AKTUALITET

"Nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie"! U dhunua nga motrat Berisha, Klea Prenga: I dashuri im s’ka qenë i martuar

E.D Përditësimi i fundit 8 Shtator 2024, 14:15

"Nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie"!

TIRANË- Klea Prenga e cila u dhunua nga motrat Antonela dhe Marinela Berisha, ka reguar sërish lidhur me ngjarjen. 24-vjeçarja përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se ajo nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishën.

Sipas Kleas personi me të cilin ajo ka qenë në një lidhje, nuk ka qenë i martuar, por ka një fëmije nga marrëdhënia që ka pasur më parë, e cila sipas saj, ka përfunduar para se ata të njiheshin. Gjithashtu Klea Prenga ka bërë thirrje për vënien para drejtësisë të dy motrave Berisha, të cilat janë ende në kërkim që prej sulmit.  Po ashtu, ajo ka paralajmëruar se çështjen do ta ndjek edhe në shtete e huaja ku ajo është rezidente.

Reagimi i plotë

Dua të bëj të qartë se nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme. Personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar. Ai ka një fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, e cila kishte përfunduar plotësisht përpara se unë të njihesha me të.

Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij.

Pas sulmit brutal që më është kryer, i cili më ka shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale, dua t’i drejtohem shtetit shqiptar për të reaguar me vendosmëri dhe urgjencë. Unë bëj thirrje që autoritetet shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë. Ky sulm nuk duhet të kalojë pa ndëshkim, dhe është e domosdoshme që shteti të sigurojë mbrojtjen time. Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhë këtë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune.

Gjithashtu çështja do ndiqet edhe përmes autoriteteve në shtetet ku unë jam rezidente, për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Kjo situatë nuk mund dhe nuk do të mbyllet pa marrë masat e nevojshme ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm. Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj dhe mesazhet e shumta!

"Nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie"!

 

klea prenga antonela berisha marinela berisha

Artikuj te sugjeruar

r.ll AKTUALITET 8 Shtator08:06

Qeveri ulu: 4!

foto ilustruese TIRANË- Investimi i një qeverie në arsim vlerësohet thelbësor, pasi ul varfërinë, nxit rritjen ekonomike...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë