AKTUALITET

VËZHGIMI: Kur ka shumë turistë, ata rrinë më pak në Shqipëri

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Prill 2023, 17:00

TIRANË-Pavarësisht se numri i turistëve ka qenë në rritje vit pas viti, për netët e qëndrimit të tyre nuk është i njëjti trend. Deri tani vetëm viti 2019 mban rekordin e netë qëndrimeve më të larta megjithëse numri i turistëve ishte më i ulët se në vitin 2022 në të cilin matjet treguan se mesatarja e netë qëndrimeve ishte 3.6.

Vitin e shkuar, nëse mesatarja e qershorit dhe korrikut për netë qëndrimet ishte 4 ditë, gjatë gushtit numri i tyre pësoi një rënie me 2.5% duke rënë në 961 nga rreth 986 mijë, që ishin në të njëjtën periudhë të 2021-shit.

Kështu, për të tre muajt e sezonit turistik, mesatarja e qëndrimit të një turisti ra në tre ditë.

Kjo situatë në fakt dëshmonte edhe pezmatimin e operatorëve turistikë të cilët ankoheshin për vende bosh në plazhe dhe hotele. Atëbotë, të njëjtën gjë deklaronin edhe fotot në rrjetet sociale. Në një vëzhgim që Gazetasi.al bëri që nga viti 2018 deri në vitin e shkuar, rezulton se netë qëndrimet për Shqipërinë kanë ardhur në një tendencë kryesisht të luhatur.

Ulja vihet re në vitin 2020 ku edhe turistët ishin përgjithësisht më shumë shqiptarë se të huaj. 2020-ta përkon me vitin ku shumë shtete kishin ndaluar fluturimet për shkak të Covid-19 dhe nisi një lloj tjetër tendence në Shqipëri, ajo e “të pushuarit shqip”.

Për vitin 2021 numri mesatar i netë qëndrimeve të turistëve ishte 3.33 ndërsa për 2022-shin, 3.8.

Megjithatë kjo ulje e netë qëndrimeve kundrejt rritjes së vizitorëve për gushtin sipas tur-operatorëve mund të ketë disa shpjegime.

Tur-operatorët kanë jashtë sistemit të gjithë apartamentet dhe shtëpitë private që mund t’u jepen turistëve nga të zotët e shtëpisë. Operatorët turistikë thonë se turistët janë akomoduar në këto apartamente duke i bërë pronarët e hoteleve dhe resorteve të mëdha të raportojnë për më pak pushues.

Një faktor tjetër është edhe ndryshimi i gjeografisë së turistëve.

Besnik Vathi, nga Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve tha për Gazetasi.al se në 2022-shin turistët në Shqipëri patën një tendencë më të madhe drejt veriut, aty ku shpeshherë mungojnë strukturat hoteliere dhe kampingjet janë jashtë sistemit të kontrolluar. Në 2019-n që gjithashtu ka qenë vit i mbarë për turizmin europian, turistët kanë kaluar mesatarisht 6.4 netë qëndrime dhe numri ka ardhur po në rënie gjatë viteve në vijim.

Në 2021-shin sipas Eurostat, turistët kanë kaluar rreth 4.2 netë qëndrime ndërsa në 2022-shin rreth 3.9. Ndër vendet e BE-së, numri i netëve të kaluara nga turistët vendas dhe të huaj në 2022 krahasuar me 2019 është rritur në vetëm tre nga Shtetet Anëtare me të dhëna të disponueshme: Danimarkë (38.4 milionë net, rritje me 12.3%), Holanda (128.3 milionë duke u rritur me 3.9% dhe Belgjika (42.7 milionë, rritje me 0.5%)./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë