Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
Por skandalet e kësaj afere nuk përfundojnë këtu. Gjatë investigimit, PLUG gjeti një tjetër kompani nënkontraktore e cila ka kryer një ndër proceset më thelbësore: gërmimin për hapjen e tunelit.
Sipas faqes zyrtare të kësaj kompanie, ajo ka filluar punimet e gërmimit në nëntor të vitit 2021:
“Punimet e gërmimit kanë qenë një aspekt kritik i këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor. Gërmimi i tunelit ka pasur për qëllim krijimin e një kalimi të qëndrueshëm dhe të sigurt për automjetet, duke përfshirë hapjen e një rruge të re që kalon përmes malit dhe përshpejton procesin e udhëtimit. Ky tunel, me përfundimin e tij, pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të ndihmojë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në rajon.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe formacioneve gjeologjike komplekse, gërmimi ka kërkuar përdorimin e teknologjive dhe metodave të avancuara për të siguruar qëndrueshmërinë e strukturës dhe sigurinë e punëtorëve dhe përdoruesve të ardhshëm. Përfundimi i suksesshëm i fazës së gërmimit është një hap kyç drejt realizimit të plotë të këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturore.’’
Sipas deklaratës, gërmimi ka qenë i vështirë dhe janë përdorur teknologji të avancuara. Po kush është VIA Construction, që paska kryer punimet thuajse më të vështira – të paktën në letra?
Sipas ekstraktit të QKB-së, ajo është themeluar në qershor të vitit 2021, me emrin ISH TRANS, me seli në Kashar. Aksioner i vetëm themelues është Arbri Iljas Shuli, i datëlindjes 1991. Në mars të vitit 2021, rezulton se ky shtetas ishte i punësuar si agjent shitjeje me pagë 30.000 lekë pranë kompanisë Trust Distribution.
Në shkurt të vitit 2022, kompania ndryshon emrin në VIA Construction dhe adresën nga Kashar në Pallati Gener 2, pranë Zogut të Zi. Deri në qershor të vitit 2022 shtohen disa mjete të tonazhit të rëndë dhe emërohet si administrator shtetasi Erion Bakiu, i cili rezulton i punësuar si shofer kamioni pranë kompanisë Laerti Trans.
Faturimi për vitin 2022 është 168.000.000 lekë, me një fitim bruto 102.000.000, me një normë fitimi mbi 50%.
Faturimi për vitin 2023 është 178.000.000 lekë, me një fitim bruto 51.000.000 lekë.
Ndërsa për vitin 2024, faturimi shkon në shifra rekord 382.000.000 lekë, me një fitim bruto 169.000.000 lekë.
Pra, thënë më thjeshtë për shikuesit: një 30-vjeçar “gjení”, nga agjent shitjeje me pagë 300 euro, lë punën dhe themelon një kompani, e cila që në muajt e parë të operimit i siguron atij një xhiro prej 1.7 milionë euro dhe për tre vite mbi 7.5 milionë euro.
Në këtë rast, SPAK duhet të sqarojë nëse 7.5 milionë euro nga paratë e shqiptarëve përfunduan në duart e një gjeniu që sapo krijoi kompaninë fitoi 7.5 milionë euro, apo Arbri Shuli është prestanomë i një kompanie që është përdorur nga “elefantët” e korrupsionit për fatura fiktive.
Ajo që bie në sy është se skema është e njëjtë si në çdo koncesion:
fillimisht bëjmë një procedurë fiktive dhe korruptive, më pas fillojmë ndërtimin pa leje, dhe në fund krijojmë një skemë fiktive dhe evazioni për të nxjerrë paratë nëpërmjet sistemit bankar dhe për të justifikuar vlerën e lartë të tenderit.
Pjesë e paketës fiskale për vitin 2026 do të jetë edhe ndryshimi i ligjit të taksës së ndikimit në infrastruktur&...
Prokuroria e Antverpws njoftoi se ka arrestuar 16 persona në kuadër të një hetimi për një organizatë kriminale që dyshoh...
Ai po shpërndante ushqim për kafshët në një fermë bagëtish kur këmba e tij e majtë u bllokua brenda makinerive. T&...
Një automjet u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme brenda tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvin&eum...
Një automjet ka marrë flakë në rrethana ende të paqarta brenda tunelit në rrugën Kardhiq–Delvinë. Ngjarja ka shka...
Oficerët e Policisë Kombëtare spanjolle kanë shkatërruar një grup kriminal me origjinë shqiptare të dedikuar për ku...
Një 30-vjeçar nga Bathorja përfundoi i plagosur me armë zjarri në spital mbrëmjen e sotme. Elvis Visha u qëllua në pje...
Një operacion i zhvilluar në disa qytete ka zbuluar një skemë të gjerë evazioni fiskal dhe kontrabande të sasive të m&eu...
Një vendim i çuditshëm dhe me nota të forta komike i Gjykatës Administrative të Tiranës ka rikthyer sërish në tre...
Të tjera biseda midis ministres së Infrastrukturës, Belinda Ballukut dhe ish-drejtorit të ARRSH Evis Berberi për çështjen e...