AKTUALITET

“Mund të sjell çdo sasi brenda tre ditësh"/ Gazeta belge infiltrohet brenda rrjetit shqiptar të krimit të organizuar. Pas miqësisë, kreu i bandës i kërkon të bëhet edhe kumbari i djalit

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Tetor 2025, 23:06
“Mund të sjell çdo sasi brenda tre ditësh"/ Gazeta

Gazeta belge Nieuwsblad përmes një artikulli ka zbuluar sesi agjentët e infilturar zbulojnë rrjetin kriminal të drejtuar nga një shqiptar.

Sipas artikullit i infiltruari fillimisht miqësohet aq shumë me kreun e bandës shqiptare sa i kërkon të bëhet kumbari i djalit.

Gazeta shpjegon se Fatos M., pronari shqiptar i një kafeneje në Antverpë të Belgjikës, akuzohet për tregti armësh dhe drogë, por agjentët e infiltruar e zbulojnë rrjetin kriminal.

Artikulli i NIEUWSBLAD:

“Nëse nuk shtyp butonin, nuk bluhet kafeja,” – tha Fatos M. (53 vjeç) në tetor të vitit 2023, duke iu drejtuar “Edit”. Me këtë, shqiptari nga Antverpa, pronar i kafenesë Pimpelhof, donte të thoshte se në lokalin e tij nuk flitej asgjë pa dijeninë e vet. Kafeneja ishte gjithmonë nën vëzhgim me kamera, dhe në dhomën e duhanit, M. ishte vendosur edhe pajisje përgjimi. Por ai nuk e dinte se “Ed” ishte një agjent i infiltruar, i cili prej muajsh kishte depërtuar si në kafene, ashtu edhe në organizatën kriminale që vepronte përreth saj.

Sipas prokurorisë, bëhej fjalë për një masë hetimore të jashtëzakonshme, por të domosdoshme. “Nga hetimi klasik rezultoi se, informacioni që M. ishte i përfshirë në tregtinë e armëve, ishte i saktë,” shpjegoi prokurori gjatë seancës. Megjithatë, hetuesve u mungonin provat përfundimtare: M. dhe rrethi i tij pothuajse nuk flisnin fare në telefon, dhe kur e bënin, përdornin gjuhë të koduar.

“Ata flisnin për vezë, gështenja dhe sallam, gjithmonë në kombinim me shuma të mëdha parash”, sqaroi ai. Agjenti “Edi” fiton besimin e Fatosit

Në këtë hetim hyri “Edi”, agjent i infiltruar që u shtir si tregtar armësh. Ai arriti të krijojë kontakt të shpejtë me njerëzit përreth Pimpelhof-it dhe të fitojë besimin e plotë të Fatos M., aq sa ky i fundit i kërkoi madje të bëhej kumbar i djalit të tij.

Sipas prokurorisë, nga puna e agjentit rezultoi se në kafenenë në lagjen Seefhoek flitej rregullisht për tregti armësh, madje shpesh tregtoheshin dhe shfaqeshin armë. “Edit” iu ofruan disa herë pushkë, pistoleta me silenciator dhe madje edhe eksplozivë.

Në fund, ai bleu përmes njerëzve të Fatos M. katër armë zjarri, në një marrëveshje të zhvilluar në Liezh. Aty ku i ishin premtuar pistoleta Glock, dolën në fakt të ishin pistoleta alarmi të modifikuara.

Kumbari dhe droga drejt Skandinavisë

Besimi që kishte fituar “Ed” ishte aq i madh saqë ai arriti të fusë në rrjet një agjent të dytë nën mbulim – “Armendin”. Ky u përfshi në hetim kur Fatos M. i tregoi për trafikun e drogës dhe ambicien për të eksportuar kokainë drejt Skandinavisë. “Mund të sjell çdo sasi brenda tre ditësh,” kishte deklaruar M.

Sipas hetuesve, tregtia e drogës ishte nën drejtimin e Christos S. (56 vjeç), i cili udhëhiqte një organizatë kriminale me bazë në kafenenë Terminus në Beatrijslaan.

Më vonë doli se “Christos S.” ishte një emër i rremë, i lidhur me një kartë identiteti false greke. Autoritetet shqiptare njoftuan se personi në fjalë quhej në të vërtetë Zirkret P., ndonëse edhe ky mund të ishte pseudonim. Nga grupi i S., një nga agjentët bleu dy herë nga dy kilogramë kokainë.

Pesëmbëdhjetë të pandehur në gjykatë

Pas disa muajsh, infiltrimi u ndërpre dhe policia bastisi njëkohësisht vendet e M., S. dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

“Pas një marrëveshjeje të suksesshme për drogën, u zhvilluan biseda të tjera me agjentin ‘Armend’,” – shpjegoi prokurori. “Atëherë organizata filloi të dyshonte, menjëherë ndërpreu çdo kontakt dhe policia ndërhyri”.

Sipas hetuesve, agjenti nën mbulim kishte qenë në rrezik. Një nga të pandehurit deklaroi: “Kjo nuk do të falet kurrë – do të vazhdojnë ta kërkojnë”. Të hënën, në Antverpë, 15 persona nga banda e Fatos M. dhe Christos S. dolën para gjykatës. Prokuroria kërkoi 12 vjet burg dhe 200.000 euro gjobë për dy drejtuesit kryesorë, ndërsa të tjerët rrezikojnë nga 3 deri në 10 vjet burg dhe gjoba deri në 96.000 euro.

“Kriminaliteti është profesioni i tyre – ditët e tyre kalojnë duke kryer vepra penale. Në mënyrë profesionale,” – tha prokurori.

“Ishte mburrje boshe”

Gjatë marrjes në pyetje, disa nga të pandehurit deklaruan se deklaratat ndaj agjentëve ishin fjalë të mëdha, mburrje boshe. Njëri prej tyre pranoi megjithatë disa nga konstatimet e agjentit të infiltruar.

Avokati John Maes, që mbron Christos S., argumentoi: “Cilat janë konkretisht veprat penale? Dy transaksione amatoreske prej dy kilogramësh? Gjithçka shkon aq ngadalë saqë edhe vetë agjenti nën mbulim bëhet i paduruar që nuk po arrin gjë. Pjesa tjetër janë vetëm thashetheme dhe interpretime të të dhënave nga telefoni i tij, pa lidhje të qartë me këtë çështje apo me juridiksionin belg”.

Maes kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së ndjekjes penale, duke theksuar se nuk është e qartë për çfarë akuzohet saktësisht klienti i tij.

Ndërkohë, për Fatos M., avokati Brecht Horsten argumentoi se bëhej fjalë për provokim nga policia, pasi faktet ishin të nxitura nga agjenti nën mbulim – çka, sipas tij, duhet të çojë në pavlefshmëri të procedurës.

“Tregti armësh? Kemi vetëm një deklaratë qesharake, se pa dijeninë e tij, nuk do të ndodhte asgjë,” tha Horsten. Ai përmendi edhe amatorizmin e hetimit: “Lexoj një bisedë ku thuhet se ‘nuk është sezoni i pistoletave 9 mm’ – diçka të tillë nuk e kam dëgjuar kurrë më parë”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë