AKTUALITET

OKB propozon 8 masa fiskale për Shqipërinë për të ardhura më të larta ndaj pensionisteve dhe të varfërve

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Prill 2023, 18:00
OKB propozon 8 masa fiskale për Shqipërinë për të
Foto ilustruese

Në një studim të posaçëm për Shqipërinë Kombet e Bashkuara kanë evidentuar së paku tetë drejtime, me të cilat qeveria shqiptare mund të gjenerojë fondet e nevojshme për të rritur financimet e mbrojtjes sociale, kryesisht pensioneve dhe personave me asistencë sociale. Rekomandimet e OKB i paraprijnë masave për parandalimin e varfërisë në moshat e treta.

Dy vitet e fundit pensionet e reja në Shqipëri po rezultojnë gjithnjë e më të ulëta për shkak të mosplotësimit të kritereve nga brezi që punoi në periudhën e tranzicionit më së shumti me paga të ulëta dhe informalitet.

“Hapësira fiskale” përkufizohet si burime të disponueshme si rezultat i kërkimit dhe shfrytëzimit aktiv në të gjitha burimet e mundshme të të ardhurave nga një qeveri. Ekziston një shumëllojshmëri e gjerë opsionesh për të zgjeruar hapësirën fiskale për më shumë burime për mbrojtjen sociale edhe në vendet më të varfra, sugjeron Programi i Kombeve të Bashkuara në “Opsionet strategjike të politikave për financimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm”: OKB i rishikoi mundësitë fiskale të Shqipërisë që mund të gjenerojnë fonde për pagesat buxhetore në shtresat e varfra përgjatë vitit 2021. Në këtë rishikim u këshillua një opsion që lejon disa deficite fiskale, për shembull në 2% të PBB-së, në mënyrë që vendi mund të rrisë burimet për mbrojtjen sociale pa rrezikuar stabilitetin ekonomik. Megjithatë, në nivelet aktuale të borxhit publik dhe presioneve inflacioniste, ky opsion nuk konsiderohet i realizueshëm.

OKB sugjeron se fizibiliteti i të gjitha alternativave të financimit duhet të vlerësohet nga këndvështrime të gjera. Së pari, efektet ekonomike të secilës masë duhet të vlerësohen në drejtim të qëndrueshmërisë, promovimit të barazisë dhe përmirësimin e mirëqenies. Së dyti, është e nevojshme të aksesohet kapaciteti i institucioneve shqiptare, duke përfshirë burimet njerëzore, financiare dhe të TI-së, si dhe strategji të mirë-projektuara për në mënyrë efektive

Së treti, është gjithashtu e nevojshme të vlerësohet se si mund të merren këto masa mbështetje nga aktorë të ndryshëm, të cilët mund të kenë interesa konfliktuale. Disa nga masat si formalizimi i ekonomisë informale, evazioni fiskal, kontrolli dhe lufta kundër flukseve të paligjshme financiare mund të sjellin të ardhura të konsiderueshme, por vetëm vite përpjekjesh të vazhdueshme, ndoshta më shumë se një dekadë.

Gjithashtu si rezultat i decentralizimit fiskal dhe administrativ të Shqipërisë që filloi në vitin 2015, një pjesë e madhe e administrimit dhe financimit të ndihmës sociale dhe shërbimeve sociale janë transferuar nga pushteti qendror tek pushteti vendor (61 bashki). Bashkitë, në veçanti administratorët socialë, luajnë tani një rol kyç në identifikimin e familjeve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike në para, duke verifikuar informacionin e vetë-deklaruar dhe duke monitoruar kushtet e jetesës së familjeve përfituese. Kostot e ndihmës ekonomike mbulohen nga transferimet e pushtetit qendror, megjithatë, 6% e buxhetit të ndihmës ekonomike “cash” u caktohen pushteteve vendore për miratimin e përfitimeve sipas gjykimit të tyre.

Bashkitë janë përgjegjëse për ofrimin dhe financimin e shërbimeve sociale. Çdo njësi administrative duhet të zhvillojë planin e saj të Kujdesit Social, i cili specifikon kostot për shërbimet dhe burimet e alokuara nga buxheti i bashkisë.

Të ardhurat e pushtetit vendor shfaqin një tendencë në rritje edhe gjatë viteve e pandemisë. Të ardhurat totale të pushtetit vendor u rritën nga 2.4% e PBB-së në 2015 në 3.7% në vitin 2021. Transfertat nga qeveria qendrore përfaqësojnë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave për pushtetet vendore, të cilat përbëjnë më shumë se 60% të të ardhurave totale. Taksat vendore u bënë forca shtytëse e rritjes së të ardhurave vendore. Gjatë pesë viteve e fundit, këto taksa u rritën me më shumë se 60%, duke arritur në 1.1% të PBB-së në vitin 2021.

Taksa e pronës dhe taksa e biznesit të vogël kanë qenë të qëndrueshme që nga viti 2016. Është e qartë se hapësira fiskale në qeveritë vendore është e pamjaftueshme për rritjen e konsiderueshme të mbrojtjes sociale financimi në nivel lokal.

Pandemia e COVID-19 tregoi rëndësinë e mbrojtjes sociale për të zbutur rreziqet lidhur me shëndetin publik, varfërinë dhe papunësinë. Megjithatë, kriza ka zbuluar boshllëqe në sistemin ekzistues të sigurimeve shoqërore. Në veçanti, kriza e COVID-19 ka theksuar rëndësinë e investimeve proaktive për të ndërtuar sisteme gjithëpërfshirëse dhe elastike të mbrojtjes sociale që mund reagojnë shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj goditjeve kur ato shfaqen./Monitor

okb

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë