BBC: Policia gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt studentëve! Shqetësime për veprimet e uniformave blu
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
Dashi Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte dhe emocionet te nj&e...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...
DURRËS - Ministria e Mbrojtje ka dhënë të tjera detaje nga situata e përmbytjeve në Durrës. Raportohet se si pasojë e rëshjeve masive katër fëmijë dhe një familje kanë mbetur të bllokuar brenda një furgoni shkolle, ndërsa kanë arritur të nxirren nga aty pak më vonë me ndihmën e emergjencave civile. Gjithashtu bëhet me dije se situata paraqiteët më problematike në Shkozet ku janë përmbytur rreth 40 banesa, si dhe te stacioni i trenit, në lagjen “17 Nëntori” dhe në zonën e Kënetës ku ka prani të lartë uji.
Ministria e Mbrojtjes më tej bën me dije se në pjesën tjetër të vendit situata është nën kontroll dhe pa problematika në qarkullim. Të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale e nuk paraqesin asnjë rrezik.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Ministria e Mbrojtjes dhe të gjitha strukturat operacionale të emergjencave civile po monitorojnë me kujdes situatën dhe po punojnë në terren për të rikthyer sa më shpejt normalitetin në zonat më problematike të vendit pas reshjeve të dendura të shiut të regjistruara gjatë ditës së mërkurë në disa pjesë të territorit. Jemi të fokusuar kryesisht në Bashkinë Durrës, ku po punohet në disa zona për të normalizuar situatën.
Forcat e Armatosura, AKMC, strukturat lokale dhe Emergjencat Civile pranë bashkisë po punojnë për të rikthyer normalitetin në kryqëzimin e stadiumit, te stacioni i trenit, në lagjen “17 Nëntori”, në zonën e Kënetës dhe në Shkozet.
Emergjencat Civile u kanë ardhur në ndihmë 4 fëmijëve të bllokuar në një furgon shkolle dhe një familjeje, ndërsa më problematike është situata në rreth 40 banesa në Shkozet, ku është regjistruar prani uji. Në mbështetje të forcave në terren janë Forcat e Armatosura me 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 mjete të kalueshmërisë së lartë.
Momentalisht po punohet në terren nga forcat e Drejtorisë Rajonale të Kullimit Durrës për pastrimin e Kanalit të Ujërave të Larta në unazën e qytetit, ndërsa janë të angazhuar edhe strukturat e Autoritetit Portual, ndërmarrjet e Bashkisë Durrës, MZSH-së dhe Policia Bashkiake.
Pjesa kritike tashmë është tejkaluar. Prefekti i Durrësit në mbledhjen e emergjencave civile bëri një përmbledhje të situatës që po shkon drejt normalizimit. Hidrovori po punon me kapacitet të plotë, ndërsa niveli i ujit në lumenjë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave dhe nuk përbën rrezik. Situatë normale në digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve.
Në pjesën tjetër të vendit situata është nën kontroll dhe pa problematika në qarkullim. Të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale e nuk paraqesin asnjë rrezik. Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për të ndërhyrë edhe në pjesë të tjera të vendit, si në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ku priten reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.
Avokati TIRANË - Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi avokatin, Arbër Qehajaj, i cili ka kërcënuar një qyte...
DURRËS- Qyteti i Durrësit u përfshi ditën e sotme nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar probleme në disa...
Foto ilustruese DURRËS - Pas përmbytjeve të regjistruara këtë të mërkurë në Durrës si pasojë e motit...
Foto ilustruese GJIROKASTËR - Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka pushtuar vendin ditën e sotme ka shkaktuar probleme dhe në...
LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasiten e sotme në Kryqëzimin e Markatomaj, në autostradën Lezhë-Laç. Si pasoj...
SPANJË- Tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi autoritetet kanë zbuluar një magazinë kanabisi. Gjithashtu bë...
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka mbajtur sot homazhe pranë trupit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndërroi jet&...
Pamje nga përmbytjet DURRËS - Moti i keq me reshje intensive shiu që pushtoi vendin këtë të mërkurë ka shkaktuar pr...
LEZHË- Një 32-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi u kap duke shitur lëndë narkotike. Bëhet e ditur ...
TIRANA- InfoMigrants i ka dedikuar një artikull çështjes së pranisë së refugjatëve afganë në territorin sh...