AKTUALITET

Meta: Dumani dhe Irena, 'drejtësia' pa frena. Periudha e tyre do kujtohet si 'revolucioni kulturor' në drejtësi

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Tetor 2025, 17:53

Meta: Dumani dhe Irena, 'drejtësia' pa frena. Periudha e tyre do

Intervistë e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta dhënë për portalin “Syri.net”

Z.Meta, a e ndoqët raportimin e krerëve të institucioneve të drejtësisë të re në Kuvend, e në veçanti Z. Dumani?

Ilir Meta: Natyrisht që i kam ndjekur raportimet e tyre edhe në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, por edhe në seancën plenare për këtë qëllim.

Është dramatike të konstatosh se niveli i krimeve në vend është rritur me 35%, ndërkohë që popullsia në vend është tkurrur në mënyrë tragjike. Pra kjo dëshmon për një nivel në rritje të ndjeshme të kriminalizimit të shoqërisë, ndërkohë që kjo është pasojë e filozofisë të qeverisjes të bërë publike nga ish-ministri i Brendshëm, Z. Çuçi, se nuk ka zhvillim pa krim.

Sepse po të ishte filozofia qeverisëse se nuk ka zhvillim pa Arsim, natyrisht që buxheti për arsimin do të ishte dy herë më i lartë dhe po kështu edhe pagat e arsimtarëve.

Po kështu, konkluzioni tjetër se ndërsa numri i arrestimeve të zyrtarëve të lartë është rritur, por se edhe korrupsioni ka ardhur në rritje, dëshmon jo suksesin, por dështimin e SPAK-ut për të parandaluar korrupsionin në vend. Sepse SPAK nuk ka hetuar procedurat e paligjshme të bëra publike të shumë aferave të mëdha, por ka goditur ish-zyrtarë të caktuar sipas regjisë të Edi Ramës për fakte sekondare apo periferike në mënyrë që aferat ku përfituesi kryesor është Rama të mos vazhdojnë, por edhe publikut t’i hidhen disa “bedela” për t’u “kënaqur” dhe harruar se cili është përgjegjësi kryesor për varfërimin e tyre në rritje, që është vetëm Edi Rama dhe modeli narkoekonomik që ai zbaton. Po kështu, mos harroni 250 fletë-arresti të dështuara nga SPAK. Ata janë të lirë, vijojnë bizneset e tyre dhe kanë mbushur Kuvendin me “superdeputetë” tejet të votuar edhe pse të panjohur.

Z. Dumani mburret me besimin e partnerëve ndërkombëtarë. A nuk mjafton kjo për ta quajtur SPAK të suksesshëm?

Ilir Meta: Besoj se të gjithë i kanë sytë në ballë për të verifikuar realitetin.

Po kështu për të parë edhe të gjithë treguesit e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Shikoni sa ka qenë kursi i euros dhe dollarit para 10 vitesh kur u miratua reforma apo para 6 vitesh kur filloi aktivitetin SPAK-u.

Pse ndodh kjo? Sepse Edi Rama dhe krerët e krimit të organizuar në nivelet më të larta ndihen të mbrojtur dhe të pahetueshëm për miliardat e eurove që pastrohen këtu.

Sepse shpesh jo vetëm vonohen, por edhe dekonspirohen urdhërarrestet që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë.

Sepse është qesharake të përgjigjesh në Kuvend se kemi rënë dakord që Amant Josifin ta hetojnë vetëm spanjollët, kur ai është shtetas shqiptar që ka kryer veprimtari, në rradhë të parë këtu.

Pse spanjollët do e hetojnë për veprimtarinë në Shqipëri?

Sepse është ky SPAK që kur ia kërkon Edi Rama, nxjerr deklaratë për mediat se personi i dytë nuk ishte Olsi Rama, por pa thënë se cili ishte.

Po kështu, është ky SPAK që shumë kërkesave zyrtare të bëra edhe nga opozita apo shoqëria civile për kallëzime të bëra prej kohësh, nuk u përgjigjet.

 A besoni ju se pas Dumanit, SPAK-u do jetë më i suksesshëm?

Ilir Meta: Periudha e Dumanit dhe Irenës, gjyqtares “speciale” të Gjykatës Speciale, do kujtohet si periudha e “revolucionit kulturor” në drejtësi.

Cdo “revolucion” i tillë ka Lejfenët e tij që i propogandon Partia-Shtet.

Këta janë njerëz mediokër me problem në formim dhe integritet, që keqpërdoren pa mëshirë nga sistemi që i ka pjellë.

Dhe meqënëse erdhëm te pjelloria, kurrë mos harroni se fatkeqësisht SPAK është pjellë e një dhunimi të Kushtetutës që u votua me 140 vota në 22/23 korrik 2016.

Mos harroni dhe lexoni Kushtetutën ku me 140 vota u fiksua  në nenin 179, pika 13 se: “Deri në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe e Prokurorit të Përgjithshëm do të bëhet me dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit. Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tri të pestat e anëtarëve të Kuvendit”.

Ky formulim u bë me insistimin e Komisionit të Venecias, pasi kur u miratua Reforma në 22/23 korrik 2016, mazhoranca (PS+LSI) kishte 87 vota dhe kërkohej të shmangej zgjedhja e njëanshme e Prokurorit të Përgjithshëm deri në zgjedhjet e reja dhe konstituimin e Kuvendit pasues që do të realizohej në Shtator 2017.

Si e zgjodhi Edi Rama Prokuroren e Përgjithshme, Znj. Arta Marku? Më 18 dhjetor 2017, vetëm me 69 vota dhe shashka me tym në Kuvend.

Përse? Që ajo të emëronte njerëzit e besuar të “Rilindjes” në sistem për të zgjedhur Këshillin e Lartë të Prokurorisë që i duhej Edi Ramës, i cili zgjedh edhe prokurorët e SPAK-ut.

Pra kjo është e vërteta që kurrë nuk duhet harruar dhe duhet të përsëritet gjithmonë.

Pra nuk ishte faji i 140 votave që ndryshuan Kushtetutën, por i shkeljes flagrante të Kushtetutës me 69 vota që bëri Edi Rama me bekimin e McGonigalëve dhe korit sorosist ndërkombëtar.

Ndaj nuk duhen pritur ndryshime substanciale nga një krijesë e deformuar që në lindje në të ardhmen e afërt.

Me këtë nuk dua ti barazoj me Z. Dumani të gjithë prokurorët aktualë të SPAK-ut, sepse pjesën dërrmuese nuk i njoh as si emra dhe respektoj cilindo që punon me përkushtim dhe integritet.

Por mos harroni, në një shtet ku sipas OSBE-ODIHR-it, Partia është shkrirë me shtetin, është iluzion të besosh te pavarësia e SPAK-ut.

Ndaj duhet rritur kërkesa e llogarisë në publik që ata të përmbushin detyrimet e tyre ligjore, por edhe të mbështeten që të jenë sa më të pavarur.

*Ndërkohë, dje u pretendua se SPAK kishte paraqitur prova të reja për ju pranë gjykatës, që kishin të bënin me letërporosi nga SHBA, ndaj të cilave ju reaguat me përbuzje.

Po kështu gjykatësja Irena Gjoka pezulloi afatet e paraburgimit tuaj edhe pse avokati juaj ishte prezent. Pse aq i shpejtë dhe i prerë reagimi juaj?

Ilir Meta: Sepse SPAK-u i Dumanit është një makineri manipuluese propogandistike që mbështetet fuqimisht nga regjimi për të dizinformuar publikun dhe për të justifikuar veprimet e paligjshme që ka bërë edhe bën, përfshirë edhe rrëmbimin tim kriminal në 21 Tetor 2024.

Dumani quan provë çdo hamendësim dhe dëshirë të tij apo çdo korrespondencë burokratike.

Ndërkohë që është e provuar se ai ka gënjyer disa herë autoritetet gjyqësore amerikane dhe të tjera lidhur me personin tim.

Por deri në përfundim të seancës paraprake, në respekt të ligjit, nuk do të bëjmë publike asnjë fakt dhe dokument.

Ndërkohë është e provuar se qëllimisht SPAK ka fshehur prova ose s’ka bërë hetimet e duhura për zbardhjen e çështjeve, pretendime që ne do t’i ngremë në seancën paraprake të gjykimit.

LSI dhe jo Ilir Meta, ka patur një kontratë të ligjshme dhe me klauzola të mirëpërcaktuara me kompaninë GSIS se si përmbusheshin detyrimet reciproke, bazuar qartë në ligjin antikorrupsion të SHBA, por edhe ligjet tona.

Nuk ekziston në mënyrë absolute asnjë provë që Ilir Meta të ketë autorizuar ndonjë pagesë të parregullt apo të ketë patur dijeni se dikush ka bërë diçka të tillë në emër të LSI për periudhën që ka qenë kryetar.

Unë i nxis tre “muskëtjerët” që firmosën rrëmbimin tim mbi një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë, të vazhdojnë hetimet dhe për këtë do kemi edhe një listë me kërkesa të qarta e specifike në seancën e gjykimit paraprak, të cilat do i bëjmë edhe publike.

Ata luftojnë edhe për një mandat, ndërsa unë luftoj jo vetëm edhe për shumë mandate të tjera, por edhe që të vendosim drejtësi brenda “drejtësisë”.

Jo vetëm asnjë politikan nuk duhet të jetë i pahetueshëm apo pandëshkueshëm, por as edhe një prokuror dhe gjykatës gjithashtu që shkel ligjin dhe fsheh prova.

Dhe meqënëse erdhëm te gjykatësit, për t’iu përgjigjur pezullimit të paraburgimit tim nga gjykatësja “speciale” e Gjykatës Speciale, e si mund të ndodhte ndryshe që mua nuk më llogaritet burgu për shkak të mosparaqitjes të avokatit të një personi tjetër që është në liri.

Dumani dhe Irena janë “drejtësia” pa frena.

Nëse SPAK-u i Dumanit do kishte një ndjenjë minimale të interest publik, do e kishte zbardhur prej dy vitesh aferën e fondeve të IPARD-it që u ka mohuar fermerëve tanë 112 milionë euro çdo vit.

Si shpjegohet që këtë aferë e zbardh në detaje një emision si “Plug” me 3 veta personel dhe nuk e bën kjo strukturë me 20 prokurorë dhe 50 punonjës të BKH të tejet paguar.

Se nuk i lejon Edi Rama, i cili e sheh braktisjen e bujqësisë si rrugën më të efektshme të shpopullimit, përveç se te kjo aferë është vetë ai.

Zbardhja urgjente e aferës së IPARD-it ka impakt direkt te 40% e shqiptarëve që merren me bujqësi.

Se t’i kërkosh SPAK-ut të hetojë e ndalojë gjakderdhjen financiare të dy tigrave nga Bangladeshi në Vlorë, është si t’u kërkosh të arrestojnë “tigrin” që kërcënonte demokratët me ngrënien e barit, ndërsa vetë sot ha një rrogë të majme falë ndikimeve të paligjshme të bëra në një vend tjetër, ku vetëm për një aferë si kjo, shqiptarëve u rrëmbehen gati 100 milionë euro.

Ndaj dhe e patë se ku renditej Shqipëria në Ëorld Justice Programe dje. Tmerr ta krahasosh me 2015. Në vitin 2015 kemi qenë në vendin e 78-të sa i përket përhapjes së korrupsionit, tani me krijim e SPAK dhe organeve të reja të drejtësisë, Shqipëria renditet në vendin e 105 në botë.

Akoma më shokuese janë të dhënat për drejtësinë penale dhe atë civile.

Për drejtësinë civile, në vitin 2015 kemi qenë në vendin e 55, tani jemi në vendin e 99, ndërsa sa i përket drejtësisë penale, kemi qenë në vendin e 46, tani jemi në vendin 82.

Edhe Vietnami komunist një partiak është në vendin e 83-të për sundimin e ligjit i renditur 22 vende më mirë se Shqipëria,

Se kemi Dumanin, këtë mburravec statistikash mashtruese, kemi mbetur edhe prapa Vietnamit.

Vetëm 9.7% e të paraburgosurve i takojnë SPAK-ut thotë se i di njerëzit abalfabetë.

Por po ta krahasosh me numrin e vogël të çështjeve penale që mbulon SPAK, po të aplikonte Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm të njëjtin arbitraritet, sot do kishim ndoshta 100 mijë të paraburgosur në Shqipëri.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë