AKTUALITET

"Me një pagë shtetërore ndërtoi një portofol të lakmueshëm pronash!" Gazetari: Mrekullia Dumani, si të blesh pasuri pa miliona

M.B. Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2025, 10:10

"Me një pagë shtetërore ndërtoi një portofol

TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se kreu i SPAK Altin Dumani është dëshmia e gjallë se në Shqipëri ka ende mrekulli ekonomike. Vezaj shkruan se Dumani me një pagë shtetërore dhe pa ndonjë biznes të deklaruar, arriti të ndërtojë një portofol të lakmueshëm pronash. Ai shton se Dumani pati fatin të jetojë falas për dy vite në një apartament që ende nuk e kishte blerë.

"E kur erdhi koha për ta blerë, çmimi ishte aq i favorshëm, saqë mund të mendosh se tregu i pasurive të paluajtshme funksionon ndryshe për disa persona të veçantë. Të tjerë paguajnë miliona për një apartament të vogël në Tiranë, ndërsa Dumani siguron prona me çmime që të bëjnë të dyshosh nëse kemi të bëjmë me një prokuror apo një magjistar të pasurive të paluajtshme", shkruan Vezaj.

Gazetari shton se emisioni “PLUG” zbuloi se Dumani ka blerë një apartament dhe një dyqan nga shtetasi A.Pango, një mashtrues i dënuar me 6 vjet burg për shitjen e apartamenteve nga tre apo katër herë. 

"Të gjitha këto dyshime, të renditura më lart, janë natyrisht thjesht konkluzione të arritura në fazën e hetimeve paraprake, bazuar në atë magjiken “dyshimin e arsyeshëm”, një formulë që SPAK-u duket se e ka kthyer në refrenin e preferuar kohët e fundit. Sepse, siç e dimë tashmë, për disa individë mjafton një hije dyshimi për të nisur hetime të bujshme, ndërsa për të tjerë, edhe faktet më të habitshme mbeten thjesht… “rastësi të lumtura”", mbyll shkrimin e tij Vezaj.

POSTIMI:

Mrekullia Dumani: Si të Blesh Pasuri pa Miliona (Nëse e Di Sekretin)!

Altin Dumani është dëshmia e gjallë se në Shqipëri ka ende mrekulli ekonomike. Me një pagë shtetërore dhe pa ndonjë biznes të deklaruar, ai arriti të ndërtojë një portofol të lakmueshëm pronash. Apartamente, dyqane dhe një vilë luksoze, të gjitha të grumbulluara me një aftësi të rrallë për të gjetur marrëveshjet më të mira në treg. Për qytetarët e zakonshëm, mbetet pyetja: pse të lodhesh me kredi dhe punë të rëndë, kur mund të gjesh një vjehërr bujar apo një kontratë që vetë banka do ta kishte zili?

Madje, Dumani pati fatin të jetojë falas për dy vite në një apartament që ende nuk e kishte blerë. Një privilegj i vogël për një njeri me aftësi të mëdha. E kur erdhi koha për ta blerë, çmimi ishte aq i favorshëm, saqë mund të mendosh se tregu i pasurive të paluajtshme funksionon ndryshe për disa persona të veçantë. Të tjerë paguajnë miliona për një apartament të vogël në Tiranë, ndërsa Dumani siguron prona me çmime që të bëjnë të dyshosh nëse kemi të bëjmë me një prokuror apo një magjistar të pasurive të paluajtshme.

E sigurisht, kur gjen çmime kaq fantastike, pse të mos bësh një investim të mençur? Një analizë e kolegëve të emisionit “PLUG në Syri.net” zbuloi disa detaje interesante: Dumani ka blerë një apartament dhe një dyqan nga shtetasi A.Pango, një mashtrues i dënuar me 6 vjet burg për shitjen e apartamenteve nga tre apo katër herë. Po të ishte dikush tjetër, anëtaret e Vetingut dhe ndërkombëtari i OMN-së, do ta pyesnin, se si u fut në një marrëveshje me një njeri që bënte “tregti” me mashtrime të rënda. Por jo, Dumani thjesht ka një intuitë të jashtëzakonshme për të gjetur “rastet e arta”. Me sa duket, edhe në botën e mashtruesve të dënuar, ai arrin të dalë fitimtar.

Por ironia më e madhe është vetingu. Ky proces i famshëm, që supozohej të pastronte drejtësinë nga të korruptuarit, nuk pati sy për të parë këto “vogëlsira”. Nuk pati pyetje të sikletshme, nuk pati llogari të thella, vetëm një vulë e shpejtë: “I pastër!”. Po të ishte ndonjë tjetër, do të rrëmohej çdo qindarkë e kursyer, por për Dumanin, u mjaftuan me arsyetimin e thjeshtë: “Ky thjesht di të kursejë më mirë se të tjerët.”

Dhe kështu, njeriu që kaloi vetingun pa shumë mundim, tani ka barrën fisnike për të hetuar të tjerët. Ai, që i shpëtoi çdo pyetjeje të pakëndshme, tani do t’i bëjë pyetje të tjerëve. Ai, që siguroi prona në mënyra të çuditshme, tani do të zbulojë skemat e korrupsionit. A nuk është kjo një histori frymëzuese për drejtësinë shqiptare?

Në fund të ditës, leksioni është i qartë: sistemi ynë nuk është për të gjithë. Disa duhet të kalojnë në sitë të imët, ndërsa të tjerë thjesht rrëshqasin si me vaj. Për qytetarët e zakonshëm, zgjedhja është e qartë: ose bëhuni i ndershëm si Dumani por edhe me fat e nuhatës i mirë i tregut imobilar e ndërtuesve “të ndershëm” ose përgatituni për një hetim të mirëfilltë nga të gjitha krahët!

P.S. Të gjitha këto dyshime, të renditura më lart, janë natyrisht thjesht konkluzione të arritura në fazën e hetimeve paraprake, bazuar në atë magjiken “dyshimin e arsyeshëm”, një formulë që SPAK-u duket se e ka kthyer në refrenin e preferuar kohët e fundit. Sepse, siç e dimë tashmë, për disa individë mjafton një hije dyshimi për të nisur hetime të bujshme, ndërsa për të tjerë, edhe faktet më të habitshme mbeten thjesht… “rastësi të lumtura”.

altin dumani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë