AKTUALITET

Megaoperacioni në Elbasan/ Mes të arrestuarve edhe një invalid. Si u kamuflua në mënyrë të përsorur përfshirjen në rrjetin e drogës

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 17:24
Megaoperacioni në Elbasan/ Mes të arrestuarve edhe një invalid.

Në mes të një prej operacioneve më të mëdha anti-narkotik të realizuar ndonjëherë në qarkun e Elbasanit, një emër krejtësisht i papritur mori vëmendjen e atyre që ndodheshin në seancën gjyqësore të mesditës së mërkurë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Shyqyri Bica, një person me aftësi të kufizuar në lëvizje, i cili qarkullon me karrocë lëvizëse, rezulton të jetë një nga 30 personat ndaj të cilëve Prokuroria kërkoi masa të rënda sigurie, konkretisht arrest me burg, për përfshirje në një rrjet kriminal të shpërndarjes së drogës.

Bica u shfaq në sallën e gjyqit si një figurë e pazakontë i cili ishte prangosur në një operacion të jashtëzakonshëm. Operacioni “First Day”, i zhvilluar nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë, u konkretizua pas disa muajsh hetime me metoda speciale. Ai përfshiu një shtrirje të gjerë gjeografike në të gjithë qarkun, nga qyteti i Elbasanit e deri në Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh e Prrenjas. Gjatë këtij megaoperacioni, u arrestuan 30 persona, ndërsa 14 të tjerë janë ende në kërkim. Ajo që e bëri veçanërisht të bujshme këtë rast ishte përfshirja e Shyqyri Bicës, banor i fshatit Labinot-Fushë të Njësisë Administrative Labinot-Fushë i bashkisë Elbasan.

Pamundësia për të ecur dhe varësia e tij nga një karrocë me rrota nuk e penguan të përfshihej në veprimtari kriminale, të paktën sipas akuzave të ngritura nga organet hetimore.

Sipas burimeve nga Prokuroria, Bica dyshohet se ka shfrytëzuar pamundësinë e tij për të lëvizur në mënyrë të pavarur si një “kamuflim të përsosur” për të shmangur çdo dyshim. I paprekshëm për kontrollin rutinë dhe shpesh i konsideruar si i pafajshëm për shkak të gjendjes së tij fizike, ai dyshohet se kishte krijuar kontakte të drejtpërdrejta me shpërndarës dhe përdorues të drogës në zonën e Elbasanit.

Hetimi i ndërtuar mbi interceptime telefonike, ndjekje të fshehta dhe mbikëqyrje me dronë e kamera sigurie, zbuloi sipas hetuesve një rrjet ku çdo hallkë kishte funksione të përcaktuara mirë dhe Shyqyri Bica nuk ishte thjesht një figurë periferike.

Ai përshkruhet si një “shpërndarës aktiv i drogës” dhe pjesë e një zinxhiri të organizuar, ku ai kishte rolin e ndërmjetësimit dhe dorëzimit të lëndëve narkotike në mënyrë që të mos ngjallte dyshime. Gjatë seancës për vlerësimin e masave të sigurisë, e cila u mbajt në mesditën e djeshme dhe u shty për në 11 shtator 2025 për shkak të kërkesës së avokatëve për të shqyrtuar aktet e hetimit, prania e Shyqyri Bicës në sallë ishte një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje. Ai u shfaq në sallë i ulur në karrocën e tij lëvizëse, i heshtur dhe me një qetësi të pazakontë.

Pamja e tij kontrastonte fuqishëm me natyrën e akuzave që rëndojnë mbi të. Disa e panë si një akt për t’i shpëtuar drejtësisë duke shfrytëzuar gjendjen fizike, të tjerë e konsideruan si dëshmi e një realiteti edhe më të dhimbshëm ku as njerëzit me kufizime të rënda fizike nuk janë imunë ndaj ndikimit të krimit të organizuar dhe varfërisë sociale. Rasti i Shyqyri Bicës ngre shumë pyetje mbi shkaqet dhe rrethanat që çojnë individë me aftësi të kufizuara në përfshirjen në veprimtari kriminale.

A ishte ai një figurë e manipuluar nga të tjerë? Apo një pjesëmarrës me vetëdije i një rrjeti ku çdo hallkë kishte vendin e vet? Në mungesë të një rrjeti të mirëfilltë të mbështetjes sociale dhe ekonomike për personat me aftësi të kufizuara, raste të tilla nuk janë vetëm histori individuale, por pasqyrë e një dështimi më të gjerë të sistemit. Kur një person i kufizuar në lëvizje përfundon në rolin e shpërndarësit të drogës, nuk kemi të bëjmë vetëm me një akt kriminal, por me një simptomë të thellë të pabarazisë dhe braktisjes sociale.

Ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar masë “arrest me burg” për 28 nga të ndaluarit dhe “arrest shtëpie” për dy të tjerë, përfshirë Shyqyri Bicën, vijon puna për kapjen e 14 personave të tjerë në kërkim dhe për zbulimin e rrënjëve më të thella të rrjetit.

Materialet e sekuestruara gjatë kontrolleve përfshirë sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi, armë zjarri, municione, targa makinash dhe para në valutë të huaj, flasin për një strukturë të mirëorganizuar që vepronte në mënyrë të sofistikuar.

Por përfshirja e një personi me aftësi të kufizuar është pa dyshim një ndër elementët më tronditës të këtij operacioni, që tregon se krimi nuk njeh barriera fizike, morale apo njerëzore. Në pritje të seancës së nesërme, ku do të shqyrtohet kërkesa për masë sigurie ndaj 30 të arrestuarve, mbetet të shihet nëse gjykata do të marrë parasysh gjendjen fizike të Shyqyri Bicës si një faktor lehtësues, apo do të ndjekë kërkesën e Prokurorisë për masa të rënda, duke e gjykuar sipas rolit të tij në rrjet, shkruan BW. 

Në fund të ditës, rasti i Shyqyri Bicës mbetet një histori që nuk të lë pa mend. Bica është një njeri që lufton çdo ditë me kufizimet fizike të trupit të vet, i përfshirë sipas hetimeve në një botë ku kufijtë mes viktimës dhe fajtorit shpesh janë të turbullta dhe tragjikisht të ndërlikuara.

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë