Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KOSOVË- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërheqë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo kërkesë vjen pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e një tarife bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se vendosja e tarifës nga SHBA-ja do të afektojë aftësinë e eksportuesve kosovarë dhe do të ulë përparësinë konkurruese të produkteve të Kosovës në tregun amerikan.
“Po që se Kosova lëviz përpara në mënyrë të njëanshme me ndërmarrjen e një mase preferenciale tregtare, duke tërhequr në tërësi tarifën doganore për produktet amerikane, mund të shpresojmë që i njëjti hap do të pasohet dhe do të hiqet nga administrata amerikane”, tha Zeka për REL-in.
Radio Evropa e Lirë ka pyetur Zyrën e kryeministrit të Kosovës dhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se a do shqyrtohet kjo kërkesë dhe cilat janë mundësitë për tërheqjen e kësaj tarife, por nga këto institucione ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërkaq, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka pritur me shqetësim vendimin e presidentit amerikan për vendosjen e tarifës bazë prej 10 për qind.
“Ky vendim pritet ta godasë edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejt SHBA-së ka pasur ulje përgjatë muajve të fundit”, u tha në njoftimin për media të kësaj dhome.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’iu dalë në ndihmë bizneseve që preken nga ky vendim.
Organizatat ekonomike në Kosovë thonë se nga viti 2019 ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA.
Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte 3 milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë.
Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika.
Në vendimin e bërë publik më 2 prill, përveç tarifës bazë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur po ashtu tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me SHBA-në, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit./REL
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka raguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të aktores Margarita Xhepa...
ITALIA- Gjyshi i Ilaria Sulës, e cila u vra me thikë nga ish-i dashur filipinas dhe më pas trupi i pajetë i saj i vendosur brenda nj&...
SHBA- Ndikimi i këtyre tarifave në ekonominë botërore do të jetë i madh. Ato mund të maten nga grafiku i të ardhurave ...
VLORË- Një 19-vjeçar i identifikuar si Panajot Kola është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri...
ITALI- Vrasja e 22-vjeçares Ilaria Sula në Itali ka shokuar mbarë opinionin në Zonën Çermë e Sipërme ku prind...
TIRANË- Homazhet për aktoren e madhe Margarita Xhepa, e cila u nda sot nga jeta, në moshën 91-vjeçare, do të mbahen në ho...
MALIQ- Një armë zjarri e ndryshkur dhe jofunksionale është gjetur në një kanal në fshatin Libonik në Maliq. Sipas poli...
TIRANA- Gjykata e Posaçme vendosi të mos pranojë gjykimin e shkurtuar per të pandehurit e dosjes "5D" pasi çështja nuk mund ...
TIRANË- Drejtori i Teatrit Kombëtar, Indrit Çobani ka reagur së fundmi me anë të një postimi në platformën Face...
ITALIA- Trupi i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare e cila rezulton e zhdukur që prej 25 m...