AKTUALITET

Nga qershori, grumbulluesit do ulin me 15% çmimin e blerjes së qumështit të lopës dhe deles nga blegtorët; Pritet rënia e tufave

n.f Përditësimi i fundit 4 Qershor 2024, 07:29
Nga qershori, grumbulluesit do ulin me 15% çmimin e blerjes së
Foto ilustruese

TIRANË- Nga muaji qershor, blegtorët e fermave të vogla në Lushnjë dhe Fier janë lajmëruar për një rënie tjetër të çmimit të qumështit të lopës dhe të deles, që u grumbullohet nga fabrikat e përpunimit. Sipas blegtorëve të zonës së Myzeqesë, qumështi i lopës nga fermat e mëdha dhe të mesme po grumbullohet me çmim 65 deri në 67 lekë pa TVSH për litër nga 78 lekë pa TVSH që ishte më parë. Ndërsa nga fermat e vogla, qumështi po grumbullohet me çmim 60 lekë pa TVSH për litër.

Blegtorët e fermave të vogla pohuan se nga muaji qershor janë lajmëruar nga grumbulluesit se qumështi i lopës do t’u blihet me 55 lekë për litër pa TVSH apo 15% më pak sesa shitet. Rënie e çmimit është lajmëruar edhe për qumështin e deles, nga 120 lekë për litër pa TVSH që shitet aktualisht, çmimi pritet të bjerë në 100 lekë për litër pa TVSH apo 16% më pak.

Rënie e çmimeve të qumështit është lajmëruar edhe nga grumbulluesit e zonës së Korçës, sipas Taulant Pupës drejtuesit të fabrikës së përpunimit të qumështit “Vita 2001” në Nizhavec të Pogradecit.

“Është lajmëruar për një rënie të çmimit të qumështit të lopës nga 60 lekë në 57 lekë për litër pa TVSH, të deles nga 140 në 130 lekë për litër pa TVSH, dhe të dhisë nga 90 lekë në 80 lekë për litër pa TVSH ”, tha ai.

Ervin Resuli ekspert i bujqësisë pohon se çmimi i grumbullimit të qumështit të lopës 55 lekë për litër është i barabartë me koston ushqyese të kafshëve. Sipas tij në ditë vetëm për ushqimin e një lopë fermeri shpenzon 1,200 deri 1,300 lekë, ndërsa fitimi neto, pa përfshirë kostot e fermerit për mbajtjen e fermës dhe shlyerjen e kredive, llogaritet të arrijnë deri 3 euro në ditë apo rreth 1 mijë euro në vit.

Ervin Resuli parashikon se rënia e çmimit të qumështit veçanërisht të të imtave do të sjellë tkurrje të tufave të bagëtive dhe falimentime te blegtorët.

“Në 2023 kur qumështi i të imtave i prodhuar nga fermeri u shit me çmime të larta prej 120 deri 180 lekë, shtoi numrin e krerëve të të imtave, pasi për fermerin ishte e leverdishme mbajtja e bagëtive. Për vitin 2024 kemi rënie të çmimit të qumështit të të imtave, por kemi edhe tkurrje të tufave të të imtave. Nëse fermeri e shet qumështin e deles apo të dhisë nën 140 lekë për litër, për të falimentimi është i garantuar”, nënvizon Resuli.

Në muajin prill për shkak të konfliktit me çmimet nga fabrikat nuk u ble qumësht te fermat e mëdha dhe të mesme. Të vetmit që shisnin qumësht me çmim 60 lekë pa TVSH për litër ishin fermat e vogla.

Ulja e çmimit të shitjes detyroi blegtorët të dalin dy herë në protestë, në mbrojtje të prodhimit tyre, duke kërkuar më tepër subvencione nga shteti shqiptar. Pavarësisht uljeve të herëpashershme të çmimit, drejtuesit e fabrikave përpunuese pohojnë se çmimi i qumështit të lopës së prodhuar në vend është 38 cent për litër më i shtrenjtë sesa qumështi i importuar si lëndë e parë, nga Sllovenia, Serbia apo Hungaria, dukë përfshirë taksat dhe kostot e transportit.

Si për ekspertët dhe përpunuesit arsyeja kryesore e kostos së lartë të prodhimit vendas mbeten subvencionet e ulëta në vend krahasuar me rajonin.

Marrë nga Monitor

qumesht blegtore cmim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë