AKTUALITET

Operacioni i bujshëm amerikan në Venezuelë, Harxhi: Gëzimi i popullit venezuelian na kujton vitet '90 në Shqipëri

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Janar 2026, 17:28

Operacioni i bujshëm amerikan në Venezuelë, Harxhi: Gëzimi i

Një operacion i forcave speciale amerikane në Venezuelë, i përshkruar si një ngjarje me përmasa historike, po analizohet si një pikë kthese në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Diplomatja Edit Harxhi, në një analizë të saj, thekson se ky zhvillim nuk është një veprim i rastësishëm, por pjesë e një strategjie të mirëpërcaktuar të administratës së presidentit Donald Trump.

Sipas Harxhit, administrata e dytë e presidentit Trump ka pasur që në fillim një doktrinë dhe plane të qarta, që synojnë të rivendosin rolin e Amerikës në rendin botëror. Kjo strategji matet me suksese të prekshme, siç janë përfundimi i luftërave, arritja e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe, siç shihet në rastin e Venezuelës, shpëtimi i shteteve nga diktaturat dhe narkotrafiku.

Ajo përmendi si shembuj të tjerë të kësaj politike përfundimin e konfliktit në Gaza, negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë, dhe ndryshimet brenda NATO-s. Ngjarja në Venezuelë konsiderohet nga diplomatja si një prej zhvillimeve më të rëndësishme, që pritet të formësojë jo vetëm politikën e jashtme amerikane, por edhe arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare për vitet në vijim.

Gëzimi i popullit venezuelian në rrugë, pas këtij operacioni, u krahasua nga Harxhi me festimet e rënies së komunizmit në Shqipëri dhe Evropën Lindore në vitet '90. Ajo theksoi se popujt që kanë jetuar nën regjime totalitare e kuptojnë më mirë vlerën e lirisë, një nocion që në shumë vende të botës perëndimore merret si i mirëqenë. Në aspektin gjeopolitik, ky veprim lidhet drejtpërdrejt me dokumentin e ri të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe rikthimin e “Doktrinës Monroe”. Kjo sinjalizon një kthim të vëmendjes së Shteteve të Bashkuara drejt hemisferës së saj, një zonë e cila, sipas analizës, ishte anashkaluar për një periudhë të gjatë. Operacioni në Venezuelë shihet si hapi i parë konkret i kësaj politike të re, që synon një rend të ri botëror.

Harxhi: Faktikisht, administrata e dytë e presidentit Trump është një administratë e cila, që kur erdhi përpara një viti kishte plane të qarta, doktrina ishte e qartë, por edhe strategjia e politikës së jashtme ishte e qartë. Ishte e përgatitur në atë kohë, përpara se ata të vinin në detyrë. Kështu që pikat kryesore të saj dukeshin që do të ishin një ngritje e rezonancës apo e asaj çfarë duhet të jetë Amerika faktikisht në rendin botëror. Dhe dukej që këto ishin premisa për një rend të ri botëror, ashtu siç edhe ka ndodhur tashmë, siç po shkojmë drejt asaj.

Unë nuk do të doja të radhisja sukseset e presidentit Trump, të cilat ai i bën vetë më mirë se çdo kush tjetër në botë, kuptohet, por kuptohet që në politikë të jashtme, politika e jashtme sot natyrisht që matet me suksese të prekshme, me përfundime luftrash, me marrëveshje ndërkombëtare, por edhe me shpëtim të shteteve nga diktaturat famkeqe dhe nga narkotrafiku. Kështu që kjo ka ndodhur gjatë këtyre muajve, që me përfundimin e luftës në Gaza, me marrëveshjen që është nënshkruar përpara disa muajsh në gjirin Persik përsa i përket rimëkëmbjes së Gazës dhe përfundimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Tashmë negociata të cilat janë drejt fundit me sa duket, siç thotë dhe sekretari Rubio, midis Ukrainës dhe Rusisë. Situata e NATO-s, e cila ndryshoi krejtësisht që në samitin e fundit, me 5%-shin e vendeve anëtare dhe shumë konflikte të tjera ndërkombëtare. Kjo e fundit, që ka ndodhur dje, natyrisht që ka qenë një ngjarje e cila duhet kujtuar shumë vite më vonë si një nga ngjarjet më të rëndësishme, e cila mendoj unë do të ravizojë më tej politikën e jashtme amerikane, por edhe politikën e sigurisë ndërkombëtare në të njëjtën kohë. Mbas një periudhe 25 vjeçare, diktatori dhe autokrati i Venezuelës është tashmë, gjendet në New York, mbas një aksioni të jashtëzakonshëm, si në filmat hollivudianë, të Delta Forcës së shërbimit ushtarak amerikan dhe vetëm kur shohim gëzimin e popullit venezuelian nëpër rrugët e tij, na kujtohet në një farë mënyre vitet '90 në Shqipëri apo në vendet e Evropës Lindore, sepse jo çdokush e kupton se ç'domethënë të fitosh lirinë.

Unë gjendem në Ankara dhe që dje dhe sot mediat turke për shembull, e trajtojnë në mënyrë ndryshe nga ç'mund ta trajtojnë media të tjera, apo dhe media ndërkombëtare të tjera të Evropës perëndimore. Dhe kjo është e vërtetë, shpeshherë hyj në debat me miq të mi këtu, të cilët ndoshta nuk e kuptojnë ashtu siç e kuptojmë ne, një popull që kemi jetuar në robëri, apo që dhe vazhdojmë të vuajmë këto 13-14 vite nga një narkoshtet përsëri, se ç'do të thotë liria e vërtetë.

Shumë popuj e kanë humbur nocionin e lirisë dhe e marrin atë të mirëqenë në një farë mënyre. Kështu që ngjarja e fundit, natyrisht vjen si pasojë, mbasi u lançua dhe dokumenti i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përpara një muaji e gjysëm, e nënshkruar nga presidenti Trump, me kthimin e doktrinës Monroe, Monroe Plus, që është një kthim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tek përqëndrimi natyrisht tek ajo pjesë e botës, në të cilën ishte anashkaluar në një farë mënyre.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?