Protesta masive në Francë, afro 1 mijë të arrestuar pas përplasjeve me policinë
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar shpërbërjen e strukturave policore “Shqiponjat” dhe RENEA, si dhe n...
Italia mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryeministrja Giorgia Meloni po shqyrton mundësinë e dorëheq...
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi i është bashkuar reagimeve të shumta publike pas ngjarjes së ndodhur gjatë protestës...
Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar vëmendje protestave në Shqipëri, duke i përfshirë ato në një panor...
Një goditje, dy hapa dhe më pas rrëzimi në tokë. Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos në sy nga n...
Kryeministri Edi Rama vijon të fajësojë Sali Berishën dhe Partinë Demokratike si nxitës dhe organizatorë të protestave...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi sulmet dhe incidentet ndaj gazetarëve ...
Pak ditë më parë, Tirana priti me solemnitet një tjetër samit ministerial për Korridorin VIII. Në sallat e konferencave, gjithçka funksiononte në mënyrë të përsosur: hartat ishin të qarta, shigjetat blu lidhnin Adriatikun me Detin e Zi dhe Shqipëria shfaqej si një nyje strategjike që do të ndryshojë fatin e rajonit. Në PowerPoint, vizioni mbi Korridorin VIII është i qartë.
Në realitet, ai vazhdon të jetë në fazën më të avancuar të zhvillimit të infrastrukturës shqiptare, atë të premtimit.
U fol për “boshtin lindje–perëndim”, për “çelësin e integrimit europian” dhe për rolin që Shqipëria mund të luajë si pikë kyçe tranziti. Problemi i vetëm është se, jashtë sallave, korridori çalon.
Në hartat e samitit, Shqipëria është një nyjë tranziti; në terren, është një devijim i gjatë, një sinjal “rruga e bllokuar” dhe një kolonë makinash që pret dhe kamionë që duhet të kalojnë e rikalojnë kufirin, duke rritur kostot e produkteve që ata tregtojnë.
Si për ironi, një javë më pas, një nga nyjat kryesore të këtij boshti, që lidh qendrën e vendit me Juglindjen, sot është e pakalueshme në një segment pranë Librazhdit.
Edhe projektet që duhet ta ringjallin Korridorin VIII nuk vijnë pa pikëpyetje. Devijime të kushtueshme, ndryshime traseje, kosto që rriten dhe afate që shtyhen dhe kjo është një recetë e njohur për çdo projekt të madh infrastrukturor shqiptar.
Në teori, korridori do të jetë një arterie moderne europiane; në praktikë, ai rrezikon të bëhet një tjetër histori me variante, shtesa dhe rishikime të pafundme.
Ndërkohë, nyja tjetër strategjike, ajo e Portit në Durrës, është ndoshta kapitulli më surreal i kësaj historie. Porti i Durrësit po shndërrohet gradualisht në port turistik, ndërsa porti i ri në Porto Romano, që duhet të marrë rolin e portit tregtar, vijon të zvarritet prej më shumë se një viti mes procedurash dhe pritjesh.
Në këtë kuptim, Korridori VIII duket se ekziston, si në vitet ‘90 të shekullit të kaluar, më shumë si koncept gjeopolitik sesa si infrastrukturë. Është një projekt që jeton në të ardhmen e afërt, një e ardhme që, si gjithmonë, është vetëm disa vite larg.
Ndoshta ky është paradoksi ynë më i madh: ndërtojmë narrativa më shpejt sesa ndërtojmë rrugë. Në tryezat ndërkombëtare, Shqipëria është nyje strategjike tranziti; në realitet, është një vend ku një rrëshqitje dherash mund të ndërpresë një aks kombëtar për muaj të tërë.
Madje, edhe aty ku rrugët ekzistojnë, ato shpesh rezistojnë vetëm deri në reshjet e radhës. Në një vend ku një stuhi mund të kthejë asfaltin në kantier brenda natës, ambicia për korridore ndërkombëtare, sado largpamëse, tingëllon edhe më ironike.
Dhe ndërsa vazhdojmë të flasim për korridore gjeopolitike që do të lidhin detet dhe kontinentet, mbetet ndjesia se për momentin kemi vetëm korridore konferencash, të ndriçuara mirë, me mikrofona funksionalë dhe me shumë dritë në fund të tyre.
Sepse në Korridorin VIII, të paktën për tani, me përjashtim të gazsjellësit TAP, drita është ende projekt dhe nuk dihet se kur do ta shohim atë në fund të “tunelit”.
Dhe ndoshta nuk është rastësi që, siç i atribuohet Edith Durhamit, “Shqiptarët kanë kaq shumë fjalë të urta për rrugët, sepse gjithmonë u është dashur të udhëtojnë”. Në rastin tonë, duket se udhëtimi vazhdon: ai i shpejti në letër, kurse ai reali, i gjati, mes shpateve dhe në segmente të rrugës Egnatia. /Monitor
Policia ka arrestuar ish-drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Durrës, Elton Varaku, pasi në ambientet e këtij institucioni...
Një ngjarje e rëndë raportohet nga Policia e Tiranës, ku një vajzë 23-vjeçare ka tentuar të vetëvritet. Sipas po...
Një shtetas i akuzuar se goditi me thikë dy persona një ditë më parë në Ishull Lezhë, ka përfunduar në prangat...
Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndihmë për kali...
Nga Durrësi në Tiranë, një ambulancë me një fëmijë të vogël brenda lufton me kohën. Sirenat çjerri...
Policia e Pogradecit ka zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve, ngjarja të ndodhura më 28 dhjetor 2025 dhe 26 shkurt 2026, në ...
Dy persona janë arrestuar nga Policia në Durrës, pasi akuzohen si autorë të disa grabitjeve në biznese të ndryshme në qy...
Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht arrestimin e 4 shtetasve që morën pjesë në protestën e organizuar ditën e djeshme ng...
Pothuajse njëzet e dy shekuj më parë, një romak me prejardhje plebeje dha një urdhër që i dha famë shumë më t&...
Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetu...