Dalin detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, merret në pyetje një i dyshuar
Policia ka shoqëruar një person për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Viktor Bardhit, i cili u ekzekutua me armë zja...
Policia ka shoqëruar një person për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Viktor Bardhit, i cili u ekzekutua me armë zja...
Disa llogari në Instagram janë bllokuar gjatë ditës së djeshme, mes tyre edhe ajo e kreut të Partisë Mundësia dhe depute...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit t&eum...
Ka dështuar seanca për shpalljen e pretencës nga SPAK, ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal për dosjen &ld...
Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Lau...
Deklaratat qesharake të liderit shqiptar nuk kanë fund! Sot, Edi Rama u ka bërë thirrje drejtuesve dhe përfaqësuesve të Par...
Identifikohet 16-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me motor në Shkodër Është bërë i ditur identiteti i...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara ministrave të PS-së dhe anëtarët e grupit parlamentar u justifikua p&eum...
Qyteti i Durrësit u trondit mëngjesin e kësaj të enjte nga dy shpërthime me lëndë plasëse. Shpërthimi i parë...
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbete...
TIRANË- Marklen Haka, një nga emrat e njohur të botës së krimit në vendin tonë u arrestua ditën e djeshme, ndërsa sot është vënë në pranga edhe kushëriri i tij Klajdi Haka, 21-vjeç. Ky i fundit akuzohet se kishte fshehur në banesën e tij në Nikël të Krujës të shumëkërkuarin. Në shtëpinë e 21-vjeçari policia ka gjetur dhe sekuestruar gjithash një armë zjarri pistoletë.
Arrestimi i Marklen Hakës u bë në afërsi të Liqenit të Bacungut në zonën e Niklës pas një operacioni që kishte nisur që në datën 2 shtator. 33-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" për disa vepra penale, ku më të rëndat janë vrasja e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit si dhe pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal.
Në dosjen që SPAK posedon për Hakën, janë edhe disa komunikime mes tij dhe Emiliano Shullazit gjatë vitit 2020, në aplikacionin "Sky ECC", ku planifikonin vrasjen e Durim Bamit. Por për të gjitha këto prova dhe fakte që drejtësia posedon kundër tij, Haka ka zgjedhur të kyçë gojën para hetuesve. Gjithashtu Marklen Haka nuk ka treguar asgjë edhe kur është pyetur për lëvizjet e tij që prej majit kur i fshihej drejtësisë.
Kush është Marklen Haka?
Marklen Haka, 33 vjeç, anëtar i bandës së Niklës, është i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale teksa i ka mbijetuar disa atentateve. Në atentatin e kryer ndaj tij në vitin 2019 mbeti e vrarë halla e tij, 50-vjeçarja Shpresa Basha. Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah sepse ishte në oborr kur filluan të shtënat. Ndërsa në janar të vitit 2022 ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona, por sërish u lirua. Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20-vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes.
Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit Nadien Zenelit mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet. I shoqëruar pas ngjarjes, i arrestuari Mariglen Haka ka mohuar vrasjen dhe ka pohuar se nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes. Megjithatë, Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t’i faktohej vepra penale, për të cilën ishte arrestuar dhe Prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur të fajshëm. Për vrasjen, mediat asokohe flisnin për dy pista.
Fillimisht u dyshua dhe Markleni vrau Nadien Zenelin në shenjë hakmarrjeje për ekzekutimin e vëllait të tij, Rolandit, kur ai vetë ishte vetëm 13 vjeç. Dyshimet e familjes binin pikërisht mbi Nadien Zenelin, të cilin familja Haka e akuzoi se kishte prerë në besë, edhe pse për disa vite ai ka pasur lidhje krushqie me familjen në fjalë. Viktima e vrasjes në Bllok, Nadien Zeneli, ka qenë i martuar me kushërirën e të dyshuarit, me të cilën ishte i divorcuar. Megjithatë nuk kishte prova të mjaftushme.
Mirëpo kjo nuk do ishte hera e fundit që Haka do të prangosej. Më 12 shtator të vitit 2018, Marklen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë përfunduan në Polici. Policia arriti të gjente vetëm disa armë pa leje. Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie. Dënimin që e përfundoi në korrik të 2019. Dy muaj më pas e plagosën. Po ashtu, Haka njihet për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën.
Enver Balla dhe Esmerald Balla DURRËS- 30-vjeçari Esmerald Balla, i cili dyshohet se vrau të atin, Enver Ballën në Sh&...
SHKODRA- Autorietet kanë identifikuar autorin e atentatit të dështuar dhe të dyshuar ndaj boksierit Arjon Kajoshi, të ndodhur so...
Arjon Kajoshi, Sokol Kajoshi dhe Arlind Kajoshi SHKODRA- Një tjetër atentat dyshohet se u nis të ndodhte ditën e sotme në Shk...
Arjon Kajoshi dhe Sokol Kajoshi SHKODRA- Një tjetër atentat dyshohet se u nis të ndodhte ditën e sotme në Shkodër e q&eu...
SHKODRA- Një tjetër atentat dyshohet se u nis të ndodhte ditën e sotme në Shkodër e që rezultoi në disa të s...
SHKODËR- Rreth 2000 bimë të kultivuara kanabis janë gjetur ditën e sotme në qarkun e Shkodrës. Përkatësisht ...
KORÇË- Ditën e sotme në maternitetin e Korçës lindi fëmijën e saj një 14-vjeçare, por për k&...
SHKODRA- Ditën e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në Shkodër, konkretisht në lagjen Rus. Parapraki...
Viktima dhe të dyshuarit DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën "arrest në burg" për Esmerald Ballën i cil...
LUSHNJË- Një 51-vjeçar i cili kishte kthyer lokalin në një ambient ku përdorej dhe shitej kokaina, është arrest...