet e rregullores përkatëse, në mënyrë që të realizojnë aderimin në skemat SEPA dhe kryerjen e transaksioneve SEPA për klientët brenda vitit të ardhshëm. Ai u shpreh se Banka e Shqipërisë do të drejtojë procesin dhe do të mbështesë institucionet financiare të plotësojnë kriteret teknike të SEPA-s.

Gurvenatori theksoi se një zhvillim tjetër i rëndësishëm në fushën e pagesave ishte operacionalizimi i bankingut të hapur (open banking), i cili i jep klientit më shumë mundësi zgjedhjeje që të kryejë pagesa dhe transferta më të thjeshtuara, më të shpejta dhe me kosto më të ulët. Ai u shpreh se operacionalizimi i bankingut të hapur është hapi i parë dhe thelbësor për funksionimin e financave të hapura (open-finance), i cili do të mundësojë digjitalizimin e kredidhënies, investimeve dhe shërbimeve të tjera financiare për klientët. Përveç përfitimeve personale të konsumatorit, në një plan më të gjerë, kjo risi sjell dobi të shumta në rrugën drejt formalizimit të ekonomisë dhe përfshirjes financiare. 

Në veçanti, Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë inkurajon bankat që të jenë sa më të orientuara drejt projekteve inovative, që synojnë ofrimin dhe rritjen e volumit të shërbimeve bankare në distancë, e veçanërisht atyre me impakt të drejtpërdrejtë në lehtësimin e përfshirjes së parë financiare, ose e thënë më thjesht, hapjes së një llogarie bankare në distancë. 

Në vijim, Guvernatori Sejko nënvizoi se Banka e Shqipërisë do të mbetet gjithmonë promotore e iniciativave pararojë dhe nxitjes së inovacionit që kërkon koha për rritjen e mirëqenies së shoqërisë shqiptare. Ai nënvizoi se në këtë proces, Banka e Shqipërisë ka bashkëpunuar dhe do të vijojë të bashkëpunojë në mënyrë të vazhdueshme me institucione të tjera shtetërore si Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria për Evropën dhe Punët  e Jashtme, Agjencinë e Inteligjencës Financiare, me autoritetet vendase, si Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe AKSK, si dhe me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe ekspertë të bankave. 

Gjatë mbledhjes së 10 të KKSP-së u diskutuan projektet prioritare në fushën e pagesave si: bankingu i hapur, anëtarësimi në SEPA dhe pagesat e shpejta (Instant Payment). Në lidhje me bankingun e hapur, përtej zhvillimeve dhe përvojave në nivel vendi, u prezantuan dhe eksperienca të suksesshme të aplikimit të këtij koncepti në tregun evropian.

Nga ana tjetër, sa i përket anëtarësimit në SEPA, përtej përfitimeve dhe perspektivës që krijon ky anëtarësim, zj. Silvia Di Lillo, përfaqësuese e EPC, prezantoi edhe hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmarrin institucionet shqiptare deri në anëtarësimin e tyre në SEPA. Së fundi, gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua dhe projekti i pagesave të shpejta i iniciuar nga Banka e Shqipërisë, duke u fokusuar kryesisht në hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren për operacionalizimin e klonit TIPS të ofruar nga Banka e Italisë dhe angazhimin e nevojshëm të aktorëve të tregut në këtë drejtim. 
 

sejko mbledhja e dhjetë e komitetit kombëtar të sistemit të pagesave

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë