
TIRANË- Ëngjëll Cani, Babai i Martin Canit, ka rrëfyer momentet e para kur mori vesh se djali i tij ndodhej në spital me disa plagë në trup dhe më pas mësoi se është ndarë nga jeta. Cani gjatë një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV shprehet se është i tronditur nga ngjarja dhe se ende nuk e beson që diçka e tillë mund t’i ndodhte të birit në derën e shkollës.
“Mësuesja më tha Martini është te ‘Trauma’. Vajta aty, më thanë është në sallë të operacionit. Më thirrën pas gjysmë ore me shpresë se do të kishte vetëm një plagë thike, kurse moshatari i vet gjashtë thika. Por, pas gjysëm ore më thanë Martini nuk mbijetoi sepse kishte një thikë në zemër. Bota më ra përmbi kokë! Pak më pare kisha mësuesen e Martinit dhe po më tregonte se ishte model, shembullor, një njeri që e donte e gjithë shkolla, e gjithë lagjia këtu. Pyet çdo njeri që e njeh Martinin, ishte lider i vërtetë, humorist i vërtetë, nuk kam fjalë ta përshkruaj”, tha Cani.
I pyetur për autorin e krimit, Cani tha se nuk e njeh atë dhe se familjarët e tij nuk e kanë ngushëlluar dhe as kanë kërkuar falje.
“Unë as nuk e njoh, as i kam mësuar emrin as nuk e di kush është, ku është dhe cili është, nuk kam asnjë lloj ideje. Të jem i sinqertë nuk kanë ardhur, asnjë lloj ngushëllimi, asnjëlloj falje, asnjë informacion nuk kam. Ndoshta nuk kanë kurajo, mund të ndihen fajtorë. Nuk besoj se ka njeri që do që djali i tyre të bëhet kriminel Çdo prind nuk e do djalin ta ketë kriminel. Ata kanë qenë moshatarë, fajësoj dorën që e vrau. Kë të fajësos? Ajo dorë i mori jetën djalit tim, ëndrrat. Nuk dua ta kthej politike, unë i përkas thjeshtësisë dhe paqes, erdha të ndërtoj shtëpi dhe familje, erdha me mall për atdheun, të jetoj këtu. Më lindën dy cuna, dy yje, njërin ma mori Zoti, më mori zemrën”, tha Cani.
Gjithashtu babai i 14 vjeçarit të ndjerë u ndal edhe te siguria në shkolla dhe protesta e zhvilluar ditën e sotme për të birin. Po ashtu ai thotë se Martini ishte një fëmijë që bënte shaka, madje edhe mbledhje kur kanë bërë, i thoshin se Martini i mban gjallë.
“Nëntë vjet ka qenë në atë shkollë. Unë jetoja në Londër, e drejta e klientëve që punoja, ishte një e drejtë që ta shihje klientin deri 500 metra të mos i ndodhte dicka, jo më nëpër shkolla. Aty në derë të shkollës të ndodhë kjo, është e habitshme, e trishtë, më duket ëndërr, nuk dua ta besoj, nuk e imagjinoj. Nuk kam patur informacion sepse po të dija unë do shkoja në shkollë. Martini bënte shaka, edhe mbledhje kur kanë bërë, më thoshin Martini na mban gjallë. Nuk kisha shqetësime. Nuk dua ta nxjerr pjesën politike, por cdo prind duhet të ndjejë një ndjesi për një djalë që ka humbur jetën.
Po të kishte ndodhur në një vend të botës, jo të dorëhiqej ministri, por do të ishte ndryshuar qeveria. Edhe në Greqi, gjëra të tilla cfarë bëhet. Falenderoj të gjithë shqiptarët. Nuk dua t’i futem politikës, kam kontakte me të gjithë njerëzit, unë dua që djali im të prehet në paqe sic i takon. Me policinë asnjë komunikim nuk kam patur sepse unë jam shumë i tronditur. Edhe sot që po flas dridhem i tëri, nuk e kisha kurajon, dua të gjej guximin dhe të falenderoj popullin shqiptar, prindërit, ata miq që më kanë repspektuar, kanë ngrënë nga një lugë të vogël helmi që unë po ha dhe po helmohem dita ditës", tha babai i 14 vjeçarit.
Po ashtu Ëngjëll Cani rrëfeu edhe takimin e fundit me të birin. Ai thotë se Martini luajti një ndeshje me Kavajën, dhe i ka thënë që ka luajta shumë mirë dhe do të bëhet futbollist me Kombëtaren. Babai i tij thotë se i biri flinte me topin, kishte qejf të bëhej si Christiano Ronaldo
“Luajti një ndeshje me Kavajën, më tha luajta shumë mirë, do të bëhem futbollist me Kombëtaren. Më tha do të më marrë xhaxhi me vete sepse e kemi gjysmën e familjes në Amerikë. Xhaxhai i ushqente që do të marr në Amerikë për shkollë. Këto ëndrra kishte ai djalë. Ai flinte me topin, kishte qejf të bëhej si Christiano Ronaldo", tha Cani.
Artikuj te sugjeruar
M.B.
AKTUALITET
21 Nëntor20:23
“Djali thoshte se do bëhej futbollist i madh!" prindërit e Martin Canit: Nuk duam hakmarrje, nuk kemi informacion nga familja e autorit!
TIRANA- Mes pikëllimit dhe lotëve për humbjen e djalit të tyre 14-vjeçar, Martin Canit, prindërit e të miturit kan&e...
AKTUALITET
21 Nëntor20:23
Vranë 6 gardistë në ’97, Apeli i Posaçëm shpall vendimin për Bandën e Cërrikut/ Dënon me burg përjetë tre anëtarë (EMRAT)
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur vendimin për Bandën e Cërrikut, të cilët në vitin 1997 vranë gja...
AKTUALITET
21 Nëntor20:07
Aksident në Maliq/ Makina përplas bariun dhe delet e tij, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja
MALIQ- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Rëmbec, në Maliq. Mësohet se një mjet k...
E.D
AKTUALITET
21 Nëntor18:35
U kapën në fermë kanabisi me vlerë 2.8 mln paund, tre shqiptarët dënohem me burg në Angli (EMRA+FOTO)
ANGLI- Tre shqiptarë janë burgosur për përfshirjen e tyre në një fabrikë të 'sofistikuar' kanabisi e cila mund tu...
M.B.
AKTUALITET
21 Nëntor18:07
Aktet e dhunës ndaj gazetares së emisionit "Piranajt"/ Safe Journalists Albania: Do të paraqesim një kërkesë për informacion në Bashkinë Roskovec
TIRANA- Safe Journalists Albania ka reaguar pas videos së publikuar nga emisioni "Piranjat" ku shihet gazetarja Lorena Resulaj e cila u pe...
ZH.LL
AKTUALITET
21 Nëntor18:07
Trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, arrestohen 4 shqiptarë në Greqi
policia greke
GREQI- Policia greke ka vënë në pranga 4 shqiptarë, të cilët ishin pjesë e një bande që trafikon...
E.D
AKTUALITET
21 Nëntor17:59
Njëri i dënuar dhe tjetri i skeduar për 8 krime, arrestohen dy shqiptarë në Itali
ITALI- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohen se janë përfshirë në aktivitetin...
ZH.LL
AKTUALITET
21 Nëntor17:58
EMRI/ U kap brenda “shtëpisë së barit” në Angli, 24-vjeçari shqiptar dënohet me 8 muaj burg
Foto ilustruese
ANGLI- Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar me 8 muaj burg pasi u kap brenda një shtëpie të për...
E.D
AKTUALITET
21 Nëntor17:40
Të shtënat me armë zjarri në Prishtinë/ Identifikohen dy të dyshuar, njëri në pranga, tjetri në kërkim
PRISHTINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat me armë zjarri në Prishtinë. Mësohet se...