AKTUALITET

Me 2 javë vonesë/ AKU: Kemi bllokuar një produkt të rrezikshëm nga Italia

I.A Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2024, 19:09

Me 2 javë vonesë/ AKU: Kemi bllokuar një produkt të

TIRANË- Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka njoftuar qytetarët për një produkt të rrezikshëm që është importuar nga Italia, dy javë pasi e kanë marrë informacion. Në njoftimin e AKU-së bëhet me dije se produkti i rrezikshëm është "Crema di Rizo Conad Bio” g200 (krem orizi biologjik për fëmijë). Pas njoftimit në lidhje me rrezikshmërinë e këtij produkti janë bllokuar nga AKU 40 pako (8kg) nga kremi i orizit.

Ndërkohë që në njoftimpo ashtu bëhet me dije se nga Italia janë importuar gjithsej 80 pako (16 kg) produkt, ndërsa janë bllokuar vetëm gjyma e këtij produkti. Po ashtu theksohet se sasia prej 8 kg e produktit qëndron e bllokuar prej dates 5.12.2024 në mjediset e Operatorit të Biznesit Ushqimor. 

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për të tërhequr vëmendje. Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt për konsumatorin, duke evituar rrezikun e panikut dhe atë të disinformimit të qytetarëve.

Në kuadër të transparencës institucionale dhe komunikimin me publikun informojmë se referuar informacionit të ardhur nga sistemi RASFF më datë 10.12.2024, me temë: “Arsenik inorganik mbi limitin e lejuar në ushqim për fëmijë”, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, sqarojme se: Në muajt Korrik, Gusht dhe Shtator 2024 janë importuar në total 80 pako, ose 16 kg produkt "Crema di Rizo Conad Bio” g200 (krem orizi biologjik për fëmijë).

Nga vetë Operatori i Biznesit Ushqimor (OBU), i njoftuar nga kompania mëmë, jemi njoftuar në datën 05.12.2024, pra 5 (pesë) ditë përpara njoftimit zyrtar nga sistemi RASFF për tërheqjen e produktit gjendje nga tregu shqiptar dhe afishimin e njoftimit për konsumatorin, të cilët kishin blerë produktin me qëllim kthimin e tij.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me marrjen e njoftimit pasditen e datës 5.12.2024, ka kryer menjëherë kontrollin në subjekt në datën 6.12.2024 duke bllokuar sasinë prej 40 pako (8kg), të tërhequr nga vetë subjekti pasditen e një dite më parë. Gjithashtu, nëpërmjet gjurmueshmerisë u identifikua që produkti ishte shpërndarë vetëm brenda rrjetit të njësive të shitjes së subjektit, i cili njëkohësisht ka kryer edhe njoftimin për konsumatorin për kthimin mbrapsht të produktit.

Po në këtë datë: 6.12.2024 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë njoftimin për konsumatorin në linkun https://aku.gov.al/2024/12/06/njoftim-per-konsumatorin-3/, duke tërhequr vëmendjen blerësve të këtij produkti për mos konsumimin dhe kthimin mbrapsht, në faqen zyrtare të Institucionit me numrin e loteve dhe datat e skadencës përkatëse.

Duke qenë se Njoftimi zyrtar nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë – RASFF është bërë 5 (pesë) ditë pas njoftimit nga vetë Operatori i Biznesit Ushqimor, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kontrolluar edhe njëherë pas njoftimit zyrtar të RASFF subjektin dhe ka ri-njoftuar konsumatorin në faqen zyrtare të Institucionit, në linkun https://aku.gov.al/rasff/#. Në njoftim e datës 17.12.2024  është dhënë informacion për pamjen e produktit dhe numrin e Lotit, si dhe duke i bërë thirrje konsumatorëve të cilët e kishin blerë produktin dhe e kishin ende gjendje ta kthenin pranë pikave të shitjes së produktit.

Sasia prej 8 kg e produktit qëndron e bllokuar prej dates 5.12.2024 në mjediset e Operatorit të Biznesit Ushqimor, i cili ka detyrim përmbushjen e dispozitave ligjore për asgjësimin, brenda një afati maksimal kohor prej 30 ditësh. Autoriteti Kombetar i Ushqimit ndjek nga afër cdo situatë për garantimin e publikut të gjerë, me synim mos cënimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit në vend. Siguria ushqimore është një përgjegjësi e përbashkët dhe cështje e të gjithëve, ndaj i bëjmë thirrje qytetarëve që të ndërveprojnë dhe të kenë besim tek institucionet përgjegjëse.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë