
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, SPAK ka marrë dëshminë e njerëzve më të besuar të ish-zv.kryeministes.
Një prej tyre është Albert Ushe, i cili për 8 vite ka shërbyer si shofer, fillimisht i Ballukut, e në vijim i fëmijëve të ish-ministres së Infrastrukturës.
Në rrëfimin e bërë para prokurorëve të posaçëm, Ushe ka shpjeguar se herë pas here fëmijët e Ballukut, që i drejtohet si “shefja” i ka dërguar me kërkesën e saj në një nga vilat e kompleksit “White Rocks”.
Ai shpjegon më tej se në vilën F6 në Dhërmi, ka dërguar edhe shtetasen me inicialet L.S që është pastruesja e shtëpisë ku jeton Belinda Balluku në Tiranë, afër “Nobis”.
Ai deklaron se fëmijët e shefes i ka dërguar në këtë vilë që përpara rreth 4 vite e gjysmë, gjatë kohës që në vilë nuk ishte bërë pishina.
I pyetur se kush është pronari I vilës, Albert Ushe ka deklaruar se nuk e di një të tillë, thjesht ka patur raste që i ishte referuar si “vila e shefes”, për shkak se Belinda Balluku i ka thënë që të dërgojë fëmijët e saj aty.
Për të provuar se vila është frekuentuar nga Belinda Balluku dhe familjarët e saj, SPAK ka kërkuar informacion nga kompanitë celulare dhe ka rezultuar se numri i ish-zv.kryeministres është lokalizuar nga antenat që mbulojnë pozicionin gjeografik të kompleksit “White Rocks”, përgjatë viteve 2024, 2025 dhe 2026.
Vila F6 në Dhërmi, është vënë nën sekuestro, pasi SPAK ka dyshime se Balluku e mori si ryshfet nga kompania Eurocol, të cilës i dha tender, kur ishte në krye të Albcontrol.
Vila është në emër të Igli Tares, ish-futbollistit të Kombëtares, i cili po ashtu edhe nën hetim lidhur me këtë çështje. Tare e ka ankimuar vendimin e sekuestrimit pasi pretendon se vila është pronë e tij dhe për shkak të lidhjes miqësore e ka përdorur dhe Balluku.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Qershor14:19
EMRAT/ Autorë të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë, dy të arrestuar
Policia e Durrësit ka vënë në pranga këtë të shtunë dy persona, pasi janë autorë të disa vjedhjeve.
N&...
AKTUALITET
20 Qershor12:42
‘Spiegel’: Edi Rama nën presion nga protestat masive, policia vazhdon procedimet penale
Një resort luksoz i planifikuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump pranë një zone shumimi të flamingove po e ndan Shqipërinë. Pr...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
20 Qershor11:46
VIDEO/ "Po qelbemi për ujë prej pesë ditësh", denoncimi i banores: Problemi përsëritet çdo vit!
Një banore nga zona Xhafzotaj në Durrës, ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News, se prej 4-5 ditësh nuk ka furnizim me uj&eum...
AKTUALITET
20 Qershor10:11
Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme, pranga 44-vjeçarit
Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të furnizimit dhe shpërndarjes së drogave të ...
AKTUALITET
20 Qershor09:52
Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Nga Elton Qyno
AKTUALITET
20 Qershor09:25
Rrahja në sallën e gjyqit, komisioni propozon futjen në ‘41 Bis’ të vëllezërve Bushgjokaj
Dhunimi fizik që tre vëllezërit nga Tropoja i bënë të paraburgosurit Petrit Çakri, në sy të gjyqtarit të p...
AKTUALITET
20 Qershor08:47
Shqipëria, tregu që po rritet më shpejt në hartën turistike të Europës Juglindore për qiratë ditore
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të AirDNA për 12 muajt e përfun...
AKTUALITET
20 Qershor08:42
Protesta e 21-të për largimin e kryeministrit, sot diaspora në Tiranë! Kërkesa e vetme: Rama jep dorëheqjen!
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare, duke shënuar ditën e 21-të të mobilizimit t&...
AKTUALITET
20 Qershor08:30
Shqipëria pritet të humbasë pothuajse 43% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050, e katërta në botë
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e pa...
AKTUALITET
20 Qershor08:14
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.8 lekë.
Euro do të blihet me 94...