AKTUALITET

Nga Kurum te porti i Durrësit, si mbetjet toksike “shpartalluan” institucionet përgjegjëse

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 18:16
Nga Kurum te porti i Durrësit, si mbetjet toksike

Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të bujshëm në portin e Durrësit, Prokuroria konfirmoi më 24 dhjetor 2025 se konteinerët mbartnin mbi 2800 ton mbetje të rrezikshme me origjinë nga furnaltat e kompanisë “Kurum International”, duke dokumentuar me gjasë krimin më të rëndë mjedisor të dekadave të fundit në Shqipëri.

Sipas rezultateve të ekspertimit të kryer në Itali, mbetjet i përkasin kategorisë së pluhurit të furrës elektrike me qark – EAFD; të klasifikuara si të rrezikshme nga legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar dhe me përmbajtje shumë të lartë të zinkut dhe hekurit, të shoqëruara me plumb, bakër, mangan, kalium, kalcium dhe squfur.

Kontrabandimi i mbetjeve drejt Tajlandës në korrik të vitit 2024 shkaktoi një alarm ndërkombëtar, pasi organizata mjedisore “Basel Action Network” e akuzoi Shqipërinë se po shkelte konventat ndërkombëtare për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme.

Mbërritja e akt-ekspertimit të mbetjeve nga Italia ishte prova e fundit e një serie veprimesh hetimore të kryera nga Prokuroria e Durrësit, e cila kërkoi në gjykatë 33 masa sigurie për drejtuesit e kompanisë turke “Kurum”, drejtuesit e kompanisë eksportuese “Sokolaj” si dhe zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, drejtorisë së Doganave në Durrës si dhe punonjësit e disa kompanive të tjera të akuzuara për shkelje të legjislacionit mbi trajtimin e mbetjeve.

Sipas vendimit për masa sigurie që BIRN e disponon, eksportimi i 102 konteinerëve drejt Tajlandës në korrik të vitit 2024 tregoi se i gjithë zinxhiri mjedisor për monitorimin dhe trajtimin e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri nuk funksionin – ndërkohë që kompani private dhe zyrtarë publikë akuzohen se janë përfshirë në aktivitet të paligjshëm.

Në qendër të skemës qëndrojnë kompanitë “Kurum” dhe “Sokolaj” shpk, të cilat edhe pse ishin në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve, akuzohen se kanë kryer falsifikime dhe veprime të tjera për të fshehur llojin e vërtetë të mbetjeve, duke shmangur detyrimet ligjore vendase dhe ndërkombëtare për trajtimin e tyre.

Përveç ngarkesës së bllokuar pas alarmit të ngritur nga organizata “Basel Action Network”, hetimi ka zbuluar se kompania “Sokolaj” kishte kryer edhe tre ekporte të tjera të mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës në periudhën nëntor 2023- korrik 2024.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Durrësit vendosi 33 masa sigurie për skandalin e kontrabandimit të mbetjeve të rrezikshme, mes të cilave 26 masa „arrest me burg” dhe 7 masa të „arrestit në shtëpi”.

Ndaj administratorit të kompanisë „Kurum International” Erdal Demir dhe shtatë drejtuesve të tjerë u vendosën masat e arrestit me burg për veprat penale të kontrabandës me mallra të ndaluara ose të kufizuara, falsifikimit të dokumenteve, menaxhimit të mbetjeve si dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Me të njëjtat akuza u vendosën masa arresti me burg për pronaren e kompanisë Sokolaj, Gjovana Sokolaj, ish-administratoren Oliziana Pemati dhe administratorin e një kompanie kroate, Doni Sokolaj.

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani, drejtoresha aktuale Marjeta Përlala dhe shtatë zyrtarë të tjerë të kësaj agjencie akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me dështimin e mbikëqyrjes dhe monitorimit të lejeve mjedisore ndaj kompanisë „Kurum” dhe kompanive të tjera të përfshira.

Ndaj Dollanit dhe Përlalës u vendosën masat e arrestit shtëpiak.

Nën akuzë për këtë çështje janë edhe drejtuesit e kompanisë koncesionare të terminalit lindor të portit të Durrësit, EMS Albanian Port Operator, pesë nëpunës të Doganës së Durrësit, dy inspektorë të Autoritetit Portual si dhe drejtues të disa kompanive të tjera.

Biznesi me mbetjet e rrezikshme

Kompania turke “Kurum International” operon në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit që prej vitit 1998 dhe është furnizues i rëndësishëm rajonal i shufrave të hekurit për ndërtim.

Për të reduktuar ndotjen e shkaktuar nga industria, Kurum ka instaluar prej vitit 2010 një sistem  filtrash për kapjen e mbetjeve të hirit nga trajtimi i gazeve të oxhakut në ish-Kombinatin Metalurgjik. Sipas deklaratave të vetmonitorimit mjedisor të kompanisë, ajo prodhon mijëra ton mbetje të rrezikshme të hirit të oxhakut çdo vit.

Sipas hetimit të kryer nga prokuroret Mediana Meta dhe Suela Beluli, kompania “Kurum” ka shkelur legjislacionin dhe lejet mjedisore jo vetëm në trajtimin e tonelatave të hirit të oxhaqeve të çelikut, por edhe në trajtimin e mbetjeve të tjera jo të rrezikshme si për shembull skorjet.

Ortakëria mes kompanive “Kurum” dhe “Sokolaj” dokumentohet të ketë filluar që në vitin 2022, kohë kur “Sokolaj” dorëzoi një aplikim pranë Ministrisë së Mjedisit për t’u pajisur me autorizim eksporti.

Sipas aplikimit, Sokolaj angazhohej që të blinte deri në 50 mijë ton mbetje nga Kurum deri në vitin 2029, për t’i eksportuar ato drejt Tajlandës.

Pas refuzimit të autorizimit nga Ministria e Mjedisit, dy kompanitë vunë në lëvizje një plan për eksportimin e tyre në mënyrë të paligjshme.

“Mosdhënia e autorizimit nga Ministria e Mjedisit për të eksportuar këtë lloj mbetje ka bërë që shoqëria Sokolaj dhe Kurum t’i eksportojnë këto mbetje në kundërshtim me ligjin, pa autorizimin përkatës dhe duke fshehur natyrën e vërtetë të mbetjes në aktet shkresore…,” thuhet në vendimin e gjykatës.

Hetimi zbulon se dy kompanitë i hapën rrugën kontrabandimit të mbetjeve të rrezikshme përmes falsifikimit të klasifikimit të tyre; ato u përshkruan në dokumente herë si oksid hekuri dhe herë si oksid zinku, të pashoqëruara me kodin e tyre.

Më 1 gusht 2023, mes kompanisë “Kurum” dhe asaj “Sokolaj” është nënshkruar një kontratë shitblerje për produktin me përshkrim Oksid Hekuri, me një çmim të ndryshueshëm sipas bursës. Sipas kontratës, kompania Kurum merr përsipër dorëzimin e mallit në Portin e Durrësit për një periudhë 1-vjeçare, së bashku me faturën dhe certifikatën e analizës.

Kontrata është konfirmuar edhe nga kompania GS Minerals d.o.o me seli në Kroaci, e kontrolluar gjithashtu nga familja Sokolaj dhe është depozituar nga Kurum në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.

Mbi bazën e kësaj kontrate, Kurum ka lëshuar dy fatura tatimore; e para më 3 tetor 2023 me përshkrimin “Oksid zinku (në thasë) me sasi 2 mijë ton dhe e dyta me datë 16 nëntor 2023 me përshkrimin Oksid Hekuri në sasinë 852,740 kilogramë. Më pas, Kurum ka lëshuar një faturë korrigjuese jashtë sistemit të fiskalizimit për sasinë 2 mijë ton, duke e ndryshuar përshkrimin e produktit nga Oksid Zinku në Oksid Hekuri.

Sipas Prokurorisë, produkti nuk ishte në të vërtetë as Oksid Hekuri dhe as Oksid Zinku, por një përbërje kimike e karakterizuar nga përmbajtje të larta të zinkut dhe hekurit… në nivele tipike të pluhurit të furrës elektrike të çelikut (EAF dust) – e klasifikuar si mbetje e rrezikshme.

Manipulimet kanë vazhduar sipas Prokurorisë edhe pasi mbetjet i janë shitur kompanisë GS Minerals d.o.o, e cila nga ana e saj i ka shitur ato te dy kompani offshore të regjistruara në Hong Kong dhe Singapor.

Për shkeljet e mësipërme, Prokuroria akuzon administratorin e Kurum, Erdal Demir, i cili në bashkëpunim me Gjovana Sokolajn kanë kryer veprat penale të kontrabandës me mallra të ndaluar, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Përveç eksportit të paligjshëm, Prokuroria pretendon se mes kompanive Kurum, Sokolaj dhe GS Minerals d.o.o ka funksionuar gjithashtu një skemë e pastrimit të parave me burim aktivitetin e kontrabandës.

Kompania “Kurum” ka përfituar para nga shitja e tonelatave të mbetjeve të rrezikshme, kur në të vërtetë duhej të shpenzonte para për asgjësimin e tyre në përputhje me ligjin.

Ndërkohë, kompania “Sokolaj” i ka blerë mbetjet për 75 mijë dollarë nga kompania “Kurum” dhe ka fituar mbi 242 mijë dollarë duke ia shitur ato kompanisë GS Minerals d.o.o në Kroaci, të cilën e kontrollonte po vetë. Ndërkohë, mbetjet janë shitur nga GS Minerals me pothuajse të njëjtin çmim që Sokolaj ia ka blerë kompanisë “Kurum”.

“Sa më sipër, duke qenë se shoqëria GS Minerals zotërohet nga të njëjtët persona, krijohet dyshimi i arsyeshëm se kjo shoqëri është krijuar jo vetëm për të mbuluar procesin e eksportit të mbetjeve të rrezikshme me të tretët, por edhe për të mbuluar origjinën e të ardhurave të pajustifikuara,” thuhet në dokument.

Përveç transaksionit të kryer me kompaninë Sokolaj, Prokuroria e Durrësit e akuzon kompaninë Kurum edhe për shkelje të tjera mjedisore, të cilat lidhen me transferimin e një sasie të madhe mbetjesh të rrezikshme drejt kompanisë “Alliance Resource” dhe trajtimin e skorjeve përmes kompanisë Bajrami N.

Sipas Prokurorisë, shoqëria Alliance Resource nuk disponon kushtet e nevojshme për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme dhe as kapacitete për të trajtuar sasitë e stërmëdha që i kishte transferuar Kurum, ndërkohë që kompania tjetër, Bajrami N, “nuk disponon leje për përpunimin dhe trajtimin e skorjeve”, të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Përgjegjësia shtetërore

Gjatë hetimit të skandalit me mbetje të rrezikshme, Prokuroria e Durrësit pretendon se ka zbuluar shkelje të ligjit dhe shpërdorim detyre nga drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, AKM, nga punonjës të Doganave, të Autoritetit Portual Durrës si dhe nga kompania koncesionare që menaxhon terminalin lindor, EMS Albanian Port Operator.

Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën e AKM, Arta Dollani, drejtoreshën aktuale, Marjeta Përlala si dhe pesë zyrtarë të tjerë të këtij institucioni për shkelje në ushtrimin e detyrës si institucion mbikëqyrës dhe përgjegjës për respektimin e kritereve të sigurisë në fushën e mjedisit.

Sipas hetimit, AKM nuk ka kryer inspektime në përputhje me ligjin pranë shoqërive Kurum International, Alliance Resorce, Sokolaj dhe ESM APO, duke i hapur rrugën grumbullimit, transportimit dhe kontrabandimit të mbetjeve të rrezikshme të kodit 10 02 07*.

“Rezulton se AKM nuk ka kryer inspektime periodike tematike, por vetëm inspektime vjetore të përgjithshme, në të cilat gjithashtu evidentohen shkelje mbi rezultatet e inspektimit,” thuhet në kërkesën për masën e sigurisë.

Sipas Prokurorisë, AKM është gjithashtu përgjegjëse se nuk ka monitoruar cilësinë e vetëmonitorimeve të kompanive private, të cilat i kanë kryer ato fiktivisht dhe në shkelje të detyrimeve të diktuara nga ligji.

Një tjetër hallkë problematike në zinxhir është Drejtoria Doganore e Durrësit, e cila sipas Prokurorisë i ka trajtuar praktikat në kundërshtim me ligjin, duke lejuar eksportimin e mbetjeve të rrezikshme.

Sipas hetimit, mbetjet e rrezikshme janë depozituar nga kompania “Kurum” në terminalin lindor të portit të Durrësit, i operuar nga kompania koncesionare EMS Albania Port Operator, edhe pse kjo e fundit nuk ishte pajisur me leje mjedisore për pranimin e tyre.

Kompania EMS APO i ka dhënë kompanisë Sokolaj hapësirë për depozitimin e mbetjeve në portin e Durrësit, përmes disa kontratave të qirasë të lidhura me kompaninë GS Minerals d.o.o.

Kompania koncesionare kishte gjithashtu detyrimin që të raportonte periodikisht mbi llojin e mbetjeve që depozitonte, por nuk e ka përmbushur atë, shkruan Birn. 

“Në rastin objekt hetimi, EMS APO ka pranuar në të paktën 4 raste të grumbullojë mbetje të rrezikshme, pa kryer asnjë lloj verifikimi dhe pa pasur asnjë mekanizëm sigurie për të shmangur efektet e dëmshme në mjedis dhe në shëndet,” thuhet në vendimin e gjykatës. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë