Boçi: Përgjimi i Ahmetajt fundos Ramën, SPAK të nisë hetimet
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...

Në vitin 2014, çmimet në Shqipëri, të llogaritura sipas standardit të fuqisë blerëse, ishin sa gjysma e mesatares së Bashkimit Europian.
Në vite, çmimet u rritën me ritme shumë më të shpejta sesa të ardhurat dhe në 2025-n, ky tregues arriti në 72.6%, niveli më i lartë rekord i raportuar ndonjëherë, sipas të dhënave të Eurostat të përpunuar nga Monitor. Shifrat pritet të publikohen sot nga Eurostat.
Treguesi i Eurostat nuk mat çmimet në terma nominalë, por indeksin e nivelit të çmimeve sipas barazisë së fuqisë blerëse (Purchasing Poëer Parities – PPP). Ky tregues krahason sa kushton e njëjta shportë mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme, duke eliminuar efektin e kursit të këmbimit dhe diferencave në nivelin e të ardhurave. Një nivel mbi 100 tregon se çmimet janë më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, ndërsa një nivel nën 100 tregon se ato janë më të ulëta.
E thënë më thjesht, ndërsa në vitin 2014 për të njëjtat produkte që në vendet e BE-së duheshin 100 euro, në Shqipëri duheshin 50 euro. ndërsa në 2025-n, për 100 euro produkte të BE-së duhen rreth 73 euro.
Të dhënat tregojnë se gjithnjë e më shumë produkte po kushtojnë më shumë sesa mesatarja e BE-së, duke përfshirë dhe ato të domosdoshmet.
Produkti më i shtrenjtë në Shqipëri janë pijet alkoolike që kushtojnë 59% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane (159%).
Ndërsa mund të jetosh dhe pa pije alkoolike, apo të konsumosh verë e raki vendase, që i gjen shumë më lirë, grupi i domosdoshëm “Qumësht, produkte të tjera bulmeti dhe vezë” është 35.6% më i shtrenjtë sesa mesatarja e BE-së, duke u rritur më tej në krahasim me vitin e mëparshëm (32.5%). Ndikimin kryesor e japin produktet e përpunimit të qumështit, me kosin psh që kushton më shtrenjtë se në shumë vende në Europë edhe i matur me çmime direkt. Industria e përpunimit të qumështit është ankuar vazhdimisht për kostot e larta dhe mosfunksionimin e zinxhirit të vlerës.
Pajisjet elektroshtëpiake janë një tjetër produkt që na kushton shtrenjtë me indeksin që është sa 112.3% e mesatares europiane, ose 11.3% më shtrenjtë, nga 109.7% një vit më parë.
Kur nisi kriza në Lindjen e Mesme, debati për çmimet e larta të karburanteve ishte i fortë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se ky produkt kushtoi gati 11% më shumë se mesatarja europiane në 2025-n (110.5), duke thelluar diferencën me vitin e mëparshëm (106.6).
Edhe informacioni dhe komunikimi kushton gati 8% më shumë se mesatarja europiane, po ashtu dhe pajisjet e informacionit dhe komunikimit janë më të shtrenjta (106.1).
Shpenzime më të larta duhen edhe për veshje, pasi çmimet janë sa 105.2 % e mesatares së BE-së.
Për herë të parë edhe ushqimet janë më të shtrenjta sesa mesatarja e BE-së, duke kushtuar 2.9% më shumë.
Produkti më i lirë në Shqipëri është duhani, që kushton sa gjysma e mesatares europiane. Lirë janë edhe restorantet, ku një darkë që mesatarisht në BE kushton 100 euro, në Shqipëri është 53 euro. Por, ky është më shumë një luks për turistët, që po tërhiqen nga çmimet e lira të akomodimit dhe shërbimit ushqimor.
Ndërsa vendasit detyrohen që produktet e domosdoshme të shportës, në pjesën më të madhe ti blejnë më shtrenjtë se në BE, ndonëse të ardhurat e tyre nuk janë as sa gjysma e atyre të BE-së.
Sipas Eurostat, konsumatorët shqiptarë kanë konsumin individual për frymë fuqisë blerëse sa 48% e mesatares së Bashkimit Europian dhe të ardhurat për frymë sa 43% e mesatares së Bashkimit Europian./Monitor
Konsumatorët shqiptarë kanë konsumin individual për frymë të fuqisë blerëse sa 48% e mesatares së Bashkimit Europ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti paras...
Dashi Do të provoni eksperienca te reja me atë që keni në krah. Ditë e favorshme edhe për financat. Do kryeni të gjitha sh...
Përpos grupit të Koçekut, më vonë edhe persona të tjerë të përfshirë në trafikun e narkotikëve inv...
Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, tek rruga Kongresi i Manastirit, ku një person i...
TIRANË- Pas marshimit te zona e “Pallatit me Shigjeta”, turma e protestuesve ka ndryshuar drejtim, duke vijuar një marshim të gj...
SPAK ka bërë pak më shumë apo më pak se ajo që ne kemi muaj që denoncojmë, lidhjet e fshehta të korrupsionit dhe pa...
Vrulli i revoltës qytetare po pëson përmasa edhe më të jashtëzakonshme në këto momente të mbrëmjes. Pasi p&eu...
Një aksident është regjistruar pranë Syrit të Kaltër, në Bashkinë Finiq, ku dy persona, njëri prej tyre shtetas i h...
Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”, protestuesit janë zhvendosur nga zona e Kryeministrisë drejt zonës së Pallatit me Shigj...