AKTUALITET

Operacioni ndërkombëtar ku u arrestuan 108 persona të lidhur me ‘Ndragheta’-n, VOA: Më i madhi i kryer ndaj mafias kalabreze

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Maj 2023, 18:33
Operacioni ndërkombëtar ku u arrestuan 108 persona të lidhur me

Më shumë se 100 persona u arrestuan të mërkurën në kuadër të një operacioni policor që u shtri në shumë shtete të Europës për goditjen e grupit italian mafioz “Ndrangheta”. Sipas Europol-it dhe autoriteteve policore italiane, anëtarët e arrestuar të organizatës mafioze dyshohet të jenë përfshirë në trafik armësh, trafik droge, pastrim parash dhe aktivitete të tjera kriminale.

Operacioni për goditjen e organizatës kriminale “Ndrangheta” ishte pjesë e një hetimi të gjerë në disa shtete europiane, Itali, Gjermani, Belgjikë, Portugali, Spanjë, Slloveni dhe Rumani, si dhe në Brazil e Panama, njoftoi agjencia europiane për zbatimin e ligjit, Europol, përmes një deklarate.

Policia italiane tha se 108 persona u arrestuan në Itali dhe vende të tjera të Bashkimit Europian me urdhër të policisë të qytetit jugor të Rexho Kalabrias.

Sipas autoriteteve italiane, hetimet çuan në arrestimin e 15 personave në Belgjikë dhe 24 të tjerëvë në Gjermani, ndërsa 53 persona të tjerë u ndaluan në Italinë e Veriut.

Zyrtarët belgë thanë se operacioni policor u krye në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Belgjikës, ndoshta më i madhi i kryer deri tani kundër mafies kalabreze.

Zëdhënësi i prokurorisë federale belge tha se ky mund të jetë operacioni më i madh i kryer ndonjëherë në Evropë për të goditur mafien kalabreze; 1000 policë u angazhuan në bastisjet e kryera në Gjermani dhe 1400 të tjerë në ndërhyrjet policore në Itali.

“Në kuadër të këtij operacioni të drejtuar nga Prokuroria Federale e Belgjikës, mëngjesin e sotëm policia bëri 150 kontrolle në 8 shtete evropiane. Në vendin tonë u ndaluan dhe u morën në pyetje 13 persona. Secili prej të arrestuarve dyshohet se është anëtar i organizatës mafioze italiane “Ndrangheta”, tha Eric Van Duyse, zëdhënës i Prokurorisë Federale të Belgjikës

"Ata dyshohen për një sërë krimesh në Belgjikë si pjesëmarrje në trafikun e drogës, kryesisht të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës Perëndimore dhe pastrimin e fitimeve të trafikut të drogës përmes kompanive të ndryshme ligjore. Pra, ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis parave të fituara nga droga dhe ekonomisë reale”.

Në Gjermani, policia njoftoi se personat e arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari kriminale, si pastrim parash, mashtrim dhe trafik droge.

“Përftimet nga trafiku ndërkombëtar i kokainës dhe tregtisë së armëve janë të mëdha. Kemi të bëjmë me para të pista, të cilat pastrohen përmes bizneseve të vogla apo restoranteve”, tha Ludwig Waldinger zëdhënës, policia e Bavarisë.

Sipas policisë, këto arrestime u kryen pas një hetimi 3-vjeçar të koduar “Operacioni Eureka”. Hetuesit italianë dhe belgë dyshojnë se grupi kriminal ka trafikuar afro 25 tonë kokainë midis muajve tetor 2019- janar 2022 dhe ka pastruar rreth 22 milionë euro ( 24,2 milionë dollarë amerikanë) në Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut, si të ardhura të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Ndërkohë, sipas deklaratës së Europol-it, aktiviteti kriminal i grupit “Ndrangheta” ishte përqëndruar kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Australi.

Grupi 'Ndrangheta ishte i përfshirë në trafikimin e armëve nga Pakistani në Amerikën e Jugut, duke furnizuar grupin kriminal brazilian PCC (Primeiro Comando da Capital) në këmbim të dërgesave të kokainës, shtoi Europol-i.

Ndrangheta, e cila i ka rrënjët në rajonin jugor italian të Kalabrisë, ia ka kaluar Cosa Nostra-s, si grupi mafioz më i fuqishëm në vend dhe një nga rrjetet më të mëdha kriminale në botë./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë