“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
TIRANË- Gent Gjini, avokat i familjes së Faton Hajrizit, i cili dyshohet të jetë vrarë nga policia serbe, është shprehur se do të kërkojnë ndihmën e Shqipërisë për zbardhjen e kësaj çështjeje. Komentet Gjini i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se ndihma e Shqipërisë do të kërkohet me qëllim që bisedimet me Serbinë për këtë çështje të kryhen në nivel zyrtar, për arsye se Beogradi nuk e njeh ende Kosovën. Ai tha gjithashtu se ende nuk duhet nëse Faton Hajrizi është vrarë, gjë që sipas tij do të vërtetohet vetëm pasi të jetë kqyrur trupi i tij.
“Rasti i Hajrizit është një çështje komplekse dhe ne kemi dalë në një propozim që me këtë çështje të merret edhe Republika e Shqipërisë. Ne do të kërkojmë që Shqipëria të na ofrohet me kapacitetet e saj ndërqeveritare dhe ligjore që me palën serbe të bisedohet në kanale zyrtare dhe të jemi të barabartë si shtet. Dihet që Serbia ne nuk na njeh si shtet dhe biem gjithmonë në lojëra fjalësh, luhet me ndjenjat e kombit shqiptar nga serbët. Nuk e dimë nëse Hajrizi është vrarë ose jo, pasi duhet të kqyret trupi. Serbia nuk e njeh palën kosovare dhe nuk bisedon me të. Duke ndërhyrë Shqipëria do të kuptohet nuk ndodhet trupi i tij”, tha Gjini.
Vrasja e Faton Hajrizit
Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje dhe Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, prandaj është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi fotografinë e një të dyshuari për krime, kur njëri nga vendasit raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës. Ai u lokalizua dhe u vra ndërsa pretendohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se Hajrizi ka qëlluar në drejtim të policëve duke bërë rezistencë.
Fillimisht, autoritetet serbe shpallën në kërkim vëllain e Fatonit, Artan Hajrizin, meqë në vendngjarje u gjetën dokumentet e tij personale, pasaporta e Republikës së Kosovës dhe letërnjoftimi i Gjermanisë. Artani lajmëroi se ndodhet në Gjermani dhe se nuk ka lidhje me rastin. Për dokumentet që iu gjetën në vendin ku u krye krimi, ai akuzoi vëllain e tij, Fatonin, se ia ka vjedhur sa ishte në Gjermani.
Vrasja e policit serb ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
ermal dredha VLORË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka folur mbi situatën e zjarrit në fushën e mbetjeve. Ve...
tymi ne vlore VLORË- Të enjten e 25 korrikut, flakët e zjarrit përfshinë fushën e mbetjeve në Vlorë dhe s...
foto ilustruese HIMARË- Dy turiste nga Guatemala janë shpëtuar ditën e sotme në Himarë. Mësohet se turistet po lund...
foto ilustruese TROPOJË- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Alpet shqiptare, ku një alpinist nga Kosov...
foto ilustruese TIRANË- Dy kompani të njohura janë përjashtuar për 12 muaj nga pjesëmarrja nga tendera publikë, pasi rez...
foto ilustruese TIRANË- Pesë turistë gjerman janë shpëtuar ditën e sotme pasi mbetën të bllokuar në mal. ...
foto ilustruese SHKODËR- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Muriqan. Mësohet se motomjeti me drejtues ...
arabet e marre peng TIRANË- Policia shqiptare në bashkëpunim me atë malazeze kanë kryer një operacion të përbashk&e...
foto ilustruese SHKODËR- Procedohen penalisht dhjetë persona në Shkodër. Mësohet se tetë persona transportonin turist&eu...
Foto ilustruese KORÇË- Gjykata e Korçës ka zhvilluar ditën e sotme seancën për caktimin e masës së si...