Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

BOSNJE-HERCEGOVINA- Qasja në ndërtesën e Agjencisë Shtetërore për Hetime (SIPA) të Bosnje e Hercegovinës në Banjallukë u bllokua më 7 mars, ndërsa punonjësit u larguan nga ambientet në orët e mëngjesit. SIPA është agjencia shtetërore për hetime dhe mbrojtje, e cila funksionon si organizatë administrative e Ministrisë së Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës. Banjalluka është qendra administrative e Republikës Sërpska.
Byroja e Radios Evropa e Lirë (REL) në Sarajevë nuk ka marrë informacion zyrtar nga SIPA në lidhje me zhvillimet në ambientet e saj në Banjallukë, si dhe nuk ka marrë përgjigje për pretendimet jozyrtare se Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës Sërpska (MPB RS) do të marrë nën kontroll ndërtesën të premten. Informacionet për ndërprerjen e punës së SIPA-s në Banjallukë vijnë pas hyrjes në fuqi të ligjeve antikushtetuese të Republikës Sërpska për ndalimin e funksionimit të SIPA-s, Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës në këtë entitet.
Zëdhënësja e MPB-së së RS-së, Mirna Milanoviç, tha për REL-in se "nuk ka informacion" lidhur me ndonjë urdhër të kësaj ministrie ndaj SIPA-s. REL-i mëson jozyrtarisht se MPB-ja e RS-së ka kërkuar që punonjësit të largohen nga objekti dhe që puna të ndërpritet. Sipas raportimit të gazetarit të REL-it nga terreni, në ndërtesën e SIPA-s në Banjallukë nuk shihet asnjë aktivitet, nuk ka njerëz që hyjnë apo dalin, ndërsa portat e ambienteve të Agjencisë janë të mbyllura.
Gjithashtu, parkingu është pothuajse bosh, përveç disa automjeteve të parkuara të SIPA-s. Rojet e objektit janë të vetmit të pranishëm për momentin dhe ata nuk kanë dashur të japin ndonjë informacion. Sipas burimeve të sigurta të REL-it, punonjësit e SIPA-s në Banjallukë janë njoftuar se orari i tyre i punës është shkurtuar.
"Thjesht na thanë të dalim jashtë. Na u tha se është vetëm për sot për arsye sigurie", tha një nga punonjësit e SIPA-s në Banjallukë, i cili dëshiroi të mbetet anonim.
Zyra e SIPA-s në Banjallukë nuk është selia qendrore e Agjencisë. Ndërtesa kryesore e SIPA-s ndodhet në Sarajevën Lindore dhe deri më tani nuk ka informacione për ndonjë ndryshim në funksionimin e saj. Një ditë më parë, MPB-ja e RS-së u bëri thirrje punonjësve të SIPA-s që të paraqisnin kërkesë për t'u transferuar në MPB-në e RS-së.
Aktualisht, nuk ka informacione zyrtare se sa punonjës të SIPA-s i janë përgjigjur thirrjes së MPB-së së RS-së. MPB-ja e RS-it, përveç ligjit antikushtetues, i referohet edhe një Rregulloreje për procedurën e marrjes së punonjësve nga Republika Sërpska që janë të punësuar në SIPA, e miratuar nga Qeveria e RS-së.
Në thirrjen publike thuhet se "punonjësit e SIPA-s nga Republika Sërpska ftohen të paraqesin kërkesën për transferimin e tyre në stacionin më të afërt policor të MPB-së së RS-së".
"Ata do të pranohen menjëherë dhe do të bëhen pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska me vendosjen e marrëdhënies së punës", thuhet në thirrjen publike të MPB-së së RS-së.
Shfuqizimi i njëanshëm i kompetencave shtetërore të Bosnje dhe Hercegovinës në një pjesë të territorit të saj nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnje dhe Hercegovinës./ REL
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e Jusel Micit dhe Mendim Domit. Këta të fundit po hetohen si anë...
Mario Përlleshaj, Martin Cani TIRANË - Gjykata e Posaçme ka caktuar datën e seancës paraprake për autorin e vrasjes së...
Andi Çakalli ELBASAN - Një fëmijë 7-vjeçar është raportuar i zhdukur këtë të premte në qytetin e...
Rayyan Alwan, Fadi Alwan TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares nga Palest...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis &ndash...
Foto ilustruese DURRËS - Dy persona janë arrestuar nga policia në Durrës pasi akuzohen për kanosje dhe grabitje me dhunë.&nbs...
LONDRA- Disa zyrtarë të Departamentit të Policisë Kriminale shqiptare ndodhen prej ditësh në Londër. Sipas Top Channel...
ELBASAN- Dhimitër Peqini dhe Artan Lila janë arrestuar në Elbasan si të dyshuar për veprat penale të “Fals...
Pjerin Ndreu LEZHË - Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes së kryetarit të ...
KRUJA- Autori i dyshuar i vënies së tritolin në biznesin në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur dy ditë më par&eu...