
Mjegulla e dendur ka përfshirë segmentin e rrugës nacionale Burrel–Skuraj, duke krijuar vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks. Si pasojë e mjegullës, fusha e shikimit është shumë e kufizuar, ndërsa situata rëndohet edhe nga mungesa e sinjalistikës rrugore në disa pjesë të këtij segmenti.
Ky fenomen është i shpeshtë sidomos gjatë stinës së dimrit dhe pranverës, pasi rruga kalon pranë liqeneve të Ulzës dhe Hidrocentrali te Shkopetit, çka favorizon krijimin e mjegullës së dendur.
Përveç mjegullës, drejtuesit e mjeteve përballen edhe me probleme të tjera në këtë aks rrugor. Segmenti Burrel–Skuraj është i dëmtuar me gropa të shumta dhe, sipas banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, duket se është lënë në harresë nga institucionet përkatëse pas ndërtimit të Rruga e Arbrit.
Në këtë rrugë lëviz një numër i madh automjetesh nga i gjithë qarku i Dibrës, por edhe mjete që vijnë nga Maqedonia e Veriut. Drejtuesit e mjeteve shprehen se situata është bërë disa herë problem mediatik, por deri më tani, sipas tyre, janë dhënë vetëm premtime.
Ata theksojnë se në shumë pjesë të rrugës mungojnë edhe mbrojtëset anësore. Një devijim i vogël për të shmangur gropat mund të bëhet shumë i rrezikshëm, pasi në disa segmente mjetet rrezikojnë të përfundojnë ne liqenin e Shkopetit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Mars09:06
VIDEO/ Efektivët e policisë gardh para parlamentit, frikë nga protestuesit e opozitës
Qindra efektivë policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Pedonalja e Tiranës, dhe hyrja e Parl...
AKTUALITET
12 Mars09:02
I vendosi tritol automjetit në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari
Shkatërroi me lëndë plasëse, një automjet, në një lavazh në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja, 48-vjeçari.
...
AKTUALITET
12 Mars08:35
Bizneset fason/ Kompensimi i qeverisë pas rritjes së pagës minimale, sa një kafe në ditë!
Rreth 3 javë para nisjes së aplikimeve (aplikimet nisin më 1 prill), shoqata ProEksport Albania ngre shqetësimin se kompanitë e sekto...
AKTUALITET
12 Mars07:41
Namik Dokle humb vëllain në moshën 77-vjeçare: Zemra qan e shpirti mban
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka ndarë lajmin e hidhur të humbjes së vëllait të tij, Mensur Dokle.
Mëngje...
AKTUALITET
12 Mars07:25
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.5 lekë, në shitje me 83.5 lekë.
Euro do të blihet me 95...
AKTUALITET
12 Mars07:12
Kushte të qëndrueshme atmosferike, njihuni me parashikimin e motit për sot!
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vr...
AKTUALITET
11 Mars22:17
Qytetarja denoncon: Policia e Klosit më dhunoi dhe më cënoi pronën (VIDEO)
Qytetarja Dafina Alla ka bërë denoncuar për Piranjat news një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në zonën e Klos...
AKTUALITET
11 Mars22:15
Trafikoi 219 kg drogë skunk nga Spanja në Greqi, arrestohet 46-vjeçari shqiptar. Si u ngriti policia pritë trafikantëve
Autoriteti Portual i Pireut i ka dhënë një goditje të rëndësishme një rrjeti trafikimi droge, duke gjetur dhe sekuestruar nj&...
AKTUALITET
11 Mars21:57
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari zbardh detaje: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital
Gazetari Igli Çelmeta dha detaje të reja mbi ngjarjen tragjike, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikolli u vetëvra pasi konsumoi fostoksinë n&...
AKTUALITET
11 Mars21:10
Qeveria miraton rregullat për rikthimin e basteve sportive, si do të funksionojnë platformat
Qeveria ka miratuar një vendim të ri, i cili përcakton rregullat dhe standardet teknike për funksionimin e platformave të basteve sport...