AKTUALITET

Miliona lekë të shqiptarëve ndahen pa garë/ APP: 25% e tenderëve vetëm me 1 ofertë

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Prill 2023, 13:23

Miliona lekë të shqiptarëve ndahen pa garë/ APP: 25% e

Një pjesë e madhe e tenderëve që zhvillojnë institucionet publike janë me konkurrencë të cunguar ose pa garë fare.

Agjencia e Prokurimit Publik raportoi se vitin e kaluar 25 për qind e tenderëve publikë u zhvilluan vetëm me një ofertë. Sipas statistikave të APP, vitin e kaluar institucionet e shtetit zhvilluan 6494 procedura prokurimi në total. Nga këto, 1645 tenderë patën vetëm një ofertë.

“Rezulton se përqindja e procedurave t¸ realizuara me 1 ofertë për vitin 2022 ka qenë n¸ nivelin 25%,” raporton APP në analizën e saj vjetore. Agjencia e Prokurimit Publik nuk raporton se sa ishte fondi total i prokuruar përmes tenderëve me një ofertë të vetme. Por të dhënat krahasuese tregojnë se përqindja e tenderëve me një ofertë është rritur krahasuar me një vit më parë, pasi në 2021 pesha e tenderëve me ofertë të vetme ishte 23 për qind. Mungesa e garës në procedurat e prokurimit të parasë publike mbetet një nga kanalet kryesore të korrupsionit në Shqipëri.

Sa më pak garë në tenderë aq më shumë rriten çmimet që paguajnë qytetarët për mallrat apo shërbimet që prokuron qeveria. Sipas APP, vitin e kaluar në procedurat e prokurimit u regjistruan mesatarisht 2.5 oferta për tender. Kjo shifër është ndër më të ulëtat në rajon, por edhe mesatarja 2.5 oferta për tender nuk e paraqet plotësisht realitetin e mungesës së konkurrencës. Sipas uebsajit “Oligarkia”, një pjesë e madhe e ofertave që paraqiten në tenderë publikë janë teknikisht të papërshtatshme për shkak se nuk plotësojnë dokumentacionin e kërkuar ose nuk dorëzojnë fare ofertë ekonomike.

Edhe pse ato regjistrohen si numër ofertash, praktikisht janë të pavlefshme. Nëse përjashtohet ky grup nga statistikat, atëherë rezulton se mesatarja e ofertave serioze për çdo tender që zhvillohet në Shqipëri është më pak edhe se 2 oferta për tender. Kjo do të thotë se miliarda lekë nga taksat e qytetarëve shpenzohen në procedura prokurimi me konkurrencë të cunguar ose pa garë fare. Vitin e kaluar, Shqipëria prokuroi rreth 1.2 miliardë euro tenderë publikë, nga të cilat mbi 220 milionë euro u dhanë në tenderë të mbyllur, sidomos në procesin e rindërtimit, por edhe kontratat sekrete në fushën e mbrojtjes dhe atë të sektorit të IT.

Kryeministri Edi Rama njoftoi së fundmi se Prokurimet në Shqipëri, shumë shpejt, do të jenë në dorë të Inteligjencës Artificiale. Gjatë fjalës së mbajtur në Forumin e Klimës së Biznesit të mbajtur në Tiranë, ku letrat dhe vulat, do të zëvendësohen nga teknologjia. Do të ketë – sipas tij – një zhvendosje të gjithë sistemit të prokurimeve në një dorë, në një Agjenci Kombëtare të Prokurimeve, me përjashtime të vogla të natyrës teknike, por të cilat do të kalojnë në duar të partnerëve ndërkombëtare dhe agjencive të tjera, me njohuri në këtë fushë.

“Shumë shpejt do të materializohet, duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale dhe nisur nga një eksperiencë BE në rindërtimin e shkollave pas tërmetit. Dhe procesi i prokurimit i përzgjedhur nga misioni që i ka prokuruar vetë të gjitha fondet është një proces që na ka mësuar shumë dhe nga i cili kemi kuptuar që ne mund të ndërtojmë një rrugë ku nga njëra anë të kemi një aleancë me institucionet dhe nga ana tjetër të kremi programin e inteligjencës artificale për prokurimit, që do zbrazet nga letra, do mbarojë historia, ke vulën s’ke vulën, ik thaje, na duhet më e njomë, mungon një letër, sepse çdo e dhënë që kërkohet nga kompanitë dhe vlerësim për kompanitë dhe kur prokurimet të zhvillohen, kompanitë që janë të njohur publikisht dhe që të dhënat e tyre ndodhen në bazën e çmimit, do të duhet vetëm të çojnë çmimin dhe kjo është e mundur vetëm fale teknologjisë dhe do bëjmë spostimin e trupës, sistemi në një dore një agjenci kombëtare e prokurimeve me disa përjashtime të vogla të natyrës teknike dhe do kontraktojmë partnerë ndërkombëtarë dhe që nga ky moment asnjë ministri dhe asnjë KVO shqiptare, Komision i Vlerësimit të Ofertave, makth i im, që arrestohen për tenderë, nuk do kenë më këtë punë se bëjnë mijëra prokurime dhe kemi një numër KVO që është marramendës. Do jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm, njerëzit e KVO do lehtësohen, qeveria dhe Shqipëria do lehtësohen dhe raportet përkatëse do lehtësohen dhe ne do ngjitemi më lartë në vlerësimin në luftën kundër korrupsionit”, tha Rama.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë