Nga kontrolli i territorit te dominimi i karteleve të drogës, si po zgjerohet mafia shqiptare në Amerikën Latine
Nga Henry M. Rodríguez*, LA TERCERA *Doktor në Politika Publike nga Universiteti IEXE (Meksikë). Magjistër në Siguri Publike,...
Nga Henry M. Rodríguez*, LA TERCERA *Doktor në Politika Publike nga Universiteti IEXE (Meksikë). Magjistër në Siguri Publike,...
Një konflikt mes një kamarieri dhe dy vëllezërve në Velipojë ka përshkallëzuar, duke sjellë më pas ndër...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) i është drejtuar me një shkresë IEVP “Jordan Misja”, duke kërkuar informacion lidhur...
Prej pesë ditësh, zjarri vijon të përfshijë malin e Tërbunit në Pukë, duke shkaktuar dëme të mëdha n&eu...
Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë finalizuan operacionin e koduar “Partn...
Veprimet e fundit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) kanë marrë një kthesë të papritur, t...
Prej dy ditësh, aktiviteti gjyqësor është pezulluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të ...
Thellë në ujërat e Arktikut pranë arkipelagut të largët Svalbard këtë pranverë, aleatët e NATO-s kapën ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kritikuar ashpër Meksikën për atë që e cilësoi si masa të pamjaftueshme kund&...
Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 të mëngjesit të së die...
Një ngjarje sa komike aq edhe shqetësuese po ndodh këto ditë në kompleksin IBN, në zonën e ish Fushës së Aviacionit në Tiranë.
Në vend që Bashkia e Tiranës të kishte ndërhyrë për shtrimin e rrugës në shërbim të banorëve, ajo pritet të dërgojë fadromat për të prishur asfaltin e hedhur nga vetë banorët dhe ndërtuesi i kompleksit, me argumentin se rruga është shtruar pa leje.
Skyweb.al mëson se banorët e kompleksit janë njoftuar së fundmi se nesër mjetet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit do të shkojnë për të prishur segmentin e asfaltuar.
Banorë dhe pronarë biznesesh të zonës i thanë Skyweb.al se prej pesë vitesh i janë drejtuar Bashkisë së Tiranës me kërkesa për shtrimin e rrugës, por nuk kanë marrë zgjidhje.

Sipas banorëve, problemi nuk është vetëm estetik apo komoditeti i lëvizjes. Rruga e pashtruar prodhon pluhur të vazhdueshëm, sidomos në ditët e thata dhe kur kalojnë automjete.
Ky pluhur lidhet me grimcat PM10, të cilat janë grimca të imëta në ajër, më të vogla se 10 mikrometra, që vijnë nga pluhuri i rrugëve, ndërtimet, tymi, poleni dhe aktivitetet industriale.
Ekspozimi afatgjatë ndaj niveleve të larta të PM10 mund të shkaktojë kollë kronike, përkeqësim të astmës, bronkit, ulje të funksionit të mushkërive, irritim të rrugëve të frymëmarrjes, rritje të rrezikut për sëmundje të zemrës dhe mushkërive, si edhe infeksione më të shpeshta respiratore. Më të ndjeshëm janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me astmë apo sëmundje të zemrës.
Pikërisht për të shmangur baltën në dimër dhe pluhurin në verë, banorët thonë se vendosën të ndërhyjnë vetë, pasi kërkesat e tyre nuk morën përgjigje për vite me radhë.
Por ky veprim është konsideruar i paligjshëm nga institucionet vendore. Sipas të dhënave të siguruara nga Skyweb.al, IMT i ka vendosur pronarit të kompanisë edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja, me arsyetimin se rruga është shtruar pa leje.
Në thelb, banorët thonë se janë ndëshkuar sepse kanë bërë vetë atë që bashkia nuk e bëri për vite me radhë.
Rasti ngjan me një ngjarje të ndodhur disa muaj më parë në një fshat të Roskovecit, ku banorët u denoncuan pasi shtruan vetë rrugën e tyre. Në atë kohë, Zegjine Çaushi, sot deputete dhe atëherë funksionare në bashki, deklaronte se denoncimi ishte bërë për të kuptuar qëllimet e banorëve, pasi sipas saj mund të kishte edhe motive politike.
Edhe në rastin e kompleksit IBN, situata ngre të njëjtën pyetje: çfarë duhet të bëjnë qytetarët kur bashkia nuk u përgjigjet për vite me radhë?
Nëse presin, jetojnë mes baltës dhe pluhurit. Nëse ndërhyjnë vetë, përballen me gjoba dhe fadroma.
Kjo është një nga ato situata që tregojnë më qartë se si funksionon shpesh administrata vendore. Nuk ndërhyn kur qytetarët kërkojnë shërbim, por shfaqet menjëherë kur qytetarët përpiqen ta zgjidhin vetë problemin. /skyweb.al
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe pezullim të përkohshëm t...
Një konflikt që ka përfunduar në dhunë fizike ka ndodhur në mbledhjen e Bordit Drejtues të kompanisë “Finman shpk&...
Eshtë publikuar ditën e sotme nga mediat fotoja e Klodian Kallos, i dyshuari kryesor për plagosjen me armë zjarri një ditë m&eum...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitur në Gjykatën e Posaçme. Karçanaj është në ...
Kanë dalë para Gjykatës së Posaçme anëtarët e grupit të strukturuar kriminal drejtuar nga Igli Kamberi, që u ar...
Ngjarja tragjike e ndodhur në Ulqin ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe Mal të Zi. Viktima është identifikuar si Dila...
Aksidentet rrugore shënuan rritje të lehtë në katër muajt e parë të vitit, ndërsa të dhënat e prillit tregoj...
Këto ditë, me dhjetëra media në kontinentin e vjetër po raportojnë për skandalin e AKSHI-t dhe Diellës. Nga Gjermania ...
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Petri Bozon. Regjisori Petri Bozo përplasi për vde...
Apeli i Posaçëm liron nga qelia Bujar Abedinin, pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut. Vendimi u dha nga gjyqtare Ilirjana Olldashi,...