AKTUALITET

Një vit Piranjat!

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Prill 2023, 20:14
Një vit Piranjat!

Një vit Piranja!

Sot është përvjetori i emisionit Piranjat, një emision i cili për nga mosha do duhej të ishtë duke mësuar hapat e parë apo duke filluar të bëlbëzonte, por në realitet një emision i cili ka ditur t'i flasë me zë të lartë shoqërisë shqiptare apo institucioneve në lidhje me të metat e tyre dhe shkeljen e të drejtave të qytetarëve.

Piranjat filloi si një emision investigativ, dhe çdo emision i tillë përballet me përgjegjësinë e raportimit të denoncimeve nga njerëzit e thjeshtë. Masiviteti dhe dëshira e tyre për t'i bërë këto denoncime është treguesi më i mirë i mungesës së llogaridhënies nga institucionet dhe përgjegjshmërisë nga organet ligjzbatuese apo ato gjyqësore.

Mirëpo Piranjat shumë shpejt krijuan një karakter të vetin. Nga garat në sprint me pedofilët, tek kamerat e fshehta gazmore me personazhe VIP, rastet e ndihmës shëndetësore apo ndërgjegjësimit mbi tumorin, e deri te editorialet e kthjellëta të përcjella mjeshtërisht nga Flor Binaj. Ato hynë në shtëpitë e shqiptarëve jo thjesht për të dhënë argëtimin apo sensacionin, por edhe për të transmetuar një sens të përgjegjshmërise qytetare, kërkimin e llogarisë dhe ngritjen e nivelit të reagimit në vend të mpirjes me tallava televizive boshe apo logorre servile.

Kur thuhet Piranjat disa turistëve u vjen në mend nje peshk gjahtar, shumë njerëzve të thjeshtë shqiptarë u vjen në mend investigimi mbi nje abuzues me minorenët apo mbi një tender rrugë të shtruar me çakull politik, një pakice të politikanëve apo shërbëtorëve të tyre u vjen në mend kafshimi dhe parehatia e notimit në ujërat e turbullt të korrupsionit.

Ama një gjë është e sigurtë: askush më nuk mund ta injorojë këtë peshk ekzotik i cili është futur me vendosmëri në fjalorin shoqëror shqiptar.

Së fundmi Piranjat ndonjëhërë mund të kenë gabuar, mund të jenë nxituar apo mund të mos kenë arritur një rezultat të dëshiruar, ama kurrë nuk janë dorëzuar dhe nuk kanë reshtur së provuari.  E ky mund të jetë ndoshta mesazhi më i mirë në një shoqëri ku pezmatimi apo apatia kanë zënë vend në çdo vatër ku prindërit i nxisin të rinjtë ta gjejnë jetën dhe të drejtën shumë larg prej shtëpivë të tyre.

Ndoshta ka ardhur momenti që të luftojmë në shtëpi dhe t'u themi njerëzve të pushtetit:

Kujdes, Piranjat kafshojnë!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë