AKTUALITET

Oferta monetare e Lekut, me rritjen më të lartë prej më shumë se dy vjetësh

n.f Përditësimi i fundit 22 Korrik 2024, 13:28
Oferta monetare e Lekut, me rritjen më të lartë prej më
Foto ilustruese

TIRANË- Rritja e kreditimit dhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë për të frenuar forcimin e monedhës vendase e kanë rritur ofertën monetare të Lekut në nivelin më të lartë prej më shumë se dy vitesh. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit maj, rritja vjetore e agregatit monetar M2 arriti në 5.7%, niveli më i lartë që prej janarit 2022.

Agregati monetar M2 përfaqëson paranë jashtë bankave dhe depozitat bankare në lekë, të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë. Një rritje më e shpejtë e agregatiti M2 tregon se në ekonomi po injektohen më shumë para në monedhën kombëtare.

Fillimi i vitit 2022 shënoi edhe kthesën e kahut të politikës monetare, pas rreth një dekade kur politika monetare kishte lëvizur gjithmonë në kahun stimulues, vetëm me ulje të normës bazë të interesit. Prej atij momenti, rritja e agregatiti M2 u ngadalësua ndjeshëm. Veç politikës monetare, një rol të konsiderueshëm besohet se ka luajtur edhe natyra shtrënguese e politikës fiskale, që në tre vitet e fundit po karakterizohet nga një ulje e ndjeshme e deficiteve buxhetore, madje në pjesën më të madhe të vitit balanca buxhetore ka qenë në suficit.

Rënia e ofertës monetare të lekut ka ndikuar pjesërisht edhe ecurinë e kursit të këmbimit, duke mbështetur forcimin e monedhës vendase kundrejt valutave të tjera dhe kryesisht euros. Por, në pjesën e parë të këtij viti, oferta monetare e lekut po shfaqet në përshpejtim. Rritja e shpejtë e kredisë në monedhën vendase duket të jetë faktor kryesor.

Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 783 miliard lekëve, me një rritje vjetore prej afërsisht 10%. Ndërkohë, kredia në monedhën vendase në të njëjtën periudhë rezulton me rritje vjetore dy herë më të lartë, me 20.5%.

Ndërkohë, në rritjen e ofertës së lekut nuk duket të ketë patur ndonjë rol politika fiskale, që vazhdon të ruaj ëtë njëjtat tipare shtrënguese. Madje, suficiti buxhetor paraqitet në rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por, një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar në rritjen e ofertës së lekut, pas muajit maj, mund të jenë edhe operacionet e blerjes së valutës nga Banka e Shqipërisë. Për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit Euro-Lek, Banka e Shqipërisë ka kryer blerje të vazhdueshme të valutës në tregun e brendshëm.

Shumat e blera nuk janë bërë ende publike, megjithatë besohet se kanë qenë të konsiderueshme. Sipas aktorëve të tregut, në mungesë të këtyre blerjeve, kursi i këmbimit të euros do të kishte rënë qysh në muajin paj poshtë kufirit të 100 lekëve. Blerja e valutës së huaj, duke injektuar në tregun financiar sasi të shtuara të lekut mund të ketë ndikuar gjithashtu në rritjen e përshpejtuar të agregatit monetar M2 gjatë muajit maj./ Monitor

leku bsh

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë