Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...

Bashkimi Europian ka vendosur bllokimin e fondeve për bujqësinë shqiptare dhe kërkon kthimin e 33 milionë eurove të akorduara përmes programit IPARD, duke vënë në pikëpyetje serioze të ardhmen e mbështetjes financiare për sektorin. Ky zhvillim, i cilësuar si një "ngjarje e paralajmëruar", vjen si pasojë e një skandali të thellë abuzimi, i zbuluar nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF).
Sipas gjetjeve të detajuara, fondet që duhej të shkonin për fermerët, traktorët dhe agropërpunimin, kanë përfunduar në duar të tjera përmes një skeme të mirëfilltë mashtrimi.
I ftuar ditën e sotme ne 'Kafe Shqeto', Gjok Vuksani, drejtor i departamentit të bujqësisë PD tha se kjo skemë përfshinte oferta false, marrjen e fondeve nga agjenci konsulence dhe ndërtimin e projekteve në vende të ndryshme nga ato të miratuarat, si rasti i një projekti të miratuar për Peshkopinë por të ndërtuar në Lezhë.
Gjithashtu, sipas Vuksanit, janë mbështetur skema që ishin jashtë kuadrit ligjor të programit IPARD.
Pasojat e këtij skandali janë të menjëhershme: pa kthimin e 33 milionë eurove, nuk do të ketë asnjë lëvrim të mëtejshëm të fondeve nga programi i ri IPARD III.
Kjo ngre pyetjen thelbësore se kush do ta paguajë këtë kosto. A do të jenë taksapaguesit shqiptarë që do të mbulojnë dëmin, apo përgjegjësia do të bjerë mbi përfituesit që i morën fondet në mënyrë të padrejtë? Kthimi i parave nga këta të fundit shihet si një proces i vështirë, që do të kërkonte një betejë të gjatë gjyqësore.
Ndërsa vëmendja është përqendruar te Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), me në krye në atë kohë Frida Krifcën, analiza e ekspertëve tregon një dështim sistemik shumë më të gjerë.
Vuksani tha se përgjegjësia shtrihet në të gjithë zinxhirin institucional që duhej të kontrollonte dhe menaxhonte këto fonde.
Sipas tij, ka dështuar e gjithë qeveria shqiptare, duke përfshirë auditin e brendshëm të AZHBR-së, komitetin drejtues të fondeve IPARD pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë dhe Fondin Kombëtar përgjegjës për të gjitha fondet IPA.
Deklarata e plotë:
“Unë do të thoja shprehjen popullore më mirë vonë se kurrë. Pra kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar sepse nuk kishte rrugë tjetër.
Europianët nuk bëjnë shaka me fondet e tyre dhe unë jam i bindur se ato do ta çojnë deri në fund kërkesën për të kthyer mbrapsht, sepse është shumë e rëndësishme, nuk është vetëm e rëndësishme të dënohen tre veta apo pesë veta, është shumë e rëndësishme t'ju themi shqiptarëve, t'ju themi fermerëve se paratë e tyre që duhet të kishin shkuar për fermerin, për serrën, për traktorin, për agropërpunimin, kanë shkuar në ca duar ku vetë skemat e Bashkimit Europian e kanë quajtur të paligjshme.
Dhe në fund do jetë qeveria shqiptare që është e detyruar të kthejë 33 milionë euro Bashkimit Europian.
Pa ndodhur kjo ngjarje, nuk do të ketë zhvillim të mëtejshme të lëvrimit të fondeve të IPARD treshit.
Unë besoj se kjo kupola drejtuese e Ministrisë së Bujqësisë nuk merr vesh fare as nga fondet e IPARD-it, as nga skemat mbështetëse, sepse nga bujqësia është është çështje e vështirë ajo, sepse unë kam dëgjuar një nga drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Bujqësisë, zëvendësministri, i cili thonte, megjithëse sot jemi në fund të marsit dhe akoma nuk ka dalë vendimi i Këshillit të Ministrave për skemat kombëtare, ai thonte që do bëjmë ca skema të reja që nuk janë bërë asnjëherë në Shqipëri dhe thonte do zbatojmë skemat e mbështetjes për njësitë e sipërfaqes.
Pra, ai s'e dinte se të gjithë ullinjtë e Shqipërisë, ato 6 milionë rrënjë ulli, arroret, bimët medicinale që në 2009-ën, 2007-ën, janë mbjellur pikërisht me skemën e mbështetjes për njësitë e sipërfaqes.
Unë dëgjova një prononcim të të Bashkimit Europian, të drejtorisë përgjegjëse për bujqësinë, është në Bashkimin Europian, e cila thonte, në një letër që i kishte, ose në një kërkesë që i kishte dërguar një gazetë shqiptare, thonte shumë qartë, se jemi në fazën e implementimit të, si të thuash, të një skeme në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që të rrisin gatishmërinë dhe kontrollin e fondeve.
Pra, nuk ka asnjë gjë të përfunduar dhe janë pikërisht në skemën parapërgatitorE, si të thuash, të të kopsitjes së procedurave në mënyrë të tillë që mos të përsëritet më ato çfarë ka ndodhur deri tashti.
Gjyqtari penal i Guajakilit, Ángel Tapia, është arrestuar në veri të qytetit, nën dyshimet për ndikim të paligjsh&eu...
Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kiberneti...
Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr 3 të qytetit. Dy pers...
Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr 3 të qytetit. Dy pers...
Gjeografia e blerjes së automjeteve ka ndryshuar dukshëm tre vitet e fundit, teksa konsumatorët shqiptarë po u drejtohen vendeve të l...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.7 lekë, në shitje me 84 lekë. Euro do të blihet me 95.6...
Sakrifica dhe lutjet përgjatë një muaji të tërë kanë kulmuar sot me festën e Bajramit për besimtarët myslima...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime...
Grupi grek AKTOR ka hyrë zyrtarisht në sektorin minerar shqiptar përmes një marrëveshjeje strategjike me Fondacioni BNI, duke synuar sh...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga një qytetar i Elbasanit, lagjja “5 Maji” i cili akuzon fqinjin...