Gazetari investigativ Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ të Sonila Meços në SYRI TV, ka komentuar vizitën e dy ministrave belgë në Tiranë, të cilët kanë sjellë materiale voluminoze në adresë të SPAK.
Sipas tij, megjithëse prokurorisë speciale i kanë mbërritur dhjetëra e qindra dosje, ato nuk po procedohen për shkak të lidhjeve të tyre me qeverinë dhe njerëzit pranë saj.
‘SPAK-ut i kanë mbërritur dhjetëra e qindra dosje, por ata i mbajnë në sirtarë për të mos prekur qeverinë dhe njerëzit e saj,’ deklaroi Çollaku.
Gazetari nënvizoi se vizita njëjavore e dy ministrave belgë në Shqipëri dhe Kosovë ka qenë e shoqëruar me alarm serioz për mungesën e progresit në hetimin e trafikut të drogës.
‘Belgët, holandezët dhe francezët janë tërësisht të pakënaqur nga puna e Prokurorisë së Posaçme në adresë të luftës kundër trafikut të drogës me dosje që ata kanë sjellë treçerek të gatshme. Jo 100%, sepse duhen verifikime këtu, por pothuajse të kryera,’ u shpreh ai.
Çollaku theksoi se në Belgjikë po hetohen shumë më tepër çështje që lidhen me trafikantët shqiptarë sesa në Shqipëri, megjithëse autoritetet e të dy vendeve disponojnë të njëjtat materiale.
‘Vetëm në Belgjikë, numri i çështjeve që po hetohet është shumë herë më i lartë se ai i SPAK. Materialet janë të njëjta, nuk mungojnë.’
Ai kujtoi rastet e njohura si ‘Toyota Yaris’, çështjen ‘Çopja’, si dhe dosjet ‘Aruba’ dhe ‘Shqiponja e Zezë’, duke theksuar se bëhet fjalë për miliarda euro të investuara përmes aktiviteteve kriminale.
‘Bëhet fjalë për miliarda euro trafik, miliarda euro nëpër llogari, miliarda euro në investime strategjike të firmosura nga kryeministri i vendit, Edvin Kristaq Rama. Ky i fshehuri i madh,’ tha Çollaku.
Ai shtoi se strukturat e huaja kanë dokumentuar edhe ekip vrasësish të paguar me 1 milion euro, si dhe lidhjet mes trafikut dhe investimeve në Shqipëri, përfshirë ndërtime në Tiranë dhe resorte në bregdet.
Çollaku përmendi edhe çështjen e biznesmenit Halili, i implikuar sipas antimafias italiane, duke rikujtuar se dosja që prej vitit 2020 ndodhet në SPAK pa përparim.
‘Ata atje hetojnë, ndëshkojnë, sekuestrojnë. Po këtu ç’bëhet? Ecin si Napoleoni këta,’ u shpreh ai.
Gazetari përmblodhi se partnerët europianë kanë sjellë dokumente dhe prova me ‘tonelata’, kanë kërkuar bashkëpunim, por ende nuk ka asnjë goditje të nivelit të lartë në Shqipëri:
‘Ne i dimë kush janë pushtetarët dhe politikanët që janë të përfshirë. Ata i dinë. I sjellin edhe këtu. Vijnë ministrat këtu, takojnë ministrat tanë, prokurorët tanë, gjyqtarët tanë. Kanë sjellë materiale. Po këtu ç'bëhet?’
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
18 Nëntor18:12
U përfshi në vrasjen e të riut Stiven Toshkëzi, familjarët reagojnë ashpër pas dënimit të Aksel Hoxhës
Një nga autorët e vrasjes së Stiven Toshkëzi është dënuar me 12 vite burg. Gjykata e Apelit të Tiranës ka ulur k&eu...
AKTUALITET
18 Nëntor17:11
Një strategjik me duar në xhepa/ Kush është avokati nga Rada që do ndërtojë kompleks 45 mln euro
Në Korrik të këtij viti, Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e investimit strategjik për një hotel me 11 kate që...
AKTUALITET
18 Nëntor17:07
“Më zuri rrugën”- Shqiptari rrëfen pse rrahu për vdekje 58-vjeçarin në mes të Athinës
Detaje të reja janë zbuluar nga hetuesit grekë për rrahjen për vdekje të 58-vjeçarit vendas mbrëmjen e djeshme n&eum...
AKTUALITET
18 Nëntor16:56
SPAK dërgon për gjykimin çështjen ndaj dy inspektorëve të ISHTI-t dhe një administratori biznesi për korrupsion (EMRAT)
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy detyrë inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial si edhe a...
AKTUALITET
18 Nëntor16:50
Rama: Pse e ardhmja e BE-së varet nga Ballkani Perëndimor
Në pjesën përmbyllëse të fjalimit, kryeministri Edi Rama u përball drejtpërdrejt me argumentet e atyre brenda BE-së q&...
AKTUALITET
18 Nëntor16:42
Mashtruan qytetarët me skema ‘piramidale’, Apeli liron 2 nga 6 të arrestuarit
Apeli i Përgjithshëm ka liruar nga qelia 2 nga 6 të arrestuarit, lidhur me skemën e mashtrimit me platformën ‘Xuexa’, ske...
AKTUALITET
18 Nëntor16:23
Forumi i Zgjerimit në Bruksel! Rama: Shqipëria është gati kur të vijë momenti
Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e panelit të Forumit për Zgjerimin e Bashkimit Europian që u zhvillua në Bruksel. Gjat&eu...
AKTUALITET
18 Nëntor16:18
“Po të kapa, do të djeg me benzinë”, nga kërcënimet e dajës te telefonata e fundit, rrëfehet gruaja e shqiptarit që u gjet i djegur në makinë
Bashkëshortja e Sulo Halilit tregon detaje nga biseda e fundit me viktimën. Shqiptari u gjet i lidhur me pranga dhe i djegur në një makin&...
AKTUALITET
18 Nëntor16:07
GJKKO dënon me rreth 38 vite burg 5 të pandehur të dosjes ‘Plumbi i Artë’, mes tyre dhe ish-kreu i Operacionales!
GJKKO jep vendimin për “krimet e lehta” te dosjes METAMORFOZA pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar SKY ECC. P...
AKTUALITET
18 Nëntor15:56
Një vit nga vrasja e Martin Canit, flet nëna: Nuk e meritonte atë vdekje, do apeloj çdo vendim
Kjo e martë e 18 nëntorit shënon një vit nga ndarja nga jeta e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij me...