AKTUALITET

''Një Dallëndyshe nuk e bën pranverë''

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Korrik 2023, 14:22

''Një Dallëndyshe nuk e bën pranverë''

Ditën e hënë në 3 korrik, kadastra nuk është më e aksesueshme fizikisht për publikun dhe për askënd tjetër.  Nga e hëna , në 3 korrik askush nga ju nuk mund të bëjë asgjë në kadastër. Dhe do ju ftoja ta provonit dhe të shikoni që nuk do të arrini të bëni dot gjë. Pse? Sepse askush brenda në Kadastër nuk do të mundet dot  t’ju përgjigjet edhe sikur të dojë. Asnjë nnga kushërinjtë që keni futur në kadastër, asnjë nga miqtë e miqve që keni futur në kadastër. Asnjë nga ata që janë futur në kadastër se medemek kanë dhënë jetën për Partinë Socialiste nuk do ju përgjigjet dot. Pse? Sepse s’do të ketë gjë në dorë. Nga e hëna në 3 korrik, Kadastra do të jetë një makineri digjitale. Kadastra është një dritare përmes e-albanias.

https://www.facebook.com/watch/?v=943842210170070&ref=sharing

Edi Rama doli shumë i nxehur në 30 qershor për t’u thënë shqiptarëve se atë që e konsideron të njëjtë me Bankën Qëndrore të Republikës së Shqipërisë do ta nxirrte nga kthetrat e korrupsionit. Banka e pronave të shqiptarëve nuk do të ishte në dorën e të korruptuarve. Banka e pronave të Shqiptarëve nga 3 korriku do të ishte e aksesueshme vetëm online.

Kanë kaluar plot 26 ditë nga deklarata e Edi Ramës dhe Dallëndyshe Bicit, por kaloi e hëna e tre korrikut, e hëna e 10 korrikut, e hëna e 17 korrikut, e hëna e 24 korrikut, pra plot katër të hëna, dhe Kadastra nuk është as e shqiptarëve, as e e-albanias, as edhe e vetë Kadastrës.

Banka Qendrore e Pronave të Shqiptarëve NUK ESHTE E AKSESUESHME për askënd.

Ky skandal i madh po kalon në heshtje dhe askush nuk kupton asgjë dhe mjaftohen vetëm me faktin se “nuk punon sistemi”.

Por çfarë ka ndodhur me sistemin që ishte i aksesueshëm në 30 qershor për herë të fundit?

Deri në fillim të korrikut, pronat e shqiptarëve po digjitalizoheshin nëpërmjet një projekti të financuar nga bashkimi evropian në shumën 15 milionë euro. Këta të fundit kishin investuar paisjet, njerëzit, strukturën dhe gjithcka tjetër për të hedhur në platformë digjitale të gjithë ata libra të grisur që gjendeshin skutave të kadastrës. Projekti ishte madhor, me afate të qarta.

Por më kryesorja, asnjë pronë e shqiptarëve, nuk kishte përfunduar, siç ishte kërkuar, në e-albania. Një gjë e mirë në kohën kur vitin e kaluar pas sulmit kibernetik për të cilin qeveria shqiptare fajësoi Iranin, në treg dolën të gjitha të dhënat e shqiptarëve, dhe të gjitha këto të marra nga sistemi e-albania. Askush nuk kishte garanci se nëse pronat e shqiptarëve do të ishin në e-albania nuk do kishin përfunduar në këto duar.

Por ndërsa Rama shpalli se në 3 korrik do të kalonte gjithcka në platformën digjitale të e-albanias, asgjë nuk ka ndodhur.

Dhe ka një arsye.

Që E-albania të marrë gjithë sistemin e pronave të shqiptarëve duhet të hapë një tender të ri. Për tu bërë procedurat e tenderit kërkon shumë kohë, nga 30 qershori në 3 korrik nuk mund të bëhen. E para, kadastra duhet të anulonte projektin me ndërkombëtarët për digjitalizimin dhe më pas të fillojë punën.

Që prej një muaji, asnjë qytetar që kërkon një vërtetim hipotekor nuk e merr dot më. Asnjë shqiptar nuk merr dot më legalizimin e shtëpisë së vetë apo të marrë hipotekën e shtëpisë së vet për të kryer veprime me pronën.

Ndërkohë në E-albania “zjejnë” zërat se kush do të fitojë tenderin miliona euro, qytetarët nuk dinë sesi të zgjidhin hallet e problemet që kanë.

Ndërkohë kryeministri u kap në çark. Kush i premtoi se do të zgjidhej problemi, thjesht e ka vështirësuar atë. Përfundimisht, që prej më shumë se një muaji, në kadastër nuk bëhet asnjë shërbim, e nuk prodhohet asnjë dokument.

Ky skandal, është shumë herë më i madh sesa gjithë skandalet e mëparshme që kanë ndodhur me Bankën e pronave të shqiptarëve.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë