
Vetëm dy orë më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi në rrjetet sociale një postim ku njoftonte se në Maternitetin Koço Gliozheni kanë ardhur në jetë dy bebe binjake falë trajtimit IVF.
Sipas njoftimit, deri më sot 21 foshnja kanë lindur përmes këtij programi të fertilizimit in vitro, duke e paraqitur iniciativën si një histori suksesi për çiftet që përballen me infertilitetin.

Por në të njëjtën kohë, në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim nga një vajzë e cila pretendon se përvoja e saj në të njëjtin maternitet ka qenë krejt e ndryshme.
Ajo tregon se prej dy vitesh ndjek trajtimin IVF në këtë institucion dhe se vetëm për analiza dhe procedura të ndryshme ka shpenzuar rreth mbi 1 milion lekë. Sipas saj, tentativa e parë e fertilizimit nuk ka rezultuar e suksesshme, një situatë që ajo e konsideron të kuptueshme pasi jo çdo procedurë garanton rezultat.
Megjithatë, shqetësimi i saj kryesor lidhet me mënyrën se si është trajtuar nga stafi. Vajza pretendon se nuk ka pasur komunikim të qartë me mjekët dhe se nuk i janë dhënë shpjegime të detajuara për ecurinë e procesit. Ajo shprehet se informacionin përfundimtar e ka marrë përmes një mesazhi telefonik, ku i është thënë se embrioni nuk është zhvilluar, pa asnjë sqarim të mëtejshëm.
Sipas denoncimit, pacientja pretendon gjithashtu se ka kërkuar të marrë dosjen e saj mjekësore, por nuk i është vënë në dispozicion dhe se kur është paraqitur në maternitet nuk është lejuar të futet brenda.
“Këtu është si stallë lopësh, nuk ka respekt dhe komunikim me pacientët”, shprehet ajo në mesazhin e dërguar në redaksinë tonë, duke shtuar se mënyra e komunikimit nga ana e stafit ka qenë, sipas saj, “brutale”.

Ky denoncim ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si menaxhohen rastet e pacienteve që ndjekin trajtimin IVF në këtë institucion, veçanërisht në lidhje me komunikimin me pacientët dhe transparencën për procedurat dhe rezultatet./Piranjat News
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Mars16:24
Ermal Beqiri në arrati, tani në vend të tij tenderët e AKSHI-t po i merr kunati Gentian Likaj?
Procedurat e prokurimit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit duket se vijojnë të përfshijn&eum...
AKTUALITET
14 Mars15:47
Detaje/ 63 emigrantë të huaj gjenden të strehuar në kushte të këqija në Durrës
Policia e Durrësit ka nisur procedim penal ndaj një 56-vjeçari, pasi në subjektin që ai administron u gjetën të strehuar dh...
AKTUALITET
14 Mars15:38
Shqetësim në Mbrostar të Fierit/ Gropa për ujërat e zeza pranë banesave, banorët kërkojnë ndërhyrje
Banorë të zonës së Mbrostar të Fierit kanë ngritur një shqetësim serioz lidhur me punimet për kanalizimet e uj&eu...
AKTUALITET
14 Mars15:29
Strehoi 63 klandestinë me qëllim trafikimin drejt vendeve të BE-së, nis hetimi ndaj 56-vjeçarit në Durrës
Policia ka nisur hetimin ndaj një 56-vjeçari në qytetin e Durrësit. Kjo pasi në subjektin që kishte nën administrim u ...
AKTUALITET
14 Mars15:14
Denoncim nga zjarrfikësit: Nuk paguhemi për turnet e natës, festat dhe dietat
Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Piranjat news, nga punonjës të shërbimit zjarrfikës, i cili ngre shqetësimin se ...
AKTUALITET
14 Mars14:10
220 milionë euro taksë karburanti në vit, por rrugët me gropa. Ku shkojnë paratë?
Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por u rrit g...
AKTUALITET
14 Mars13:49
Sherr në Maliq/ Çifti bën për spital 45-vjeçarin, zbardhet motivi
Një çift të rinjsh janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë plagosur lehtë pas sulmit fizik një 45-vjeçar. Bur...
AKTUALITET
14 Mars13:01
Dita e Verës në Tiranë nis me konfiskimin e ballokumeve nga 4 policë bashkiakë
Shqipëria feston sot Ditën e Verës, një nga festat më të lashta dhe më të dashura për shqiptarët, që...
AKTUALITET
14 Mars12:51
Shqiptari i dëbuar nga Franca kërkon ndihmë: Familja ka ngelur atje, më kanë vendosur ndalesë
Istref Selmanllari, është një shqiptar që ka jetuar në Francë deri para pak kohësh, por së fundmi është dë...