AKTUALITET

Objekte historike të Akademisë së Shkencave do të ekspozohen në Muzeun e Bankës së Shqipërisë

b.z Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2025, 12:33
Objekte historike të Akademisë së Shkencave do të ekspozohen
Akademia

TIRANË - Akademia e Shkencave dhe Banka e Shqipërisë nënshkruan sot një marrëveshje për ekspozimin në Muzeun e Bankës së Shqipërisë të disa objekteve numizmatike dhe arkeologjike në administrim të Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Arkeologjisë.

Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, që prej vitit 2015, Banka Qendrore dhe Akademia e Shkencave, së bashku me profesorë dhe studiues të saj nga Instituti i Arkeologjisë dhe Instituti Historisë, kanë ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunimi. Kontributi i tyre ka qenë thelbësor në hartimin e platformës shkencore të Muzeut të Bankës së Shqipërisë dhe pasurimin e ekspozitës së tij të përhershme.

Falë këtij partneriteti, tematika e parasë dhe historisë monetare të vendit tonë është trajtuar në një dimension më të plotë, duke tejkaluar kornizat e historisë së bankës qendrore dhe duke ofruar një panoramë më të gjerë të zhvillimeve ekonomike dhe kulturore të rajonit.

Rëndësia e objekteve numizmatike dhe arkeologjike të përfshira në këtë marrëveshje qëndron në faktin se ato përfaqësojnë një pjesë thelbësore të trashëgimisë historike, duke ofruar dëshmi të pakundërshtueshme për zhvillimin e shkëmbimit paramonetar, prerjen dhe qarkullimin e monedhës në trojet tona, gjatë prehistorisë dhe antikitetit.

Në fjalën e tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë falënderoi Akademinë e Shkencave dhe Institutin e Arkeologjisë për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke evidentuar faktin se muzeu i Bankës së Shqipërisë, nuk është vetëm një njësi e këtij institucioni, por edhe një qendër e ruajtjes së kujtesës historike e kombëtare dhe një platformë e fuqishme për edukimin financiar.

“Falë partneritetit tonë, tematika e parasë dhe historisë monetare të Shqipërisë është paraqitur për vizitorët në një dimension më të plotë, duke e tejkaluar historinë e ngushtë të bankës qendrore, dhe ofruar një panoramë më të gjerë të zhvillimeve ekonomike dhe kulturore të rajonit.

Koleksionet dhe objektet e ofruara nga Instituti i Arkeologjisë, janë mbajtur në Muze bazuar në një marrëveshje mes dy institucioneve, e cila është rinovuar sipas vullnetit të ndërsjellë. Me krijimin e Muzeut Arkeologjik Autonom në Akademinë e Shkencave, janë krijuar kushtet për vijimin e ekspozimit të objekteve arkeologjike në Muzeun e Bankës së Shqipërisë, në përputhje me aktet e miratuara nga të dy institucionet.

Kjo marrëveshje jo vetëm që garanton ruajtjen dhe promovimin e objekteve e koleksioneve, por krijon edhe një bazë të re për bashkëpunim mes dy muzeve – atij të Bankës së Shqipërisë dhe Muzeut Autonom të Arkeologjisë – në projekte të përbashkëta ekspozitash dhe pasurimin e mëtejshëm të përmbajtjes muzeale me vlera të reja nga antikiteti,” tha Sejko.

Ai theksoi se, si pjesë e Strategjisë së Bankës së Shqipërisë për edukimin dhe përfshirjen financiare, bazuar edhe në përvojën historike dhe në mësimet e së kaluarës, edukimi financiar përmes muzeut ndihmon brezat e rinj dhe mijëra vizitorë të të gjitha moshave që të zhvillojnë një qasje të qëndrueshme dhe të mençur ndaj parasë, duke ndërtuar kështu një kulturë më të fortë ekonomike dhe financiare në shoqëri.

Marrëveshja synon të garantojë ruajtjen dhe promovimin e objekteve dhe koleksioneve të ofruara nga Instituti Arkeologjik për Muzeun e Bankës së Shqipërisë, duke konsoliduar më tej bashkëpunim mes dy Institucioneve. Me krijimin e Muzeut Autonom të Arkeologjisë, pranë Akademisë së Shkencave, ky bashkëpunim do të zgjerohet përmes projekteve të përbashkëta, ekspozitave dhe pasurimit të mëtejshëm të përmbajtjes muzeale me vlera të reja nga antikiteti./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë