AKTUALITET

Ndihmësja ligjore, Ariana Gaçi përballet me vetingun

b.z Përditësimi i fundit 4 Qershor 2024, 19:32
Ndihmësja ligjore, Ariana Gaçi përballet me vetingun
Ariana Gaçi

TIRANË - Ndihmësja ligjore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ariana Gaçi, u përball të martën më 4 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Pasi dha shpjegime për disa gjetje ajo kërkoi konfirmimin në detyrë.

Procesi i vetingut për Gaçin po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Nga sa u relatua në seancë, u mësua se ndihmësja ligjore Ariana Gaçi e ka filluar detyrën në vitin 2014 në Gjykatën e Lartë. Ajo tha se në vitin 2017 ishte larguar në mënyrë të padrejtë nga detyra dhe shtoi se pas një sërë procesesh gjyqësore kishte fituar të drejtën e rikthimit në Gjykatën e Lartë.

Relatorja Valbona Sanxhaktari sqaroi se KPK nuk kishte gjetur probleme për pjesët takuese të subjektit në dy apartamente të prindëre të përfituar në vitet 1991 dhe 1993. Po ashtu, nuk janë gjetur probleme dhe për një garsoniere të blerë nga bashkëshorti me vëllanë e tij, përpara se subjekti të fillonte detyrën.

Për krijimin e një gjendje cash dhe blerjen e një automjeti janë konstatuar balanca negative. Sipas Sanxhaktarit, këto pamundësi financiare rezultojnë për shkak të deklarimeve të subjektit lidhur me burimet e krjimit.  Ndërkohë, nga analiza financiare e përgjithshme e të ardhurave dhe shpenzimeve në vite, ka rezultuar bilanc pozitiv.

Subjekti deklaroi në seancë se mangësitë financiare janë konstatuar me të drejtë. Ajo shtoi se ka sjellë dokumentacion në formën e kërkuar nga ligji për të ardhurat e saj nga tre punësime dhe të bashkëshortit nga aktiviteti i tij si avokat.

Gaçi mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Në aspektin profesional u konstatua se në një pjesë të çështjeve nuk gjenden të dhëna për punën e saj. Sipas Sanxhaktarit, Komisioni është vendosur në vështirësi për të vlerësuar profesionalizmin e subjektit në këto çështje.

Gaçi shpjegoi se për një pjesë të çështjeve kshte punuar nëpërmjet përdoruesit të gjyqtarit relator dhe prandaj nuk kishte gjurmë të parashtrimeve të saj.

Në përfundim, Ariana Gaçi kërkoi konfirmimin e saj në detyrën e ndihmëses ligjore jomagjistrate në Gjykatën e Lartë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet të mërkurën më 5 qershor, në orën 09:45./BIRN

ariana gaci veting

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë