AKTUALITET

Nga kontratat e “rreme” të qirasë tek ankimi i Komisionerit dhe…/ Adriana Kalaja: Ja provat që fundosin Irena Gjokën

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2026, 18:46
Nga kontratat e “rreme” të qirasë tek ankimi i

Avokatja Adriana Kalaja ka bërë publike një sërë akuzash të rënda ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, duke prezantuar dhjetëra dokumente që, sipas saj, provojnë falsifikime, fshehje pasurie dhe manipulim të procesit të vetingut. E ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, Kalaja, bëri publike 29 dosje me materiale kompromentuese për gjyqtaren.

Sipas saj, institucionet e reformës në drejtësi, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), kanë pasur dijeni për problemet e shumta në dosjen e gjyqtares Gjoka, teksa Kalaja theksoi gjithashtu se ka dërguar 42 shkresa zyrtare drejt institucioneve si SPAK, ILD, Prokuroria e Përgjithshme dhe KLGJ.Një nga provat kryesore të paraqitura ishte një dokument i vitit 2019, i cili konfirmonte se KLGJ-ja ishte në dijeni të një vendimi shkarkimi për gjyqtaren Gjoka (e njohur atëherë me mbiemrin Maneku) që në vitin 1996, me dekret të ish-Presidentit Sali Berisha. Ky fakt, i padeklaruar gjatë procesit të vetingut, do të duhej të çonte në shkarkimin e saj, siç ndodhi me rastin e anëtarit të KPA-së, Luan Daci.

Në qendër të akuzave qëndron një kontratë qiraje e vitit 1996, e cila sipas Kalasë është përdorur për të justifikuar rreth 80 milionë lekë pasuri gjatë vetingut. Kalaja pretendon se kontrata është e falsifikuar, pasi është shkruar me kompjuter në programin “Ëord”, teknologji që sipas saj nuk ishte e përhapur në Shqipëri në atë kohë. Për më tepër, dokumentet tatimore tregojnë se asnjëri prej palëve të përfshira në kontratë nuk kishte deklaruar të ardhura nga ky aktivitet biznesi, madje vëllezërit e gjyqtares, që figuronin si qiramarrës, në atë periudhë jetonin dhe punonin në Greqi.

Një tjetër pikë e rëndë e denoncimit lidhet me fshehjen e dëbimeve nga shteti grek dhe problemeve penale. Avokatja paraqiti vendime gjykatash administrative greke dhe një prokurë të vitit 2003, ku Irena Gjoka autorizonte një avokat për ta përfaqësuar, duke hedhur poshtë pretendimin e saj për mungesë dijenie. Në të njëjtën prokurë, ajo i referohet Stefan Aqit si “bashkëshorti im”, ndërkohë që certifikata e martesës daton në vitin 2006, çka përbën një tjetër pretendim për falsifikim në deklarime.

Kalaja hodhi dyshime të forta edhe mbi manipulimin e ankimimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të KPK-së për Gjokën. Sipas saj, dokumenti origjinal i ankimimit ishte 17 faqe dhe përmbante analiza të detajuara për “abuzimet e tmerrshme”, por në arkivat zyrtare sot gjenden vetëm 4 faqe. Ky fakt, sipas saj, është edhe më problematik duke qenë se Komisioneri Publik që e ka hartuar ankimimin ka ndërruar jetë dhe nuk mund të dëshmojë më.

Kalaja shprehet se gjyqtarja Gjoka është “përzgjedhur” për çështje të rëndësishme politike, si ajo ndaj ish-kryeministrit Berisha, pikërisht sepse e kaluara e saj e bën atë të shantazhueshme.

Kontrata e 96-ës është bërë me kompjuter, me Word. Nuk ekzistonte Wordi më 96-ën. Pra, këto prova ia kemi çuar ne, dhe SPAK-ut, dhe prokurorisë së përgjithshme, dhe KLGJ-së, dhe ILD-së. Sigurisht, po ne kemi pasur prova në tryezë. Hajde të marrim këto çfarë ka ndodhur këtu. Pra, pse them unë që është përzgjedhur Irena? Nuk është e rastësishme kalimi i vetingut. Pra, është e pamundur të imagjinosh që KLGJ-ja ka qenë vetë në pamundësi për të vendosur dhe për ta pasuar tek ILD-ja. Atëherë, ja, kontrata e qerasë këtu, ndërsa këtu është certifikata e martesës. Shikojeni vetë, është në 2006-ën. Pra këtu i thotë avokatit jam me bashkëshortin. Po. Këtu kishte grua tjetër ky bashkëshorti. Pra nuk kanë qenë në bashkëjetesë e ligjshme. Ndërkohë që ato të dyja i vendosim dhe njëherë, ato janë të datës, çfarë date janë.

Se çfarë bëjnë tani vëllezërit e Irenës, atëherë të fokusohemi vetëm te kontrata e qerasë. Po. Falsifikimi i parë është njëherë që kjo kontrata e qerasë është bërë me makinë... Po më the. Duhet të ishte bërë me makinë shkrimi, po është bërë me Word. Dhe tani çfarë ndodh? Nëpërmjet kësaj kontrate qiraje, justifikohen rreth 80 milionë lekë që Irena me disa mbiemra kalon vetingun shkallën e parë, po. Se do të them pastaj çfarë ka ndodh në shkallën e dytë. Sepse thotë, këto lekë bashkëshorti im aktual, Stefanaqi, i ka marrë nëpërmjet të ardhurave nga qiraja që ka bërë kontratën me vëllezërit e mi. E kemi diskutuar dhe njëherë në studio. Po, patjetër. Ditën që unë kam bërë kallëzim penal, jo më kot, unë kam bërë kallëzim penal. Ja po ta shikoni, është lehtësisht e verifikueshme. Prova që i ka dhe KLGJ-ja dhe SPAK-u. Janë tre komisionerët e KPK-së. Sepse ndërkohë që është bërë ky falsifikimi, po, ka ndodh dhe një falsifikim tjetër. Më 2019-ën, jo vetëm Irena me disa mbiemra ka refuzuar të deklarojë këto problematikat penale dhe të dëbimeve me shtetin grek, por ka refuzuar të deklarojë dhe të vërtetën në lidhje me të ardhurat.

Dhe çfarë ka bërë? Për kontratën e 96-ës, ngrihet dhe paguan tatim ëhë, mbi, në burim, dhe në 2019-ën, me pagesën e tatimit në burim, shkon dhe kalon vetingun e shkallës së parë. Ndërkohë që kolegët e vet janë shkarkuar për 500 mijë lekë të vjetra, jo për 80 milionë të pajustifikuara. Tani të vijmë tek dijenia e komisionerëve. Pse e kaluan komisionerët? Po, duke e ditur të gjitha këto shkelje. Se ne e kapëm, ne e kapëm me një shikim çfarë problemi ka kjo kontratë. Datë 18 Nëntor 2019. Kjo është shkresa që Drejtoria Rajonale Tatimore Fier i kthen KPK-së. Dhe i thotë, e para, Stefanaqi është e vërtetë thotë që ka pas licencë thotë, por lokalin, por thotë nuk ka asnjë deklarim për të ardhurat, për qiratë, për tjetrën, për tjetrën. Ja ku është. Nuk ka asnjë deklarim nga 96-a deri në 2001-shin. Tani të vijmë te vëllai. Është njeri nga vëllezërit. Thotë, vëllai, ka licencë më 94-ën për shofer kamioni. Po. Si e kanë punuar këto biznesin e lokalit, kur këto të dy gjoja ishin qiramarrës dhe qiradhënësi ishte, ndërkohë që po kështu, KPK-ja ka dijeni të plotë që në këtë periudhë vëllezërit e Irenës me disa mbiemra kanë punuar dhe jetuar në Greqi, sepse është po vetë Irena që justifikon dhe huatë që i merr vëllezërve.

Pashë në media që flitej se është zhdukur ankimimi i komisionerit publik për Irenën me disa mbiemra. Jo më shumë se disa ditë. Unë e kam thënë gjithmonë, prandaj bëra atë historinë e 29 dosjeve. Po. Unë i kam thënë gjithmonë që çfarëdo që të bëjnë... Gjurmët mbeten. Kjo është sipas KPA-së, tani fillon falsifikimi tjetër. Këto janë thotë kundërshtimet që ka bërë komisioneri publik. Çfarë kanë bërë tani? Kanë falsifikuar dhe vendimin, sepse ka ndodhur një problem, me të ndjerin, se unë nuk dua tani ta përmend, komisioneri publik ka ndërruar jetë. Pra ne nuk kemi më një njeri të gjallë që ne ta pyesim se pse janë falsifikuar dhe pse është zhdukur ankimimi. Është zhdukur nga KLGJ-ja, është zhdukur nga KPA-ja, po jo nga arkiva ime. Atëherë ja ku është ankimimi. Tani, aty janë katër fletë. Po. Po ta shikoni, këtu janë 17 fletë ankimim që bën ish-komisioneri publik dhe duke rreshtuar të gjithë argumentet...

Po, sepse ajo është në, po ta hapni në Google është komisioni. Atëherë, janë të gjitha argumentat. Thotë për shembull po ngre një argument, atë që kundërshton dhe kontratën e qerasë. Thotë i ka dhënë kaq para borxh vëllait të motrës. Domethënë ai që kishte marrë me qera dyqanin, përveç se jetonte dhe punonte në Greqi, dhe sipas analizës kosto së komisionerit, thotë që vëllait të Irena Gjokës Spata Manekut nuk i dilte llogaria që t'i jepte para borxh. Po. Por me këto kontrata fiktive ka kaluar vetingun në shkallën e parë. Dhe me këto kontrata dhe me këto krime që janë bërë në dosje, u dha urdhër se tha Edi Rama, ku kam unë më njeri adapt për ta përdorur, sepse shantazhohet lehtësisht me to. Jo, ju kam thënë në emisionin e fundit, e mbani mend që më thatë, më thatë kërcënimet direkte apo indirekte?. Ju kam thënë në çdo lloj forme. Janë 29 dosje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë