AKTUALITET

Nard Ndoka: Ndryshimet e Kodit Zgjedhor me bekimin e Bashës dëmtuan partitë e vogla!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2025, 13:29

Nard Ndoka: Ndryshimet e Kodit Zgjedhor me bekimin e Bashës dëmtuan

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka deklaroi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me bekimin e Lulzim Bashës, për të goditur LSI-në dhe PDK- që hoqi koalicionet klasike i dha goditjen përfundimtare pluralizmit.

Kjo është fillesa e një sistemi antikushtetues që favorizon haptazi mazhorancën përvec faktit që  “Edi Rama, blen zgjedhje dhe bashkëpunon me grupet kriminale.

“Fitoren bazë ia jep ky kod problematik,” u shpreh ai sot në takimin e kryetari të PD-së Sali Berisha me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar,  që po zhvillohet në sallën ‘Consortium’, Hotel Tirana International. 

Ai solli si shembull disbalancën flagrante që krijon sistemi aktual, ku vetëm me dy qarqe si Vlora dhe Fieri, e majta siguron një avantazh prej 13 mandatesh, duke i fituar zgjedhjet "pa fituar" në rang kombëtar.

Kritik ishte dhe ndaj trajtimit të partive aleate brenda koalicioneve opozitare. Aleatët, po portretizohen padrejtësisht si "një peshë apo një kosto" për Partinë Demokratike, madje edhe si "e keqja" para militantëve, tha Ndoka.

Në realitet, ai argumentoi se aleatët janë "vota dhe vlerë për pluralizmin" por që në sistemin aktual, pesha e tyre elektorale nuk përfaqësohet drejt. “Ne nuk testohemi më që nga viti 2018. LSI ka pasur 100 mijë vota, Partia Demokristiane 58 mijë vota, por në koalicion këto shifër tregojnë një realitet tjetër,” theksoi ai, duke e quajtur atë një "hile të qëllimshme" që i shërben vetëm partive të madhe.

Duke iu drejtuar lidershipit actual të PD-së Berisha, ai bëri thirrje për një strategji të re, jo bojkot, por "bllokim" të qeverisë.

Opozita duhet të përdorë fuqinë e saj institucionale, pasi kontrollon 50% të territorit, për të mos lejuar kryeministrin Rama të bëjë ndryshime të njëanshme si me reformën territoriale apo atë zgjedhore. Ai shprehu frikën se komisionet e reja parlamentare janë një kurth i ngritur nga mazhoranca për të miratuar në fund atë që dëshiron vetë.

Në përfundim, thirrja ishte e qartë: opozita duhet të vendosë për një sistem të ri, plural dhe përfaqësues, i cili do të zbehte rolin e grupeve kriminale dhe do t'i jepte fund luftës së brendshme.

Fjala e Nard Ndoka në takim

"Heqja e koalicioneve klasike, i dha goditjen përfundimtare pluralizmit, që unë kam dyshimet e mia, sot, ndoshta dhe atëherë, që Lulzim Basha i mbylli sytë.  Se kishte interesat e tija për të goditur edhe LSI-në, megjithëse i kishte partnere, për të goditur edhe Partinë Demokristiane, që kjo ka filluar që në 2008-ën.

Ne nuk kemi fituar zgjedhje që në 2018-ën.  Nuk e kuptoj zoti Berisha, se si ka mundësi që nuk e shohim të keqen te 2018-ta te ky sistem, se nuk kemi fituar.

 Pra Partia Demokratike në ditën më të mirë të saj, në qeverisjen më të mirë që pati, në 2009-ën, kemi marrë 70 mandate. Pra s'e kemi kaluar pragun e 50%-shit.

Edhe mbas zgjedhjeve mbas zgjedhjeve, Edi Rama, pa diskutim që blen zgjedhje, bën presione, bashkëpunon me grupet kriminale, por kjo e thellon fitoren.

Ndërsa fitoren bazë ia jep Ky Kod Zgjedhor i cili është problematik, është antikushtetues, vota nuk ka, nuk është e barabartë për për qarkun e Vlorës dhe për qarkun e Shkodrës.

Vetëm me dy qarqe Edi Rama i fiton zgjedhjet pa fituar.

Vetëm me Fierin edhe me Vlorën, e majta e ka 13 mandate plus.

Dhe kjo na jep një goditje jashtëzakonisht të madhe.

Pastaj futemi sot një reformë territoriale, sipas gjykimit tim, ndoshta do të bëhej mbas një viti, sa gjërat të çartësoheshin, por derisa është bërë një hap, ne po i japim mendimet tona.

Ne duhet të jemi të qartë, zoti Berisha.

Jam dakord që s'nuk duhet të bojkotojmë, as zgjedhje, as komisione parlamentare, por nuk do ta lejojmë Ramën ne. Nuk na falet ne që presim raportet e OSBE-ODIHR-it apo të mbajmë vëzhgime, apo të tregojmë se si na janë vjedhur zgjedhjet. Ta bllokojmë. Opozita është një institucion. Opozita drejton 50% të territorit në zgjedhje. Opozita kontrollon 50%-shin e tjetër, që ka nënkryetarët.

Po s'kemi nevojë për me shpallë falimentin përballë një personi që bën ç'është e mundur për me qëndru në pushtet.

Ta bllokojmë.

Nuk i bojkotojmë, por e bllokojmë. I kemi të gjitha mundësitë, instrumentat për ta bërë një gjë të tillë.

Në qoftë se ai bën, vendos rregulla në mënyrë të njëanshme, ai s'po ndan tokën e Kristaqit. Po ndan rregullat për pluralizmin shqiptar, se kjo i takon edhe për reformën territoriale.

E kemi bojkotuar ne, kemi bërë shumë gabim reformën territoriale, edhe i ka ndarë, ka bërë një reformë territoriale që kjo na pengon jashtë mase shumë.

Edhe në zgjedhje, edhe në përfaqësim, edhe në shërbimet ndaj qytetarëve, se e kemi bërë lëmsh.  Bashkia e kryeqytetit merret edhe me kanalizimet e Zallherit. Kur ka 1001 probleme. Edhe kjo është papërgjegjshmëri shumë e madhe e komplet klasës politike që ne kemi pjesën tonë të fajit.

Unë do të dëshiroja shumë që ne të jemi të qartë me sistemin.

Pra, nuk ka asnjë lloj problemi, në qoftë se na thuhet që ne jemi për këtë model. Është e drejta juaj. Ne shohim veten tonë se ku jemi. Por jo gjithmonë në minutat e fundit, pa pasur informacion, vihemi përballë një realiteti që na ka penalizuar nga zgjedhje në zgjedhje.

Dhe për fatin e keq, dhe këtë e kam si vërejtje,  krijohet një frymë edhe tek militantët e partisë tuaj, sikur aleatët janë, janë një peshë, janë një kosto. Jo. Këtë e dini edhe ju, po nuk ua thoni. Dhe na bëni ne tabelë qitje. Jo, aleatët janë vota për ju, janë një vlerë e pluralizmit dhe marrim shumë më pak sesa na takon bashkë peshës tonë elektorale.

Që ne që në vit, në vitin 2008 kur u ka lëshuar Kodi Zgjedhor, ne nuk testohemi. Se futemi në koalicion edhe na na numërohen ato vota që mbesin shuma në letër dhe jo ato mijëra të Tiranës që i merrni ju nëpërmjet koalicionit që s'kemi kandidatë.

Edhe kjo është një hile e qëllimshme.

Dhe unë e ndjej shumë edhe kohët e fundit, edhe në takimet e foltores, e parë dhe e dytë, që shiten tonë aleatët sikur ne jemi e keqja. Jo, ne jemi një vlerë, që vetëm LSI-ja përpara disa viteve ka pasur 100 mijë vota.

Kuptohet që goditjet që erdhën në dy krahët, që për fatin e keq kishte dhe Ramën përballë edhe Lulzim Bashën në anën tjetër, por edhe Partia Demokristiane, ne kemi pasur 58 mijë vota, që i thonë gjashtë mandate.

Në Kuvendin e Shqipërisë. Por duke qenë pjesë e këtyre koalicioneve, ne kemi, kemi fliruar. Pra vetëm me votat e LSI-së, nëntë mandate që i keni dhënë aleatëve, e mbulojnë.

Përveç se çdo parti politike kontribuon se sistemi zgjedhor edhe me një votë ta heqë mandatin. Kështu që unë them që militantëve t'ju tregoni të vërtetën, se të paktën unë ndjehem mirë se s'jam as në parlament. Pra, ato votat tona i keni marrë dhe s'e kam të drejtën për me ju, po ju dal zot edhe atyre që janë në parlament, që janë me votat e tyre, jo të Partisë Demokratike dhe ju përfitoni shumë më tepër vota se edhe mbas letrave të historisë si ka qenë përpara. Edhe kjo është shumë e rëndësishme që kjo klimë. Ne çfarë duam ne? Ne s'kemi kërkuar ndonjë favor me ligj.

Ne duam një koalicion që të kemi siglën tonë, emrat tonë, kandidatët tonë dhe t'ju mbështesim edhe ju. Pra një koalicion klasik.

 E ndryshoi kushtetutën Edi Rama, me metjet e Lulzim Bashës në parlament e ndryshoi. Jo me ne. Ne e kundërshtuam, dorëzuam mandatet, kur ishte puna për një aksion ëh politik. Kështu që duke parë në këtë kontekst, në qoftë se ne futemi në një reformë territoriale, se edhe kjo s'ka sens se ne futemi me dy komisione edhe nuk e dimë, se kur kur ngrihet një komision do të kesh edhe një dakordësi paraprake.

Që ky Edi Rama është i prirur për reformën territoriale, do me i bërë ndryshime sistemit zgjedhor. Se ai i bën këto lëvizje dhe në fund miraton çfarë të dojnë vetë.

Pra ne bëhemi viktima e radhës. Kështu që para se me u ngritur komisioni, unë besoj se e keni bërë një bisedë. Në qoftë se e keni bërë na thoni, se transparenca është shumë e domosdoshme. Në qoftë se s'e keni bërë, keni bërë gabim. Se prapë ka me e përdorur të njëjtën metodë dhe do të miratojnë çfarë të dojnë ai për për të ardhmen.

Unë këtu kisha, e kam shqetësim real. Jam një njeri që e kam ndjekur reformën, gjithmonë zgjedhore, në shumicën e rasteve kam qenë anëtar i komisionit të reformës zgjedhore, e kam kundërshtuar që në gjenezë, që kam menduar që është një goditje ndaj pluralizmit, jo për interesat e mia ëh politike. Për këtë ndjehem mirë sot të paktën, se ka edhe shumë njerëz që e kanë votuar dhe sot janë ëh, penduar. Por unë e shoh të keqen zoti Berisha, përveç Edi Ramës, që është e keqja më e madhe, jo vetëm e sistemit, por edhe e shqiptarëve, edhe e kombit tonë madje, përtej po fusim edhe, edhe Kosovën në këtë rast, se edhe atje i ka futur hundët.

Por ne duhet ta ndajmë mendjen për një sistem plural, përfaqësues i cili e zbeh edhe rolin e grupeve kriminale në zgjedhje. Që gjithmonë do të do të marrësh kundërmasa.

Në qoftë se sot ky sistem zgjedhor ka rëndësi grupet kriminale, me një sistem tjetër zbehet roli i tyre. Në qoftë se ky sistem ka një luftë edhe mes nesh, jo me lista të hapura, jo me lista të mbyllura, një sistem tjetër ëh i jep epërsi morale edhe opozitës. Ne e kemi pasur atë, po marrim përpara 2008-ës, ishte një sistem shumë më i mirë, nuk ishte një problem sistemi. Ishte problem që ne ta ngushtonim pluralizmin dhe e kemi ngushtuar deri në atë masë sa kemi dëmtuar veten jashtë mase shumë.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 5 Dhjetor12:33

Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër – Hani ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë