Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

TIRANË- Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm të qeverisë iu kthye rënies në tremujorin e parë të vitit, pas tre vitesh radhazi në rritje. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar për të gjitha letrat me vlerë të borxhit ra në 4.42%, nga 4.56% që kishte qenë në fund të vitit 2024.
Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuar nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 4.53%, nga 4.65% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Në përgjithësi, yield-et e bonove dhe obligacioneve qysh vitin e kaluar patën një tendencë në rënie, për shkak të uljes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, por edhe gjendjes së mirë të likuiditetit në treg dhe kërkesës së lartë nga investitorët.
Përmirësimi i vlerësimit të kreditit nga agjencitë e specializuara vitin e kaluar duket se ka ndikuar në hyrjen për herë të parë në tregun e titujve të qeverisë në Lekë edhe të investitorëve nga jashtë vendit. Në muajin mars, agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” përmirësoi për të dytin vit radhazi vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran, nga “BB-” në “BB”, me perspektivë të qëndrueshme.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë financuan 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme për vitin 2024. Kërkesa e investitorëve të huaj është ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e likuiditetit dhe në uljen e yield-eve të titujve qeveritarë në lekë gjatë vitit të kaluar, por edhe në tremujorin e parë të këtij viti, sidomos në tregun e obligacioneve referencë. Kjo kërkesë ka shtuar likuiditetin dhe ka ndikuar në presione rënëse të yield-eve edhe për instrumentet e tjera të borxhit të brendshëm.
Megjithaë, rënia e yield-it mesatar ka ardhur vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, kryesisht për shkak të orientimin gjithnjë e më të madh të qeverisë shqiptare drejt përdorimit të instrumenteve më afatgjata të huamarrjes. Kjo tendencë ka vazhduar edhe në tremujorin e parë 2025.
Në fund të marsit 2025 maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 1026 ditë, nga 923 ditë që kishte qenë në fund të vitit 2024. Kjo rritje dëshmon përdorimin më të madh të instrumenteve me maturim afatgjatë gjatë vitit të kaluar.
Rritja e maturitetit mesatar të borxhit të brendshëm është një tendencë disavjeçare, që Ministria e Financave e ka ndërmarrë me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit. Borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare në fund të marsit ra në 781 miliardë lekë, në rënie pothuajse me shtatë miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Në terma realë, borxhi i brendshëm publik vlerësohej sa 29.81% e PBB-së, nga 31.16% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.
Emetimi i Eurobondit në muajin shkurt solli një zhvendosje strukturës së huamarrjes drejt asaj të jashtme, duke ndikuar njëkohësisht edhe në një rritje të borxhit publik nominal dhe atij real. Në fund të muajit mars, borxhi publik vlerësohej sa 54.18% e PBB-së, nga 53.95% në fund të vitit 2024./ Monitor
TIRANË- Policia ka zbuluar dhe goditur gjatë ditës së sotme një Call Center ku po kryhej mashtrim kompjuterik. Si rezultat i vij...
DIBËR- Një 54-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Dibër pas tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e V...
TIRANË- Një aksident tragjik u raportua paraditen e sotme në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt, ku si pasojë...
TIRANA- Zhvillimi i tregut në arsimin privat, programeve pas shkollës, çerdheve, kopshteve dhe qendrave private të kurseve i ka rritur s...
TIRANË- GJKKO ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë 'arrest në shtëpi' për Pandeli Bozhën. Ky i fundit ishte...
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë një informacion rreth kallëzimeve, procedimeve penale dhe arrestimeve që ka...
TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sot&...
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme te “Shkalla e Tujanit” në Tiranë. Bëhet e ditur se nj...
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Dan Hutrën, vrasësin e 3 grave. Bëhet me dije se Prokurori...
TIRANA- Drejtuesja e BKH-së Aida Hajnaj nuk do t’i nënshtrohet procedurës së riemërimit, pavarësisht shfaqjes s&eu...