AKTUALITET

Ndryshon struktura e eksportit, rriten shërbimet, bien mallrat

I.A Përditësimi i fundit 16 Tetor 2024, 14:41

Ndryshon struktura e eksportit, rriten shërbimet, bien mallrat

TIRANË- Në vitin 2023 eksportet e mallrave në Shqipëri ishin sa 8.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) duke shënuar ulje nga niveli 10.8% i PBB-së në vitin 2022. Në anën tjetër eksportet e shërbimeve  arritën në 31 % të PBB-së në vitin 2023 nga 26.6 për qind që ishin në vitin 2022, sipas të dhënave të Eurostat.

Nga viti 2020 eksportet e shërbimeve kanë pësuar një rritje të shpejtë me 15 pikë % të PBB-së, ndërsa eksportet e mallrave me u rriten me vetëm 2.6% të PBB-së (shiko grafikun bashkëngjitur), teksa janë në trend renës.

Eksportet e shërbimeve po nxiten nga zhvillimet në sektorin e turizmit. Pas pandemisë Shqipëria u shndërrua në një destinacion të preferuar nga të huajt, duke bërë që gjithnjë e më shumë valutë e huaj të hyjë nga ofrimi i shërbimeve turistike se sa nga shitja e mallrave jashtë vendit.

Sipas Eurostat Shqipëria renditet në pesë vendet e Europës me kontributin më të ulët të eksportit të mallrave në Raport me PBB, ndërsa renditët në grupin e 6 vendeve ku eksporti i shërbimeve ka një kontribut të lartë në % të PBB-së.

Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit 2023, rezulton se të ardhurat nga turizmi arritën vlerën e 4,2 miliardë lekëve, me rritje 48 %, krahasuar me vitin 2022. Nga ana tjetër në vitin 2023 eksportet e mallrave janë 440 miliard lekë, duke u ulur 9,5 % krahasuar me vitin 2022.

Kjo tendencë ka vijuar edhe në vitin 2024, ku numri i vizitoreve të huaj ka qenë mesatarisht 30% më i lartë dhe nga ana tjetër eksportet e mallrave ka  shënuar rënie më tej. Në tetë-mujorin 2024  eksportet e mallrave arritën vlerën 255 mld lekë, duke u ulur me -14,9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023 sipas të dhënave zyrtare.

Vitin e kaluar, ekonomia përshpejtoi zhvendosjen nga sektori i prodhimit te shërbimet. Rënia e Euros, rritja e pagës minimale, kërkesa e dobët nga jashtë po çojnë në faliment shumë fabrika, teksa ekonomia jonë po rrit varësinë nga importet.

Në vitin 2023 por edhe këtë vit sektori i industrisë është më rënie, nga ana tjetër, u vu re një rritje e sektorit të shërbimeve për shkak të fluksit të lartë të turistëve.

Vitin e kaluar ekonomia e vendit u rrit me 3.5% ku sektori i shërbimeve kontribuoi me 2.6 pikë % për shkak të zhvillimeve pozitive në turizëm. Por ekspertë të ekonomisë dhe bizneset mendojnë se orientimi i ekonomisë nga prodhimi te shërbimet nuk është një hap i sigurt dhe i qëndrueshëm.

Tregu i prodhimeve është i qëndrueshëm, me normë shumë të lartë vlerësimi, ndërsa tregu i shërbimeve, edhe për shkak të avancimit teknologjik e shoqëror është i paqëndrueshëm, me norma shumë të larta zhvlerësimi./Monitor.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë