AKTUALITET

Një në katër familje jeton në banesa të vogla dhe të mbipopullurara

n.f Përditësimi i fundit 25 Korrik 2024, 20:24
Një në katër familje jeton në banesa të vogla dhe
Tiranë

TIRANË- Shqipëria ka aktualisht mbi 356 mijë banesa të pabanuara ndërsa çmimet e apartamenteve janë dyfishuar përgjatë pesë viteve të fundit, duke u bërë shkak për mburrje për disa politikanë, si kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Por ndërsa çmimet janë rritur dhe shtëpitë e apartamentet kanë mbetur në masë bosh, një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve jetojnë aktualisht në apartamente të vogla, pavarësisht nëse kanë apo jo fëmijë.

Të dhënat e detajuara mbi kushtet e banimit të publikuara së fundmi nga INSTAT dhe të mbledhura nga Censi i vitit 2023, tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve jetojnë aktualisht në banesa të vogla dhe të mbipopulluara ndërsa vala e stërmadhe e ndërtimeve duket se ka prodhuar banesa të shumta bosh por jo ndonjë rritje të konsiderueshme në cilësinë e banimit të popullsisë.

Në total, nga 726 mijë familje që ka aktualisht në Shqipëri, 127 mijë ose 17% banojnë në shtëpi më të vogla se 40 metra katrorë ndërsa 342 mijë të tjerë ose 47% banojnë në shtëpi me sipërfaqe të përdorshme banimi prej më paj se 69 metra katrore. Vetëm 10.7% e familjeve kanë shtëpi me sipërfaqe mbi 100 metra katrore ndërsa 24% të tjera kanë shtëpi me sipërfaqe nga 70 në 99 metra katrore.

Logjikisht banesat e vogla duhet të zihen nga familje me një apo 2 anëtar, por në realitet nuk është gjithmonë kështu. Familjet që dukshëm jetojnë në banesa të mbipopulluara, pra që kanë më pak se 70 metra katrorë në përdorim dhe kanë 4 apo më shumë anëtarë arrijnë në këtë mënyrë në 23% të totalit ose thuajse një në çdo katër familje. Nga këto, 5.6% banojnë në shtëpi më të vogla se 40 metra katrorë ndërsa 17.5% banojnë në shtëpi nga 40 në 69 metra katrorë.

Sipas statistikave të INSTAT, në vitin2023, 20 mijë familje me nga 4 anëtarë jetonin në shtëpi më të vogla se 40 metra katrorë dhe po kështu, 20 mijë të tjera që disponojnë shtëpi të tilla kanë 5 apo më shumë anëtarë.

Në kategorinë e shtëpive nga 40 në 69 metra katrorë banojnë thuajse 342 mijë familje por nga këto, gati 60 mijë familje kanë katër anëtarë ndërsa 68 mijë të tjera kanë 5 apo më shumë anëtarë. Standardet për ta klasifikuar një banesë të mbipopulluar variojnë nga vendi në vend. Standardet në Mbretërinë e Bashkuar [link], mbipopullim quhet kur dy fëmijë të gjinisë së ndryshme kanë vetëm një dhomë për të fjetur ndërsa standardet e trajtimit me banesë në kohën e komunizmit parashikonin 9.5 metra katrorë për anëtarë familjeje.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në Shqipëri ka me mijëra familje që jetojnë në kushtet e mbipulliminit ekstrem të banesave pavarësisht bollëkut të banesave të lira. Kështu, 51 mijë familje jetojnë në banesa me dy dhoma dhe kanë katër anëtarë secila ndërsa 28 mijë familje jetojnë në dy dhoma dhe kanë pesë anëtarë. Në Shqipëri ka edhe 21 mijë familje që kanë gjashtë apo më shumë anëtarë dhe jetojnë në dy dhoma.

Aktualisht 57% e familjeve në Shqipëri jetojnë në shtëpi të vendosura në zonat urbane ndërsa 43% në shtëpi të vendosura në zonat rurale. Në vitin 2023, në Shqipëri kishte 9,563 familje të cilat banonin në banesa me vetëm një dhomë pavarësisht se kanë 4 apo më shumë anëtarë./ BIRN

banese mbipopullim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë