
Reshjet intensive të mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar probleme të shumta në Pogradec, ku lumi i Vërdovës ka dalë nga shtrati duke dëmtuar rëndë infrastrukturën rrugore. Raportohet se uji ka shkatërruar trotuarin, kanalizimet dhe ka dëmtuar rrjetin elektrik, ku një shtyllë energjie paraqet rrezik shembjeje.
Në vendngjarje ndodhen ekipet e emergjencës dhe grupet e OSHEE-së, të cilat po punojnë për stabilizimin e situatës dhe parandalimin e incidenteve të mëtejshme. Ndërkohë, në lagjen nr. 1 të qytetit, për shkak të reshjeve të shumta, uji ka depërtuar në disa oborre banesash. Autoritetet raportojnë se situata po shkon drejt normalizimit dhe se ekipet vendore janë duke asistuar banorët.
Problematika më e rëndë vjen nga fshati Turan, ku prurjet e rritura të lumit të Dunavecit kanë shkaktuar përmbytje në disa banesa. Sipas banorëve, dëmet janë të konsiderueshme: uji ka hyrë në shtëpi duke i bërë ato të pabanueshme, është rrezikuar bagëtia dhe janë përmbytur bazat ushqimore.
Po ashtu, probleme paraqiten edhe në rrugën e fshatit Peshkëpi në Pogradec, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në të vetmen aks rrugor që lidh fshatin me qytetin.
Autoritetet bëjnë me dije se drejt zonës janë nisur forcat e Emergjencave Civile dhe ekipet e Bashkisë Pogradec, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal sa më shpejt të jetë e mundur.
Banorët janë bërë thirrje të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa rruga të hapet plotësisht.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Nëntor09:22
''Dosja Veliaj''/ Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm (21 N&e...
AKTUALITET
21 Nëntor09:21
Krizë në shërbimin e pastrimit të gjelbërimit, punonjësit mbledhin mbeturinat me dorë
Bashkia Tepelenë përballet me një situatë alarmante në shërbimin e pastrimit të gjelbërimit.
Punonjësit e sektor...
Elton Qyno
AKTUALITET
21 Nëntor09:16
‘Lojrat e Fatit’ dhe Ali Hysa, ja dy sekretet që Oltion Bistri nxori tek Pëllumb Gjoka
Oltion Bistri, ish-shefi i policisë Operacionale në Policinë e Shtetit, arriti të marrë dy pafajësi në Gjykatën e Posa...
AKTUALITET
21 Nëntor09:03
Anila Hoxha zbulon detajet për Ballukun: Hetimet po shkojnë më tej, nga Aeroporti i Vlorës te pastrimi parave!
Gazetarja Anila Hoxha zbardh detaje lidhur me skandalin e zv.kryeministres, Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO vendosi sot dy masa; pezullimin nga...
AKTUALITET
21 Nëntor08:38
Zbulohet rrjeti i shpërndarjes së drogës pranë shkollave, 12 të arrestuar
Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal, duke vënë në pranga 12 persona, mes tyre edhe organizatori i grupit, ndërkoh&eu...
AKTUALITET
21 Nëntor08:33
FMN ngre pikëpyetje për rolin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka shprehur shqetësim për rreziqet e lidhura me krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit.
N&e...
AKTUALITET
21 Nëntor08:30
Reshjet shkaktojnë probleme në Fier/ Ujë në oborret e banesave dhe prurje të rritura të lumenjve
Gjatë natës, reshjet e shiut kanë shkaktuar rritje të prurjeve në lumenjtë Vjosa dhe Seman, duke krijuar probleme në disa z...
AKTUALITET
21 Nëntor08:27
SPAK "bastis" Ministrinë e Financave/ Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 milionë euro të Bankers Petroleum
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për heqjen e gjobës 120 milionë euro të...
AKTUALITET
21 Nëntor08:23
Çahet argjinatura e lumit Bistricë në Çukë, përmbyten pesë banesa e toka bujqësore
Moti i keq vijon të sjellë problematika në disa zonë në vend. Mësohet se në Çukë të Sarandës, ar...