AKTUALITET

Mësimdhënësit në Kosovë në protestë, kërkojnë rritje të pagave e nënshkrim të kontratës kolektive

M.B. Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2024, 22:42

Mësimdhënësit në Kosovë në protestë,

KOSOVA- Një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është mbajtur sot në Prishtinë. Sindikalistët po kërkojnë rritje të pagave dhe nënshkrim të kontratës kolektive.  Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), po mban protestë sot në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë. Ata kanë paraqitur disa kërkesa, ndër to kërkesën për rritje pagash dhe për nënshkrimin e kontratës kolektive.

“Duam rritje dinjitoze të pagave. Duam nënshkrimin e kontratës kolektive,  Kur mungon dialogu, mungon edhe demokracia, mos na mohoni kontributin e viteve të nëntëdhjeta. Duam përmirësim të kushteve të punës”, thanë ndër të tjera ata.

Kjo protestë që ka filluar në orën 13:00 do të vazhdojë deri në orën 15:00. SBASHK gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar se nëse Qeveria dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk reflektojnë mbi kërkesat e tyre, do të hyjë në grevë të përgjithshme.

“Qasja e tyre dhe injorimi i tyre i vazhdueshëm dolli vendimin për veprime sindikale. Fillimisht u vendos që me 4 dhjetor të bëhet protestë dhe presim që protesta para MASHTI-t dhe qeverisë të jenë mbi 1500 pjesëmarrës. Nëse Qeveria e sidomos Ministrja Nagavci nuk reflektojnë do të analizojmë situatën dhe do të marrin vendime duke mos e përjashtuar grevën e përgjithshme”, ka thënë Jasharaj gjatë ditës së djeshme.

SBASHK-u ka kërkuar edhe përmirësimin e kushteve në institucione arsimore.

“1. Duam nënshkrimin e Kontratës Kolektive. 2. Ministre reflekto, fillo dialogun. 3.Duam ngritje dinjitoze të pagave. 4. SBASHK-u është zëri ynë-dëgjojeni! 5.Ministre a fole ndonjëherë në Qeveri  për kërkesat tona? 6.Kur mungon dialogu, mungon demokracia. 7.Mos na mohoni kontributin e viteve të 90-ta. 8.Nuk lejojmë të bëhen ndryshime të ligjeve në dëm të punëtorëve të arsimit. 9.Pensionistët ju arsimuan e ju po i ndëshkoni. 10.Duam përmirësimin e kushteve  të punës në institucione arsimore. 11. E shenjtë është puna e mësuesit në edukimin e brezave. E të tjera në këtë frymë”.

Një ditë para kësaj proteste, përfaqësuesit e SBAShK ishin ftuar në takim me ministren Nagavci dhe zyrtarë të tjerë të ministrisë. Por për SBAShK, ky ishte një takim i shkurtër që nuk solli rezultate konkrete, pasi sipas Sindikatës, ministrja Nagavci nuk shfaqi gatishmëri për të diskutuar në mënyrë konkrete mbi kërkesat e tyre.

Kurse, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka thënë se BSPK-ja thekson rëndësinë dhe urgjencën e shqyrtimit të kërkesave të ngritura nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit. Hykolli tha se si një federatë që përfaqëson me dinjitet interesat e mësimdhënësve dhe punëtorëve të arsimit në Kosovë, SBAShK-u ka paraqitur kërkesa legjitime që sipas tij, kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të punës, respektimin e kontratave kolektive dhe fuqizimin e një sektori kritik për të ardhmen e vendit.

“Arsimi, si shtyllë e zhvillimit të një shoqërie demokratike dhe të drejtë, meriton një përkushtim maksimal nga të gjitha institucionet përkatëse. Çdo neglizhencë në trajtimin e këtyre çështjeve reflekton drejtpërdrejt jo vetëm në mirëqenien e mësimdhënësve, por edhe në cilësinë e edukimit që marrin brezat e ardhshëm. Si BSPK, ne jemi të përkushtuar për të mbështetur SBASHK-un në rrugëtimin e tij për të arritur zgjidhje të qëndrueshme përmes dialogut konstruktiv me Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe të Inovacionit. Greva ose protesta nuk janë qëllimi ynë, por mjetet e fundit për të treguar rëndësinë e çështjeve të ngritura dhe për të kërkuar vëmendje institucionale”.

Tutje, Hykolli tha se vetëm përmes dialogut të sinqertë, të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe në mirëkuptim, mund të arrihen zgjidhje që përmbushin pritshmëritë e punëtorëve të arsimit dhe të sigurojnë stabilitet në sistemin arsimor.

“Ftojmë Qeverinë dhe të gjitha palët e interesit që të adresojnë me prioritet këto kërkesa dhe të demonstrojnë një angazhim serioz për përmirësimin e kushteve në sektorin e arsimit”.

Në ditën kur SBASHK-u ka organizuar protestën për të kërkuar rritje pagash për mësimdhënësit dhe nënshkrimin e kontratës kolektive, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka hapur thirrjen e parë publike për mësimdhënësit që synojnë ta marrin “Licencën e Avancuar” për mësimdhënie. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka treguar se thirrja vlen për mësimdhënësit e arsimit fillor, të arsimit të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë në lëndën e matematikës dhe të arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë në lëndën e gjuhës shqipe.

“Kjo është thirrja e parë publike që MASHTI e bën për mësimdhënësit e shkollave publike në Kosovë. Thirrja vlen për mësimdhënësit e profileve si më poshtë: mësues të arsimit fillor; mësimdhënës të lëndës ‘Matematikë’ në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML);  mësimdhënës të lëndës ‘Gjuhë shqipe’ në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML). Aplikimi mund të bëhet përmes platformës e-kosova nga sot deri më 19.12.2024. Të gjitha ato/ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës. Bashkë, çdo ditë për rezultate të synuara e avancim të performancës në arsim”, ka shkruar Nagavci në një postim në Facebook.

Për licencën e avancuar mund të aplikojnë vetëm mësimdhënësit të cilët janë të pajisur me licencë të karrierës dhe që kanë mbajtur së paku 200 orë për zhvillim profesional. Ata më pas do t’i nënshtrohen vlerësimit edhe nga Inspektorati i Arsimit. Shtatë vjet pasi ta marrin këtë licencë, mësimdhënësit mund të aplikojnë për licencën e përhershme, e cila nuk ka afat kohor dhe nuk ka nevojë për ripërtëritje./ Monitor

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë