Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...

Në hijen e tenderave publikë, larg transparencës dhe llogaridhënies, është ndërtuar një nga skemat më të dyshimta të përvetësimit të fondeve publike në dekadat e fundit. Në qendër të kësaj dosjeje që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje është emri i Armand Sharës, një figurë kyçe e asaj që burime hetimore e përshkruajnë si “klani i AKSHI-t”.
Armand Shara dyshohet se ka shërbyer si prestanom dhe nyje operative për interesa të lidhura me Ermal Beqirin, Geron Meçen, Gëzim Hoxhën dhe aktorë të tjerë të përfshirë në skema korrupsioni, pastrimi parash dhe manipulimi të procedurave tenderuese. Sipas të dhënave, fondet publike të përfituara përmes kontratave të dyshimta janë ndarë sipas roleve, janë pastruar në pasuri të paluajtshme dhe janë investuar në luks – deri edhe në jahtet.
Profili i një përfituesi “të padukshëm”
55-vjeçari Armand Shara, i përmendur si “dora” e Ermal Beqirit në AKSHI, është pronar i kompanisë TAG Engineering sh.p.k., me objekt aktiviteti: konsulencë në menaxhim, shërbime IT, zhvillim software, ndërtim, etj. Vetëm nga fondet publike, Shara dyshohet të ketë përfituar mbi 130 milionë euro.

Por TAG Engineering nuk është një entitet i izoluar. Ajo shfaqet si qendra e një rrjeti kompanish që operojnë në tendera me hije korrupsioni dhe në investime në pasuri të paluajtshme. Përmes kësaj kompanie, dhe me përdorimin e prestanomit Bledar Dhima, Armand Shara ka kontrolluar për të paktën tre vite INFOSOFT SYSTEMS sh.p.k. – një emër që sot përmendet si simbol i tenderave sekretë dhe të dyshimtë të AKSHI-t.

Në krye të INFOSOFT SYSTEMS ka qenë Mirlinda Kaçanaj, aktualisht në arrest shtëpie me kërkesë të SPAK-ut. Sipas të dhënave, kjo kompani është përfituesja kryesore e skemës së korrupsionit të AKSHI-t: në pesë vitet e fundit ka marrë mbi 100 milionë euro fonde publike përmes tenderave me fond limit të fryrë deri në shtatëfish, me oferta “fituese” sa fondi limit, me pazare në tavolinë dhe, në disa raste, me dokumentacion të dyshuar si fals – ndërkohë që zbatimi i kontratave ka indicje të ketë shërbyer vetë skemës korruptive.


Rrjeti i kompanive: një mekanizëm për devijim fondesh
Pjesë e të njëjtit klan rezultojnë edhe kompani të tjera: ikubINFO, ikubINFO International, InfoSoft Business Solutions dhe iNext, e lidhur me aferën “Durana”.
Përmes ikubINFO sh.p.k., gjatë viteve të fundit, Armand Shara dyshohet të ketë përfituar mbi 30 milionë euro nga tendera “sekretë” të AKSHI-t, ndërsa paratë janë devijuar më pas drejt kompanive të tjera të rrjetit, duke përfunduar në të njëjtat emra.
Edhe përmes InfoSoft Business Solutions, Shara ka nisur të marrë kontrata me çmime të dyshuara si arbitrare.
Në korrik 2025, ai themelon iNext sh.p.k. përmes TAG Engineering dhe ortakut Bledar Dhima. Zyrat funksionojnë në Tiranë, në ambientet e TAG Engineering, por kompania është regjistruar fiktivisht në parkun “Durana” në Xhafzotaj të Durrësit – një detaj që ngre pikëpyetje serioze për natyrën reale të aktivitetit.
iNext sh.p.k. rezulton gjithashtu pjesë e një shoqate me natyrë të dyshimtë të lidhur me Ermal Beqirin, i shpallur në kërkim nga SPAK për grup kriminal, korrupsion dhe pastrim parash. Anëtarët e këtij rrethi dyshohet se kanë kryer transaksione të ndërsjella dhe janë koordinuar për manipulimin e procedurave tenderuese përmes një rrjeti kompanish të kontrolluara.

I njëjti grup, e njëjta skemë
Gëzim Hoxha, i goditur nga SPAK, së bashku me Geron Meçen, Ermal Beqirin, Armand Sharën dhe prestanome Armand Frangun (i përmendur si baxhanak i Edi Ramës), përshkruhen si pjesë e të njëjtit grup që ka shfrytëzuar AKSHI-n për të zhvatur qindra milionë euro nga fondet publike përmes tenderave sekretë dhe korruptivë. Dosja e SPAK-ut, sipas burimeve, e pasqyron pjesërisht këtë arkitekturë.
Në këtë pikë lind një pyetje thelbësore për drejtësinë:
Si ka mundur Armand Shara, bashkë me Geron Meçen, t’i shpëtojë deri më sot goditjes së drejtësisë, ndërsa bashkëpunëtorë të tjerë janë nën hetim apo masa sigurie?
Një hallkë tjetër e pandëshkuar
Ndërkohë, AKSHI paraqitet si institucioni kyç në gjenerimin e kësaj skeme korruptive, por jo i vetmi. Skema, sipas burimeve, ushqehet edhe nga një tjetër institucion publik që, çuditërisht, ka mbetur jashtë vëmendjes së deritanishme të SPAK-ut: Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), me në krye Igli Tafën. Faktet, që pritet të publikohen në vijim, tregojnë se ky institucion nuk është më pak i implikuar se drejtuesit e tjerë të përfshirë në dosje.





Dy grupe të rinjsh janë konfliktuar në mënyrë të përsëritur gjatë kohëve të fundit, duke akuzuar nj&eum...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur sekue...
Një i mitur rezulton i humbur prej dy ditësh dhe familjarët e tij nuk kanë arritur dot asnjë kontakt apo lokalizim, që të d...
Presidenti, Bajram Begaj nderoi sot themeluesin e shtetit shqiptar dhe prijësin e Pavarësisë, Ismail Qemali në 182-vjetorin e lindjes s&eu...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësime të forta ndaj draftit të ri të...
Vikena Greku është 18-vjeçarja që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik mbrëmjen e djeshme (15 janar) në Du...
Pamjet e siguruara mëngjesin e sotëm nga vendngjarja zbulojnë detaje tronditëse nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e ...
Katër familje në fshatin Cernalevë të Kukësit prej 11 ditësh janë të izoluara, pas një rrëshqitjeje të ...
Raporti i Bankës Botërore për Shqipërinë vlerëson se tarifat prindërore, tashmë pothuajse dyfish krahasuar me nivelet ...
Mbi 160 kilogramë kokainë janë sekuestruar në provincën e Bergamos gjatë një operacioni të Guardia di Finanza, ndë...