AKTUALITET

Mbyllja e TikTok/ BIRN: Një javë pas vendimit të qeverisë, ndalimi kontrovers i platformës ende nuk po funksionon plotësisht

b.z Përditësimi i fundit 23 Mars 2025, 07:41
Mbyllja e TikTok/ BIRN: Një javë pas vendimit të qeverisë,
Foto ilustruese

TIRANË - Ofruesit e internetit në Shqipëri u urdhëruan të bllokojnë TikTok-un më 13 mars, pas një vendimi të qeverisë për të vendosur një ndalim njëvjeçar – por aplikacioni në versionin për celular vazhdonte të funksiononte për disa përdorues edhe të premten.

Megjithatë, TikTok nuk ka qenë i aksesueshëm në versionin e tij në ueb që prej vendosjes së ndalimit, duke shkaktuar kritika nga organizatat për lirinë e medias.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike deklaroi se më 13 mars, i kishte kërkuar ofruesve të internetit marrjen e masave të nevojshme për të bllokuar aksesin në aplikacionin TikTok dhe infrastrukturën e tij dixhitale në territorin shqiptar.

Sipas autoritetit, ndalimi do të zbatohet teknikisht përmes bllokimit të IP-ve (protokollit të internetit) të TikTok në Shqipëri, bllokimit të DNS-ve (sistemit të emrave të domain-eve) të TikTok në Shqipëri, bllokimit të SNI-ve (indeksimeve të emrave të serverëve) të TikTok në Shqipëri dhe bllokimit të IP-ve të kompanisë që zotëron platformën, ByteDance, në Shqipëri.

Ofruesit e shërbimeve të internetit u urdhëruan të dërgonin një konfirmim me shkrim pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike se kishin mbyllur aksesin në IP-të dhe domain-et përkatëse deri më 13 mars.

Orkidea Xhaferraj, eksperte pranë Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim, i tha BIRN-it se “ka shumë pak informacion publik mbi masat teknike që po ndërmerren lidhur me ndërprerjen e aksesit në platformën TikTok”.

“Në përgjigje të kërkesës sonë për informacion, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike sqaroi se po përdoren metoda filtrimi të DNS-ve, IP-ve dhe SNI-ve – informacion i cili është bërë publik edhe nga mediat online”, tha Xhaferraj.

“Filtrimi i SNI-ve në shkallë kombëtare kërkon më shumë kohë për t’u zbatuar teknikisht dhe mund të kërkojë përdorimin e zgjidhjeve të caktuara harduerike dhe softuerike”, shtoi ajo.

Xhaferraj theksoi se është e rëndësishme që ky proces të jetë transparent, “duke qenë se vendimi për të bllokuar aksesin në TikTok në Shqipëri prek të drejtat dixhitale të qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion”.

Kryeministri Edi Rama e propozoi për herë të parë ndalimin në dhjetor, një muaj pas vrasjes me thikë të një 14-vjeçari, pas një serie konfliktesh në rrjetet sociale.

Sipas Politico, pas vrasjes disa video në TikTok tregonin të rinj që shprehnin mbështetje për autorin e krimit. Megjithatë, TikTok i tha BIRN-it se nuk kishte prova që autori ose viktima kishin llogari në TikTok. Platforma tha se raportet sugjerojnë që videot për ngjarjen ishin postuar në një tjetër rrjet social dhe jo në TikTok.

Kryeministri socialist, në pushtet që nga viti 2013, këmbënguli se vendimi nuk ishte “i nxituar”, por bazohej në një anketim me rreth 65 mijë prindër, 90 për qind e të cilëve kishin kërkuar mbylljen e TikTok-ut.

Vendimi për të vendosur ndalimin është parë nga disa si një lëvizje populiste në prag të zgjedhjeve të majit në Shqipëri. Ai është kritikuar nga partitë opozitare, të cilat organizuan një protestë kundër ndalimit më 15 mars në Tiranë.

Daniel Prroni, studiues në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i tha BIRN-it se “mbyllja e TikTok nuk i zgjidh shqetësimet për rrjetet sociale, por mund t’i thellojë ato”.

“Zgjidhja më e qëndrueshme është përafrimi me Aktin për Shërbimet Dixhitale të BE-së, i cili forcon të drejtat e përdoruesve dhe vendos rregulla të qarta për moderimin e përmbajtjes. Institucionet duhet të përqendrojnë përpjekjet në këtë drejtim,” tha Prroni.

Dy organizata evropiane për lirinë e medias, Safe Journalists Network dhe Media Freedom Rapid Response, shprehën “shqetësim serioz” për vendimin e qeverisë shqiptare.

“Ne theksojmë se ndalimi total i një platforme përbën një kufizim ekstrem të të drejtës për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion. Ndalimi i plotë i një platforme cënon proporcionalitetin, duke ndikuar te shprehja legjitime e të gjithë përdoruesve dhe duke kufizuar debatin publik dhe aksesin në burime të ndryshme informacioni,” thuhet në deklaratën e tyre.

“Zgjidhjet alternative të synuara, si moderimi i fortë i përmbajtjes, verifikimi i moshës dhe programet e avancuara të edukimit të përdoruesve, duhet të ishin eksploruar plotësisht para vendosjes së një ndalimi total. Natyrshëm, masa e përgjithshme krijon një precedent të rrezikshëm për ndërhyrje të tepruara të shtetit në të drejtat dixhitale,” shtuan ata.

Platforma kineze për ndarjen e videove është jashtëzakonisht e popullore në Shqipëri, me 1.53 milionë përdorues mbi moshën 18 vjeç që nga fillimi i vitit 2024, sipas të dhënave të kompanisë mëmë ByteDance. Shqipëria ka një popullsi prej 2.4 milionë banorësh./BIRN

mbyllja e tiktok vendim i qeverise

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë