BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
TIRANË- Banka e Shqipërisë ka analizuar rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar, si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike. Sipas një publikimi të fundit të kërkimeve shkencore të bankës, Raporti i Vlerësimit të Ekspozimit të Sektorit Bankar ndaj Rreziqeve Klimatike (2024) analizon ekspozimin e sektorit bankar shqiptar ndaj rreziqeve klimatike, duke përfshirë rreziqet fizike dhe ato të tranzicionit.
Raporti përdor një metodologji të përparuar për të identifikuar sektorët dhe aktivitetet ekonomike më të prekura nga ndryshimet klimatike. Përmes analizës së treguesve të ndryshëm, raporti identifikon sfidat dhe mundësitë për sektorin bankar në përballimin e këtyre rreziqeve.
Ky raport është një hap i Rëndësishëm drejt përmirësimit të qëndrueshmërisë së sektorit financiar dhe përafrimit të tij me standardet ndërkombëtare të qëndrueshmërisë. Banka analizon rreziqet financiare të lidhura me klimën, duke parë në detaj kanalet përmes të cilave transmetohet ky rrezik.
“Bankat janë të ekspozuara ndaj rreziqeve financiare të lidhura me klimën, nëpërmjet dy kanaleve kryesore, rreziqeve fizike dhe rreziqeve të tranzicionit.
Rreziqet fizike burojnë drejtpërdrejt nga ndryshimet klimatike, ndërsa rreziqet e tranzicionit lindin nga reagimi – nga politikëbërësit, novatorët ose konsumatorët – për të parandaluar dhe/ose për të luftuar ndryshimet klimatike”, – thuhet në dokument.
Banka nënvizon se rreziqet fizike do të rriten, si në intensitet edhe në frekuencë, në Shqipëri gjatë viteve në vazhdim. Prandaj, sipas saj, identifikimi, matja dhe monitorimi i këtyre rreziqeve nga institucionet financiare do të jetë një aktivitet i pashmangshëm në vitet në vijim dhe për rrjedhojë, edhe përfshirja e tyre në veprimet e Bankës së Shqipërisë.
Por cilët janë sektorët që mund të preken nga ndryshimet klimatike e për rrjedhojë, kjo të transmetohet në efekt zinxhir edhe në sektorë të tjerë të lidhur me to?
Duke vërejtur profilin mjedisor dhe ekonomik të Shqipërisë, dhe projektimet, të cilat shfaqin një rrezik të shtuar të shpeshtësisë, intensitetit dhe paparashikueshmërisë së dëmeve natyrore dhe hidrometeorologjike (të tilla si: furtuna, përmbytje, valë të të nxehtit, zjarre), në Shqipëri identifikohen disa rreziqe ekonomike.
Këto rreziqe janë më së shumti të lidhura me ndikimin që kanë ndryshimet klimatike në sektorin bujqësor, energjetik, menaxhimin e burimeve ujore, transport dhe zonat bregdetare.
Rreziku klimatik ka gjasa të ushtrojë trysni edhe mbi shëndetin dhe rrjetet e mbrojtjes sociale”, – thuhet në strategji. Duke u ndalur më në detaj banka nënvizon se nga gjashtë sektorë, ai që ka ekspozim më të lartë në sektorin bankar është ndërtimi.
“Sektori i vetëm me ekspozimin më të konsiderueshëm për bankat shqiptare ndaj rrezikut tranzitor është sektori i “Ndërtimit” që përfshin ndërtesa për banim dhe biznes, aktivitetet qiradhënëse dhe pronat e patundshme. Pesha në ekspozimin total është rreth 15-19%, me një trend në rritje në kohë”, – vlerëson BSH.
Ndërkohë Industria nxjerrëse dhe përpunuese kanë një peshë 14-19% me një tendencë në rënie. Ekspozimi i “Bujqësisë”, që konsiderohet të jetë tepër i ndjeshëm ndaj klimës, është nën 2% dhe i qëndrueshëm në periudhën kohore të vrojtuar. Një tjetër sektor me ndjeshmëri të lartë ndaj klimës, sektori i “Transportit” është rreth 2-3% dhe i qëndrueshëm në periudhën kohore të vrojtuar./ Monitor
Finiq FINIQ- Forcat e emergjencave civile po vijojnë betejën me vatrat e zjarrit në disa zona në veri dhe jug të vendit. Për ...
Foto ilustruese TIRANË- Autoritetet tajlandeze po garojnë për të ndaluar rreth 100 kontejnerë transporti, të mbushura me...
Foto ilustruese TIRANË- Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie gjatë fundjavës. Sipas një v...
egli proga, denis mece POGRADEC- Një 42-vjeçar, u gjet i shtrirë në rrugë dhe humbi jetën rrugës për n...
LAPARDHA- Flakët kanë përfshirë pasditen e sotme lagjen Qoshkë në fshatin Lapardha 1. Zjarri ka rënë në ullishtet...
ITALI- Tre shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi po transportonin drogë nga Ekuadori. Gjithashtu 148 kg k...
SKOCI- Një shqiptar është paraqitur në gjykatë në lidhje me një rast të kultivimit të kanabisit në shka...
Zjarr TIRANË- Prej më shumë se 2 muajsh zjarret vazhdojnë të djegin në Shqipëri me mijëra hektarë pyje dhe kul...
Dhërmi DHËRMI- Një qytetarë ka shpalosur së fundmi problematikën e ujrave të zeza ku të cilat derdhen në ...
VORË- Një person është arrestuar në Vlorë. Mësohet se një 37-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bas...