
Futja në sallën e Opracionit me shumë urgjencë, të një gruaja që duhet të lindte foshnjën e saj, është bërë shkak për konfliktim fizik, mes një mjeku dhe kryeinfermiere në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Përplasja mes dy punonjësve të shëndetësisë shqiptare është rregjistruar në fillim të muajit Janar 2026, ku prezente në këtë sher mes mjekut dhe kryeinfermieres, ishte dhe pacientja që po priste për të lindur.
Pas ngjarje që habiti thuajse të gjithë stafin e mjekëve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, policia e Tiranës arrestoi mjekun, Julian Habibaj.
Ndërsa prokurori i çështjes, Petrit Vukaj, kërkoi caktimin ndaj tij masën e “arrestit në burg” duke e akuzuar për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”. Por ishte gjykata e Tiranës, që nuk pranoi kërkesën e prokurorit, duke vendosur masën e “Detyrimit për paraqitje” për mjekun gjinekolog, Julian Habibaj.
Kjo ngjarje u denoncua nga kryeinfermierja e sallës së operacionit Obsetrik, R.A, e cila ka treguar se është goditur dhe kapur me të dyja duart në fyt nga mjeku Habibaj.
Rreth orës 14:00, kam qënë në sallën operacionit. Ka ardhur doktor Julian Habibaj, dhe më ka thënë që: “…ka një operacion…”. Pas këtyre fjalëve kryeinfermierja R.A, deklaron se ka shkuar te pacientja, ka parë kartelën dhe detyra e saj është të kontrolloj kartelën mjekësore me konsultë dhe me firmë.
“…aty kam parë që pacientja, e cila ishte shtruar në Spital që prej mëngjesit, nuk kishte një konsultë mjeksore të ditës së sotme, e cila është kryesorja për operacionin…”-ka deklaruar kryeinfermierja.
Më tej kjo e fundit ka marë kartelën dhe ka shkuar tek doktori, të cilit i ka thënë se: ”…kartela e pacientës është pa konstultën e ditës së sotme dhe pa firmë…”. Pasi sipas saj në kartelë kishte vetëm një konsultë të datës 31 dhjetor 2025.
“…unë i kam thënë doktorit që të plotësoje kartelën, të firmosi dhe të fillojmë operacionin me pacienten. Mirëpo, mjeku Julian Habibaj ma ka marrë kartelën e ka flakur nga nervat përtokë. Unë i kam thënë: “…doktor mere me qetësi…”. Por ai mu afrua dhe mi ka vendosur duart rreth qafës në fyt, duke më shtrënguar fort duke më lëshuar…”-ka treguar kryeinfermierja.
“…në atë moment nuk ka ndërhyrë askush. Doktori më ka hedhur telefonin përtokë, ndërsa unë i thashë: “…ma jep telefonin të bëj video se kështu e do ti…”. Më tej, pasi ka flakur telefonin, Habibaj më është afruar përsëri, duke më frikësuar.Gjatë komunikimit i ka thënë që do të mbys dhe ja ka komunikuar me tone të larta të ashpra dhe duke e kërcënuar për jetën. Aty ka ndërhyrë një nga koleget e quajtur Dh.B, e cila i ka folur dhe i ka thënë që çfarë po bën. Në këtë kohë nga dhoma e zhveshjes kemi dalë në koridor…”-ka treguar kryeinfermierja R.A.
Lidhur me këtë rast janë marë në pyetje dhe 5 mjekëve të tjerë, mes të cilëve edhe protagonistit të këtij konflikti, Julian Habibaj. Ky i fundit ka dhënë shpjegime si person ndaj të cilit zhvillohen hetime për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”.
Habibaj, ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt fizik me kryeinfermieren. Ai ka treguar se arsyeja e konfliktit ka qënë pengesa që ka bërë kryeinfermierja për të futur në sallë një paciente e cila kishte 24 orë e shtruar.
“…pacientja kishte dy lindje me operacion dhe qëndronte mbi 24 orë me membranat e plasura. Me një gjëndje të bebit të pasigurt në këto kushte si edhe me dhimbje dhe kontraksionte uterine që mund të rrezikojnë çarjen e mitres. Arsyeja e debatit, ishte kryerja pa vonesë e operacionit për të mos rrezikuar jetën e nënës dhe fëmijës.Madje për këtë ishte marrë miratimi i shefit të Obsetrikës si dhe anestezistit përgjegjës për të kryer operacionin për pacienten në fjalë…”-ka dëshmuar mjeku Juljan Habibaj.
I pyetur nëse e ka kundërshtuar kryeinfermieren kur i ka kërkuar që të plotësonte dokumentacionin e nevojshëm para se të fusnin pacienten në sallë të operimit, mjeku ka deklaruar se nuk e ka kundërshtuar sepse e kishte plotësuar pjesën e tij të dokumentacionit.
“…nuk e kam shtyrë dhe as sulmuar këtë shtetase…”-ka pohuar mjeku./Elton Qyno
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Mars18:08
Ulje taksash dhe tavan çmimesh/ Qeveritë e rajonit masa për të ulur çmimin e naftës, qeveria shqiptare bën sehir dhe propagandë
Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme ka tronditur tregjet globale të naftës, duke ngritur shqetësime mbi inflacionin dhe presionin ekono...
AKTUALITET
12 Mars17:53
“Kritikojnë të rinjtë”, gjyshja futet në parakalim të gabuar, rrezikon aksident
Një qytetar ka ngritur një shqetësim lidhur me sigurinë në rrugë, duke treguar një episod të rrezikshëm që ka ...
AKTUALITET
12 Mars17:34
Detaje të reja nga konflikti në Sarandë/ Sherri nisi për depozitën e ujit, 62-vjeçari tentoi të largohej nga vendngjarja
Një konflikt i cili për pak përfundoi në përdorimin e armëve, ka ndodhur disa orë më parë në qytetin e S...
AKTUALITET
12 Mars17:07
Parandalohet krimi i rëndë/ Sherri për tarracën, 62-vjeçari u futet në banesë fqinjëve dhe i kërcënon me armë
Një ngjarje e mundshme kriminale mes fqinjësh u parandalua falë ndërhyrjes së Policisë në Sarandë. Pas një njoftimi...
AKTUALITET
12 Mars16:56
Sot iu dha lamtumira e fundit/ Detaje: Arkivoli i Xhuana Nikollajt nuk u hap, 25-vjeçarja me nofull të thyer dhe dëmtime të shumta në fytyrë
Mes dhimbjes së thellë dhe lotëve, sot në Shëngjin iu dha lamtumira e fundit 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila humbi jetë...
AKTUALITET
12 Mars16:36
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën: Situata mund të përkeqësohet
Megjithëse në distancë mbi 1 mijë e 700 kilometra, tensionet në Lindjen e Mesme po i përcjellin dita-ditës efektet në Sh...
AKTUALITET
12 Mars16:24
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë! Në pranga dy vajza dhe një djalë
Një 28-vjeçar dyshohet se është marrë me forcë dhe është rrahur nga tre të rinj në Tiranë. Sipas s...
AKTUALITET
12 Mars16:16
EMRI/ Mashtroi në formularin e dekriminalizimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak Lushnje
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjes, Armelin Meta.&nbs...
AKTUALITET
12 Mars16:12
Qytetari shqiptar në Kuvajt denoncon skandalin: Ambasada shqiptare është mbyllur pa paralajmërim, ambasadori ia ka mbathur!
Një qytetar shqiptar që jeton dhe punon në Kuvajt, shtet i pavarur që shtrihet në ekstremin verior të Gjirit Persik, në...