Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadares.
Kurti e cilësoi Kadarenë si shkrimtarin më të madh të historisë të kombit shqiptar, i cili la gjurmë e vepra të mëdha jo vetëm në vend, por gjithë botën.
Në shkrimin e tij ai citoi edhe fjalët e filozofit francez, Gilles Deleuze, ku ky i fundit për Kadarenë tha “Artisti bën një vepër artiste”.
POSTIMI I PLOTË:
Nata e parë pa Kadarenë kaloi mbrëmë. Më herët e dinim që është atje diku me bibliotekën e tij, dhe, këtu te secila bibliotekë familjare nëpër shtëpitë tona. Do të lexohet edhe më shumë tash ai: që të na mungojë më pak neve që e duam, që të gjejmë më shumë veten që na duhet.
Shkrimtari ynë i madh u nda nga ne. Mbase filozofi francez, Gilles Deleuze, na thotë diçka që mund të na shërbejë për kuptimin e kësaj ndarjeje. Artisti bën një vepër artiste. Në një farë mënyre është vepra ajo që krijon përherë. Kadare nuk na la në paqen e një shoqërie të përgjumur, por na hodhi në intrigën e tij. Aty janë dhe do të jenë ende personazhet dhe situatat, gjenerali i të vdekurve dhe kako Pino, koncerti i fundit dhe pallati i dimrit të përhershëm, Broadway i zhvendosur në Tiranë dhe hija e kineastit shqiptar në Paris, Eskili i degdisur dhe faraoni i tejvarrosur, trupi i Lul Mazrekut dhe përkthyesi i katërt, valltari i vargjeve të popullit apo autoriteti i nëndheshëm i Lasgushit… Të gjithë do të jenë aty nën paradigmën e uraganit të pandërprerë të letërsisë.
Shkrimtari i madh ka aftësinë të ndërtojë mision, dhe ky mision është vetëm stil, alegori, porosi, kolektiv kuptimi, dyshim kolektiv. Ai lidh kohët e shkrimeve, por edhe gjeografitë e prozës. Dalja e tij përtej kufijve ngjall problem, sepse ai e dyzon kufirin: e kthen nga kufi talenti në kufi politik, ose, edhe më mirë: ai përzien të tashmen me një të shkuar të dyfishtë. Andaj do të jetë sa shkëlqim edhe problem.
Si një mesazh i habitshëm mund të përmendet edhe fakti që vetëm së shpejti do të shfaqet në Francë biseda e tij e pothuaj tri dekadave më herët me të munguarin e madh Ukshin Hoti. Kushdo që e ka lexuar Kadarenë e di etjen e tij të pashuar për të munguarit e mëdhenj. Sepse Kadareja e dëshironte hetimin e çështjes. Miti i furnizoi një sërë të gjatë të munguarish, duke nisur me Kostandinin. Si të thuash: nga Konstandini te Ukshini. Kadareja e di se dhe Ukshini e ka sjellë Doruntinën e vet. Koherencë e paanalizueshme e shkrimtarit të madh.
I munguar i madh, nga dje, u bë edhe vetë Kadareja.
ismail kadare dhe emmanuel macron FRANCË- Presidenca franceze ka reaguar ditën e sotme për ndarjen nga jeta të shkrimtarit më t&eu...
zjarri SARANDË- Një sipërfaqe me shkurre në zonën midis Ksamilit dhe Butrintit është përfshirë nga një zj...
spak TIRANË- SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë goditur një grup kriminal me bazë në Francë që t...
aureljo dervishi TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër të rinjtë e përfs...
ismail kadare KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosov...
Foto ilustruese TIRANË- 160 pasagjerë kanë kaluar natë në aeroportin "Nënë Tereza" pasi fluturimi i tyre Tiranë-Bar...
Foto ilustruese FIER- Një 63-vjeçar është vënë në pranga në Fier ditën e sotme. Mësohet se arrestimi i ...
Foto ilustruese TIRANË- Të dhënat e censit 2023 referuan se në të gjithë vendin rreth 64 mijë persona mbi 60 vjeç...
burgu i janines GREQI- Në burgjet e Janinës vepronte një organizatë e rregullt kriminale me në krye një shqiptar të...
Policia BULQIZË- Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme. Sipas njoftimit të policisë i r...